
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njofton se më datë 30 qershor të 2020-ës ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat, për 8 aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara ndërsa për 1 aplikim ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 8 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën e rreth 108 milionë lekë nga të cilat rreth 23 milionë lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.
Njëkohësisht bëhet me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 8 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën e rreth 169 milionë lekë.
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Lista me emrat e përfituesve:
1 | 248 | 1 | 9 | 1995 | TIRANE | MALIQ | REKA | FARUK | REKA | 20% |
2 | 299 | 7 | 7 | 1995 | TIRANE | HAXHI | VELIU | ADRIAN | BERBERI | 40% |
3 | 165 | 10 | 7 | 1995 | TIRANE | HYSEN | LUGA | HYSEN | MENERI | 40% |
4 | 233 | 10 | 7 | 1995 | TIRANE | LUTFI | TOLA | LUTFI | TOLA | 40% |
5 | 252 | 27 | 7 | 1995 | TIRANE | MUSTAFA | BERBERI | ISMAIL | BERBERI | 40% |
6 | 431 | 9 | 10 | 1995 | TIRANE | MALIQ | KULLAKSHI | ELIDA | NIKA | 40% |
7 | 284 | 23 | 10 | 1995 | TIRANE | NIKOLLA | ZADRIMA | FILIP | ZADRIMA | 40% |
8 | 744 | 31 | 10 | 1996 | TIRANE | BAJRAM | TOQI | AIDA | KADISI | 40% |
Lista me emrat që janë në mbyllje procedimi:
1 | 1161 | 10 | 2 | 1995 | TIRANE | QANIJE, SHYQYRI, LUTFIJE, DYLBER | BALLVORA | PRANVERA | LAHI | 1136 | 26.09.2017 |
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply