
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u solidarizua me protestën e kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit, duke e cilësuar një ogur i mirë për shoqërinë dhe demokracinë, që tregon se shpirti i protestës nuk ka vdekur. Ndërsa reagimin e qeverisë e quajti shprehje të arrogancës dhe e panikut të kastës së vjetër politike.
Reagimi i Kokëdhimës
Protesta e kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit, pas shkarkimeve arbitrare nga puna të disa kolegëve, është një ogur i mirë për shoqërinë dhe demokracinë.
Tregon se shpirti i protestës nuk ka vdekur, edhe pse qeveritë e kanë marrë peng lëvizjen sindikaliste, duke blerë kryetarët dhe intimiduar punonjësit me bukën e gojës.
Ajo duhet të jetë shembull për naftëtarët, mjekët, infermierët, policët, mësuesit dhe çdo shqiptar që dhunohet dhe nëpërkëmbet nga qeveritarët.
Kërcënimet e kryeministrit me ndjekje penale ndaj protestuesve zbulojnë arrogancën dhe panikun e kastës së vjetër politike ndaj reagimit qytetar, që nuk duhet shuar pa vënë në vend drejtësinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply