×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Komisioni i Sigurisë/ Flamur Noka ankohet se zv. ministrja Fino është e papërgatitur: Si ‘e ëma e Zeqos..’! Naço: Nuk je në lartësinë e duhur të denigrosh njeri

Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare është “përplasur” në mbledhjen e sotme me deputetin demokrat Flamur Noka. Shkak është bërë Megi Fino. Kjo e fundit është vajza e politikanit të ndjerë Bashkim Fino, tashmë zv.ministre e Jashtme.

Deputetët demokratë kanë mbetur të pakënaqur nga përgjigjet që ka dhënë Megi Fino dhe drejtori në ministri, dhe janë shprehur se në mbledhjet e tjera duhet të ishte vetë ministrja sepse stafi është i papërgatitur. Informacionet lidheshin me projekte të programit IPA.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Duhet të vijë titullari, përfaqësuesit që janë nuk mund të japin asnjë sqarim, janë të papërgatitur. Ndaj në mbledhje duhet të vijë vetë titullari i institucionit. Nuk mund t’i biem si e ëma e Zeqos në maj të Thanës, dhe kemi gjithë këtë kohë këtu dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ka qenë si rregull dhe duhet ta kthejmë si rregull, titullari i institucionit duhet të vijë i përgatitur dhe me staf. Pyetja ime është se a do të vijë dikush këtu, dikush që mund të raportojë dhe të informojë saktësisht. Jo të vijmë të tallemi këtu, se s’kemi kohë për të humbur.

Nasip Naço: Për të parën keni të drejtë. Ministrja nuk mundi të vinte dot personalisht për shkak të angazhimeve. Ju lutem për të dytën, atë që janë të papërgatitur stafi, tërhiqeni mbrapsht. Në lidhje me stafin, që janë të papërgatitur dhe pa përvojë, ju lutem tërhiqeni mbrapsh. Me të drejtë kërkoni të vijë ministrja dhe denigroni zëvendës ministren dhe përfaqësuesit e ministrisë së jashtme. Nuk besoj se jeni në atë lartësi sa të denigroni të tjerët. Ata janë përfaqësues, ishin korrekt, ishin në nivelin e duhur”, tha Naço.

Flamur Noka: Janë të papërgatitur nuk dinë të interpretojnë çfarë është e shkruar aty. “Zotëri ju thashë, i respektoj por kanë ardhur të papërgatitur fare. Nuk po dinë asnjë gjë, as çfarë kanë shkuar aty ta interpretojnë e jo më shumë. Ne ju respektojmë por nuk ia kemi borxh as qeverisë as askujt që të talleni këtu. Nuk kam denigruar asnji, i thashë edhe zonjushës në fillim në respekt tuajin, por kryesisht edhe në respekt të të atit të saj, të cilin unë e kam pasur në konsideratë të jashtëzakonshme, por unë sulmoj ministren që nuk tregon asnjë seriozitet”, përfundoi Noka. 

Ishte pyetja e deputetit Enkelejd Alibeaj, asaj të cilës zv. ministrja e Jashtme Megi Fino dhe specialisti i ministrisë, nuk mundën dot t’i jepnin një përgjigje të prerë.

Enkelejd Alibeaj (Pyetja): Kam një pyetje që unë besoj se ishte e qartë. Pyetja e parë që bëra është ka dy shifra 1 milionë e 800 mijë euro apo 1.53 milionë euro, cila është e sakta. Nëse është 1.8 atëherë as një nga vendet nuk jep para nga xhepi, nëse është 1.5 atëherë dikush duhet të nxjerrë para nga xhepi?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Foltorja’ e Korçës/ Kush është deputetja e PD që i bashkohet lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha

‘Foltorja’ e Korçës/ Kush është deputetja e PD që i bashkohet lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha

Publikuar më 15.10.2021
Deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Kot...

Deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti i është bashkuar ‘foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha për rigritjen e partisë, pas vendimeve personale të Bashës. Pas deputetit Edmond Spaho, deputetja Koti është parë sot në sallën ku po zhvillohet foltorja e radhës. Sorina Koti aktualisht është Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, […]

Lexo më shumë

“Ata janë kukulla të Soros”/ Postimi në Twitter i kryeministrit slloven shkakton stuhi politike në mbarë BE-në!

“Ata janë kukulla të Soros”/ Postimi në Twitter i kryeministrit slloven shkakton stuhi politike në mbarë BE-në!

Publikuar më 15.10.2021
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa po përballet me kriti...

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa po përballet me kritika pasi shkroi në Twitter se disa eurodeputetë janë “kukulla të Sorosit”. Eurodeputetët e sulmuar përfshinin Sophie ‘t Veld, kryetarja e një misioni faktmbledhës që aktualisht po shqyrton pajtueshmërinë e Sllovenisë me sundimin e ligjit dhe lirinë e medias. “Ne i bëjmë thirrje urgjentisht Jansas që të […]

Lexo më shumë

Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, rrëzohet iniciativa për “Bechetti”-n

Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, rrëzohet iniciativa për “Bechetti”-n

Publikuar më 14.10.2021
Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhj...

Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ai për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita nuk ka marrë votat e nevojshme për miratim. Vendimet e Parlamentit: Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikim e buxhetit 2021. Rezultati: Pro 43 Kundër 76 Abstenim 0 Dekreti për rishikimin e Ligjit […]

Lexo më shumë

Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd, ngjarja mbahet e fshehtë

Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd, ngjarja mbahet e fshehtë

Publikuar më 14.10.2021
Raportohet se një shpërthim ka ndodhur dje në Ambasadën e Sh...

Raportohet se një shpërthim ka ndodhur dje në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi. Burime të sigurta të “Indeksonline”, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy lëndë shpërthyese janë hedhur dhe më pas shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40. Përpos dëmeve materiale, për fat […]

Lexo më shumë

Ballkani Perëndimor midis sfidave demokratike dhe aspiratave europiane: çfarë roli ka Këshilli i Europës?

Ballkani Perëndimor midis sfidave demokratike dhe aspiratave europiane: çfarë roli ka Këshilli i Europës?

Publikuar më 13.10.2021
Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe B...

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) nga Lubjana, Slloveni, analizon rregullisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ballkanin dhe në mbarë botën. Josip Juratoviç, (SPD), socialdemokrat dhe anëtar i Bundestagut gjerman që shërben në mandatin e tij të katërt, paraqet pikëpamjen e tij mbi gjendjen e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe […]

Lexo më shumë

Skandali brenda BE-së, 27 për qind e eurodeputetëve kanë të ardhura shtesë nga burime të papublikuara dhe konflikte intersi (Raporti)

Skandali brenda BE-së, 27 për qind e eurodeputetëve kanë të ardhura shtesë nga burime të papublikuara dhe konflikte intersi (Raporti)

Publikuar më 13.10.2021
Mbi një e katërta e anëtarëve të Parlamentit Europian kanë d...

Mbi një e katërta e anëtarëve të Parlamentit Europian kanë deklaruar të ardhura shtesë nga burime të ndryshme, tha Transparency International, në një raport të botuar të martën. Sipas të dhënave të reja, ligjvënësit deklaruan kolektivisht midis 3.9 milion dhe 11.5 milion euro të ardhura përtej rrogave të tyre për eurodeputetët. Eurodeputetët lejohen të kenë […]

Lexo më shumë

Nis ‘Foltorja’ e Berishës në Kukës, mesazhi i fortë për Ramën: Edvin, Edvin, Edvin ndiqe këtë foltore se nuk është takim pengjesh

Nis ‘Foltorja’ e Berishës në Kukës, mesazhi i fortë për Ramën: Edvin, Edvin, Edvin ndiqe këtë foltore se nuk është takim pengjesh

Publikuar më 12.10.2021
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një thirrje për ...

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një thirrje për Edi Ramën “foltoren” e tij në Kukës këtë pasdite. Para demokratëve të Kukësit, Berisha i kërkoi kryeministrit Rama që ta ndiqte, pasi sipas tij është punë burrash dhe jo pengjesh. Në retorikën e tij që nga nisja e aksionit për të shkarkuar kryetarin e PD, […]

Lexo më shumë

Gërdeci/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për ish-ministrin Fatmir Mediu: Heqja e imunitetit i hap rrugë procesit

Gërdeci/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për ish-ministrin Fatmir Mediu: Heqja e imunitetit i hap rrugë procesit

Publikuar më 12.10.2021
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Fatmir ...

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Fatmir Mediun, në të cilin renditen arsyet pse u pranua kërkesa e SPAK për të gjykuar ish-ministrin. Apeli i GJKKO-së argumenton se ish-ministri nuk është gjykuar më parë për çështjen Gërdeci dhe se edhe rënia e kushtit për të pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që […]

Lexo më shumë