×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Këngëtarja nga Tirana rrëfen dhunën nga i dashuri: Më mbyllte në shtëpi e më qëllonte me grushta fytyrës, e pa edhe nëna ime

Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i pëlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat. Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë. Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri. Në dosjen që policia i tregoi ekskluzivisht Gazetasi.al, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në rrugën “Ndre Mjeda”, i tha policisë se u lidh me një 34-vjeçar nga Prishtina që jetonte në Kosovë dhe që rezulton të jetë me arsim të mesëm dhe me statusin i martuar.

“Nga viti 2015, bashkëjetova në Kosovë me T.F., ndonëse ai është i martuar dhe me katër fëmijë”, – shprehet përpara policisë këngëtarja.

Marrëdhënia jonë fillimisht ishte normale, por me kalimin e kohës, ajo pasoi me me mosëmarrëveshje që startonin nga xhelozia”, – ankohet më tej në policinë e kryeqytetit këngëtarja.Referuar denoncimit të këngëtares, në vitin 2018, kosovari nisi dhunën fizike. “Dhuna u bë prezente për shkak se unë jam këngëtare dhe për shkak të xhelozisë T. F., nuk më lejonte të këndoja në Kosovë. Në vitin 2018 u detyrova të kthehem në Tiranë”, – vijon ajo.

Por pavarësisht këtij vendimi që do të thoshte ndarje e çiftit, në dhjetor 2018 këngëtarja shprehet se u dhunua deri aty sa 34-vjeçari nuk kurseu as grushtet në fytyrë.

“Në vitin 2019, në prani të nënës time ai ushtroi dhunë fizike dhe më ofendoi”. Por me kalimin e kohës, këngëtarja vendosi që të rikthehej tek i dashuri i martuar, duke e vazhduar lidhjen në 2020-ën.

“U takuam me njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe marrëdhënia vazhdoi në Shqipëri. Por ai nuk më lejonte të dilja me shoqërinë dhe më fyente vazhdimisht me fjalor të ndyrë”, – kujton e reja, që është e njohur për publikun shqiptar. Por që Gazetasi.al ka vendosur mos ta publikojë identitetin e saj.

Lidhja e tyre, sipas dosjes, ka vijuar me ulje e ngritje, herë me ndarje, kur burri i martuar kthehej tek familja, e herë me pajtim.

“Erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi të vazhdonim së bashku. Por kisha vendosur ta mbyllja historinë. Ai vazhdoi me kërcënime dhe fyerje në adresën time dhe kjo ndodhi sapo ai mësoi që unë i isha kthyer punës si këngëtare. Në mënyrë të përsëritur më shqetëson me telefonata dhe insiston që lidhja jonë të vijojë, ndërkohë që unë nuk dëshiroj më të jem me të”.

E reja kujton se ankthi prej kërcënimeve të ish të dashurit, iu bë pjesë e përditshmërisë.

“Më fyen në prani të familjarëve të mi, më kanos dhe më kërcënon. Skenat e dhunës i ka parë edhe mamaja ime dhe mesazhet kërcënuese ai ua dërgon edhe prindërve të mi”, – denoncoi këngëtarja sipas materialit që iu tregua Gazetasi.al.

Në tentativë për të realizuar një ndarje normale, e reja kujton se duroi për disa vite, megjithëse ish i dashuri i saj nuk heq dorë prej saj dhe kërkon që të vijojnë marrëdhënien me këto kushte. Pas kësaj ankese në polici, shtetasi kosovar, sipas policisë, u arrestua, por më pas u la nën masën e detyrimit me paraqitje. Kallëzuesja lëshoi një deklaratë noteriale numër 5864 të firmosur para një notereje, ku evidentohet se i dyshuari nuk e ka bezdisur më dhe se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin.

“Këngëtarja thotë se ajo është dakord që ish i dashuri mos të procedohet penalisht, por duke lënë në fuqi vetëm urdhrin e mbrojtjes”, – citohet në shkresa.

Pavarësisht kësaj, të hënën e parë të çdo muaji i riu është urdhëruar të paraqitet në orën 10 para policisë gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë