Konflikt me armë zjarri në Kuçovë

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë, ku pas një sherri për motive të dobëta është qëlluar shtetasi D.B., 32 vjeç.

Mësohet se shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Kuçovë

Sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç.

Shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet