×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Koço Kokëdhima: Rilindja në shërbim të industrisë së bixhozit

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka denoncuar sot përmes një deklarate për shtyp paketën e re fiskale të qeverisë në shërbim të industrisë së bixhozit.

Kokëdhima thekson se lojërat e fatit po përdoren si lavatriçe për paratë e drogës dhe të korrupsionit prandajë edhe gëzojnë këtë lulëzim e mbështetje.

Deklarata mbyllet me një thirrje të “Zgjidhje”-s për të gjithë deputetët, “që të dalin nga rreshtimi politik dhe të mos vijojnë të bëhen pjesë e kësaj maskarade ligjore që i shton fitimet indistrisë së bixhozit dhe kryetarëve të partive”.

Deklarata e plotë

Rilindja po i bën sërish favore fiskale biznesit multimilioner të lojërave të fatit, edhe pse ai ka më pak kosto e risqe se sa artikujt e përdorimit të përditshëm. Ato po përdoren si lavatriçe për paratë e drogës dhe të korrupsionit prandajë edhe gëzojnë këtë lulëzim e mbështetje. Paketa e re fiskale që është në duart e deputetëve propozon një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie.

Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” që si për ironi është prezantuar nga qeveria si favorizim për “biznesin e vogël”, parashikon që përveç ndryshimit të tatimit mbi fitimin neto të biznesit të vogël, zëri “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese.

Prej disa vitesh biznesi fitimprurës i lojërave të fatit nuk paguan TVSH-në prej 20 për qind, edhe pse të gjithë e paguajmë për ujin që pijmë dhe bukën që hamë, por taksohet me tatimin mbi xhiron prej 15 për qind. Rilindja, prej gati 5 vitesh, përmes forcës së policisë në terren dhe kartonëve në kuvend, ka bërë gjithçka që industria që po shkatërron jetën dhe ekonominë e mijëra e mijëra shqiptarëve të kthehet në një monopol në duart e disa njerëzve të besuar të qeverisë dhe të ketë përfitimet maksimale ligjore dhe fiskale.

Edhe pse me aksionin e dalëboje “Fundi i marrëzisë” Rilindja pretendoi se do ta shuante industrinë vrasëse të bixhozit, pas 5 vitesh ajo e ka shtrirë veprimtarinë e vet pranë çdo shtëpie dhe në vend llogariten mbi 3 mijë pika bastesh. Me forcën e kartonëve në kuvend, pas propozimit të 6 deputetëve të majtë që lobuan për të favorizuar këtë industri, dy vite më parë, Kuvendi shtyu zbatimin e nenit që parashikonte rrallimin e pikave të basteve duke mos lejuar hapjen e tyre në një distancë më të vogël se sa 100 metra nga njëra-tjetra. Ky favorizim i mbështetur nga qeveria e Ramës do të skadojë në fund të vitit dhe qeveria me paketën e re fiskale, po kujdeset që kësaj industrie të së keqes të mos i preket asnjë qindarkë nga paratë që u rrëmbehen shqiptarëve, përkundrazi.

ZGJIDHJA u bën thirrje deputetëve që të dalin nga rreshtimi politik dhe të mos vijojnë të bëhen pjesë e kësaj maskarade ligjore që i shton fitimet indistrisë së bixhozit dhe kryetarëve të partive. Ajo u bën thirrje veçanërisht anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë që të studiojnë me kujdes relacionin e Ministrisë së Financave që shoqëron projektligjin për lojërat e fatit, duke treguar edhe pasojat financiare mbi buxhetin e shtetit, përveç rrjepjes së shqiptarëve.

#ZgjidhjaPërQytetarët

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

Publikuar më 16.06.2022
Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqë...

Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqëronte kryeministrin Rama, gjatë vizitës disaorëshe në Kiev, kur ndërroi disa kostume. Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi. Më pas ajo u shfaq me një blu […]

Lexo më shumë

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Publikuar më 31.05.2022
The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencional...

The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencionale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, konkurrencën e fuqive të mëdha dhe sigurinë euroatlantike. Zhvillimet më të fundit gjithashtu gjallëruan NATO-n, ndoshta aleanca më e madhe ushtarake në histori. Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm i NATO-s për 70 vite. Vendi ynë u bashkua me […]

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Publikuar më 18.04.2022
Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas k...

Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas ku fitues është shpallur Arjan Karriqi me 165 vota dhe ndërsa kandidati tjetër Ardian Leka ka arritur të sigurojë në total plot 95 vota. Karriqi ka vite që e mban postin e Kryetarit te PD për degën Prrenjas. “Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të […]

Lexo më shumë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Publikuar më 17.04.2022
Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi d...

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi do të zhvillohet nga ora 09:00 deri ne orën 17:00 në ambjentin përballë ish-Bashkisë në këtë qytet. Kandidatët që do të garojnë për kreun e PD-në në Patos janë: 1-Ardian Rama 2-Shezaim Ymeraj. “Njoftim antarëve të PD Dega Patos Ditën e diel dt. 17 prill […]

Lexo më shumë

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Publikuar më 16.04.2022
Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për B...

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për Boris Johnson, sekretaren e jashtme Liz Truss, sekretarin e mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters. Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve […]

Lexo më shumë

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

Publikuar më 16.04.2022
‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e ...

‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e demokratëve, do të pranohet, gjithçka tjetër është pavlerë’, është ky qëndrimi i mbajtur nga Enkelejd Alibeaj, pas pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur deputetë që i kanë kërkuar të tërheq padinë në Gjykatë. Alibeaj tha se ka qenë deputeti Helidon Bushati që e ka bërë […]

Lexo më shumë

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Publikuar më 14.04.2022
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren d...

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren dhe larg syrit të medias. Sot ishte në Berat, ku zhvilloi një takim me disa demokratë. Një ditë më parë ishte në Mirditë, Shkodër e kështu me radhë. Diskutimet janë me grupe të vogla demokratësh që i qëndruan besnikë Bashës deri në fund. Javë më […]

Lexo më shumë

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Publikuar më 14.04.2022
Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i The...

Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i Thesarit, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste presin mbledhjen e grupit parlamentar për të pasur një qëndrim lidhur me dy deputetët e tyre të mbështetur nga Rakipi. Partia Socialiste vijon të mos ketë një qëndrim politik për dy deputetët e saj të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi, […]

Lexo më shumë