Kërkohej për trafikun e 1.2 tonë kokainë, arrestohet në Itali shqiptari

Një burrë 42-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar të kokainës, për një vlerë prej 120 milion euro, u arrestua nga ekipi i policisë së italiane së Pordenone gjatë një kontrolli në anë të rrugës, citon ANSA.

Urdhri i arrestit europian u lëshua në 3 shkurt nga autoritetet gjyqësore greke, si pjesë e një operacioni të madh kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës: shtetasi shqiptar akuzohet se ka importuar në mënyrë të paligjshme në Europë, nga Amerika Jugore dhe Qendrore, me anije mallrash, një ton e 200 kilogramë kokainë, në periudhën midis shtatorit 2018 dhe janarit 2020.

Sipas hetimeve të para, personi ishte zhvendosur në Pordenone për disa vite, ku bashkëpunon me një kompani të hekurit. Qytetari shqiptar u soll në qarkun në fjalë, në pritje të dorëzimit pranë autoriteteve Greke.

Për drogën e kapur në Greqi dhe që ishte nisur nga Amerika Latine u arrestuan një muaj më parë edhe Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet