×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën, shefi i UNMIK: Mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i tha Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator. Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, nuk iu kishte dhënë njoftim paraprak për aksionin e policisë. “Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme dhe që të mirren hapa të menjëhershëm në uljen e tensioneve dhe përfshirjen në dialog”, tha Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila po i zhvillon punimet të premten (15 tetor) për të shqyrtuar raportin gjashtë mujor të shefit të UNMIK-ut.

Tanin foli edhe për aksionin e dy ditëve më herët për luftimin e kontrabandës së mallrave për të cilin tha se ende është pikëpyetje nëse KFOR-i ishte i paralajmëruar për këtë aksion. Aksioni, sipas tij provokoi sërish trazira në atë pjesë të Kosovës. Në bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ai tha se ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç tha se situata e sigurisë në Kosovë ka qenë e karakterizuar me incidente ku janë shënjestruar serbët. “Institucionet e përkoshme vetëqeverisëse vazhdojnë të marrin hapa të njëanshëm dhe refuzojnë zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Selakoviç. Duke folur për situatën në veri ai tha se “inkursioni i fundit i njësisë Rosu (v.j. njësitet speciale të Policisë së Kosovës) në veri të Mitrovicës është nënti i këtij lloji dhe kjo është bërë jetesë e çdo ditshme e serbëve e cila duhet të ndalet menjëherë”.

“Përmes armëve dhe gazit që është përdorur në veri së fundi ka pasur edhe viktima”, tha Selakoviç, duke shtuar se Serbia është kundër kontrabandës po Këshilli i Sigurimit, sipas tij, duhet ta dij që një qëllim i tillë është përdorur në mënyrë cinike për sulm ndaj popullatës serbe. “Inkursionet e fundit të policisë kanë qenë për të provokuar serbët dhe për të intimiduar ata dhe të provokojnë Beogradin që të reagojë”, tha Selakoviç.

Ai tha se Serbia është e interesuar për zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mirëpo Prishtina nuk po i zbaton marrëveshjet nga ky dialog përfshirë atë për për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021.

Takimi do të zhvillohet dy ditë pas një krize të re në veri të Kosovës, ku serbët lokalë protestuan dhunshëm për shkak të një operacioni anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve u lënduan 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë. Në këtë takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Publikuar më 05.12.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori ameri...

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje. Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u […]

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më 05.12.2021
Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë...

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në […]

Lexo më shumë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

Publikuar më 05.12.2021
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues ...

11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës. Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Publikuar më 05.12.2021
Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arres...

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë […]

Lexo më shumë

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Publikuar më 05.12.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, nj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. “Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues […]

Lexo më shumë

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Publikuar më 05.12.2021
Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagos...

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan […]

Lexo më shumë

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Publikuar më 05.12.2021
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasa...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania […]

Lexo më shumë