×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Kemi më shumë raste se Gjermania e Italia”/ Surroi: Nëse s’ka ndryshim, do shembet shteti

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, duke komentuar situatën e rënduar me Covid-19 në Kosovë, është shprehur se dje ka pasur më shumë raste infeksioni se në Itali dhe Gjermani.

Ai ka shigjetuar klasën politike në Kosovë, duke theksuar: “Në ASNJË pikë debati mbi drejtimin që ka marrë vendi nuk është shtruar si parësore çështja e shtrirjes dhe rritjes së numrit të testeve dhe ka të ngjarë që vendi në pjesën e dytë të vitit sërish të zihet me tema parësore tjera-negociatat, Gjykata speciale e kështu me radhë”.

Komenti i plotë

Ende nuk është kuptuar se sa është dramatike situata me COVID-19 në Kosovë.

Më 13 korrik në Kosovë ka pasur 187 raste të reja të infeksionit. Në të njëjtën ditë, Italia dhe Gjermania kanë pasur në numra absolut MË PAK raste të infeksionit. Italia, me popullatë 33 herë më të madhe ka pasur 169 raste të reja, Gjermania me popullatë 46 herë më të madhe ka pasur 159 raste të reja.

Ka edhe më keq: Italia bën 99 teste për një mijë banorë e Gjermania 76. Kosova për momentin nuk mbërrin të bëjë as një të katërtën e një testi për një mijë banorë.

Kosova, gjatë gjysmës së parë të vitit e zuri veten duke promovuar si tema parësore natyrën e tregtisë me Serbinë –me apo pa taksa, me apo pa reciprocitet-dhe matësin e dashurisë ndaj Amerikës apo kësaj administrate amerikane. Në ASNJË pikë debati mbi drejtimin që ka marrë vendi nuk është shtruar si parësore çështja e shtrirjes dhe rritjes së numrit të testeve dhe ka të ngjarë që vendi në pjesën e dytë të vitit sërish të zihet me tema parësore tjera-negociatat, Gjykata speciale e kështu me radhë.

Por, shembja shëndetësore, sociale, ekonomike dhe e sigurisë së vendit është lehtë e parashikueshme nëse nuk bëhet ndryshim dramatik në trajtimin e COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Haradinaj president? Kokëdhima: Nder dhe garanci për Kosovën

Haradinaj president? Kokëdhima: Nder dhe garanci për Kosovën

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se e...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se e përkrah ambicien e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të garuar për president të Republikës së Kosovës, sepse ai dhe familja  e tij kanë bërë shumë sakrifica për Kosovën dhe se si kryetar shteti do të jetë garanci kundër politikanëve antishqiptarë që mbështesin ndarjen e vendit […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se v...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se vetëflijimi sot në mëngjes i 29-vjeçarit të infektuar me COVID-19, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku ishte shtruar prej ditësh, është një dramë shokuese. Ai bëri thirrje që drejtësia të hetojë dhe zbardhë rastin, duke parandaluar humbje të tjera njerëzore […]

Lexo më shumë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Publikuar më 12.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjt...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjtë shqiptarë me një foto familjare me të rinjtë e forcës politike që drejton, duke u shprehur se ata janë shpresa e vetme e Shqipërisë së stërmunduar nga politika e vjetër për ndryshimin e madh demokratik që meriton vendi. Urimi i Kokëdhimës: Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë […]

Lexo më shumë

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Publikuar më 11.08.2020
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervis...

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervistë ku u shpeh se Greqia duhet të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar në raport me Shqipërinë. Kjo u tentua edhe në vitin 2017/2018 , por dështoi. Në intervistën për Skai TV më 7 Gusht, u shpreh se “problemi” në nisjen bisedimeve […]

Lexo më shumë

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Publikuar më 11.08.2020
Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandi...

Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë, do kalojnë përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit. Nga data 3 Gusht, 5 anëtarët e komisionit, kanë nisur punën, duke vlerësuar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Këtyre të fundit iu është dashur të plotësojnë një formular të gjatë […]

Lexo më shumë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Publikuar më 11.08.2020
Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar...

Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Shqetësimi i tij është situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, ku po lufton që prej marsit me pandeminë Covid-19. Kokëdhima thekson faktin se vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, numrit të viktimave […]

Lexo më shumë

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Publikuar më 10.08.2020
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bash...

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit […]

Lexo më shumë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë