Këto janë disa nga VIP-at që u shpërfytyruan pas ndërhyrjeve plastike (Foto)

Kemi parë dhe lexuar raste të shumta të dështimit të kirurgjisë plastike dhe kjo, jo vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por ju ka ndodhur edhe personazheve më të famshëm në botë.

Më poshtë do të mund të shihni disa nga shndërrimet e personave më të famshëm pas ndërhyrjeve plastike, e cila nuk i ka zbukuruar por shpërfytyruar ata.

Jocelyn Wildenstein-Lindi në New York në 1940, dhe sot nuk është vetëm e vjetër, por edhe e shëmtuar. Wildenstein harxhoi më shumë se katër milion dollarë në fytyrën e saj dhe pretendon se mori pikërisht atë që donte, dhe ndjehej e bukur. Prapë, burri i saj e la dhe pasi të hidhni një vështrim në fotografi, mund ta kuptoni qartë pse. Pas divorcit ajo mori 2.5 miliardë dollarë dhe 100 milion dollarë çdo vit për 13 vjet rresht.

Daryl Hannah-Ajo është një aktore, modele dhe regjisore amerikane. Ishte shumë e bukur dhe që të gjithë e njohim nga filmi i shkëlqyer Wall Street, ku luajti me Michael Douglas. Është thjesht e pakuptueshme pse ajo kaloi nën thikë. Fytyra e saj e bukur u shkatërrua plotësisht dhe në ditët e sotme është pothuajse e panjohshme. Ndoshta nuk mund të pranonte moshën e saj, por mori një vendim të gabuar … Edhe një femër e moshuar mund të ishte seksi dhe e bukur pa ndonjë operacion plastik.

Donatella Versace-Ajo është pronarja e industrisë së modës dhe është 60 vjeç. Fytyra e saj duket vërtet e frikshme, si hundët ashtu edhe buzët. Jo më kot, Donatella është vërtet e pakënaqur me ndryshimet. Ajo iu nënshtrua operacionit të parë plastik në vitet 1990, dhe thjesht nuk mund të ndalej që prej asaj kohe. Donatella dikur dukej si modele, por në ditët e sotme ajo është më shumë si një përbindësh i vërtetë.

Cher-Të gjithë i mbajmë mend këngët e saj të shkëlqyera si Belive. Gjithashtu mund të identifikonim menjëherë zërin e saj të veçantë të thellë dhe të fortë. Pa dyshim, ajo është akoma një legjendë në Hollywood. Pse ajo dëshironte të ndryshonte? Aktualisht, fytyra e Cher duket vërtet e pazakontë dhe e ndritshme. Ajo gjithashtu ka sy më të gjerë se normalja dhe lëkura e saj gjithashtu ndryshoi. Cher kishte vetëm dy operacione, por ishte plotësisht e mjaftueshme për ta bërë atë të panjohshme!

Mickey Rourke-Ne të gjithë e njohim atë nga filmi i madh Wrestler ose Expendables. Ai e filloi karrierën e tij si boksier profesionist, por më vonë e ndërpreu. Quentin Tarantino i ofroi atij një rol më të vogël në Pulp Fiction dhe ai e pranoi atë. Pa dyshim, ky ishte përparimi i madh. Nuk është gjithashtu e kuptueshme, pse ai shkoi nën thikë. Ai bëri transplantim të flokëve, si dhe operacione plastike për buzët dhe sytë.

Michael Jackson-Një legjendë e vërtetë dhe mbreti i muzikës pop. Ai ishte artisti më i suksesshëm dhe më i pasur jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën gjatë viteve 1990. Bëri shumë operacione për lëkurën dhe hundën. Pse ndodhi? Ai ishte i pasur, i pashëm dhe i famshëm. Jackson ishte muzikanti i parë, i cili mundi të arrinte një sukses kaq të madh në Amerikë, pavarësisht ngjyrës së tij të lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet