×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Katër policë dëshmojnë në Kongres për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol

Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofruar detaje të martën mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Dy policë të Kapitolit dhe dy policë të qytetit të Uashingtonit thanë se kishin frikë për jetën e tyre ndërsa rreth 800 protestues sulmuan forcat e zbatimit të ligjit, i tallën ata me epitete racore dhe politike, u përleshën me policinë, i spërkatën ata me substanca kimike dhe u morën mburojat dhe pajisje të tjera.

Ata dëshmuan në ditën e parë të seancave dëgjimore publike mbi dhunën vdekjeprurëse që ndodhi më shumë se gjashtë muaj më parë, sulmi më i rëndë në më shumë se dy shekuj mbi Kapitolin amerikan, që shihet si një simbol i demokracisë amerikane. Shtatë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ligjvënës republikanë të një komisioni të posaçëm hetimor dëgjuan dëshmitë.

Gjatë seancës që zgjati tre orë e gjysmë, oficeri i Policisë së Kapitolit, Aquilino Gonell tha se “Kryengritësit më quajtën “tradhtar”, “turp (i vendit)” dhe bërtitën që unë (një veteran i ushtrisë dhe oficer policie) duhet të “ekzekutohesha”. ”

“Ajo që ne përjetuam atë ditë ishte si diçka nga një fushëbetejë mesjetare”, tha Gonell. “Ne luftuam me duar për çdo centimetër për të parandaluar pushtimin e Kapitolit nga një turmë e dhunshme që synonte të prishte procesin tonë demokratik.” Gonell tha në një moment se ai u shtyp nga vala e protestuesve. Mendova se do të vdisja”, tha ai.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Michael Fanone tha para ligjvënësve se “Më kapën dhe më rrahën ndërsa më quanin tradhëtar të vendit tim. Isha në rrezik të vjedhjes së armës dhe vrasjes më armën time”.

“Më goditën shumë herë me një armë elektrike. Jam i sigurt që po bërtisja, por nuk mendoj se mund të dëgjohej zëri im”, shtoi ai.

Në muajt pas kaosit në Kapitol, shumë republikanë, në përpjekje për të shfajësuar thirrjen e Presidentit Trump drejtuar mbështetësve të tij për të “luftuar fortë” për të përmbysur humbjen ndaj zotit Biden, kanë minimizuar dhunën në Kapitol. Një ligjvënës tha se 800 personat që hynë në Kapitol ishin si turistë, ndërsa disa republikanë votuan kundër nderimit të policëve që mbrojtën Kapitolin.

Udhëheqësit republikanë kanë pohuar se trazirat po hetohen në mënyrë adekuate nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe komisionet e tjera të kongresit, duke argumentuar se hetimi i fundit është thjesht një teatër politik dhe një përpjekje për të hedhur hije të keqe mbi partinë republikane në prag të zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit për Kongres.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Daniel Hodges, i cili u përplas mes një dere dhe kornizës së saj nga protestuesit tha se një protestues i bërtiti tij duke thënë “Ju do të vdisni në gjunjë!”

Ai tha se policia nuk ishte në gjendje të përballonte valën e protestuesve. Ai tha se një protestues “vuri gishtin e tij të madh në syrin tim dhe u përpoq ta nxirrte jashtë”.

Polici afrikano-amerikan i Kapitolit, Harry Dunn, tha se protestuesit e sulmuan atë me sharje të rënda racore pas një shkëmbimi në të cilin ai e kishte pranuar se kishte votuar për zotin Biden.

“Unë jam ende duke vuajtur nga ajo që ndodhi atë ditë”, tha oficeri Dunn. Ai kërkoi një moment heshtje për të kujtuar kolegun e tij Brian Sicknick, i cili ndihmoi në mbrojtjen e Kapitolit më 6 janar, por vdiq nga një problem shëndetësor një ditë më vonë.

Thellohen përçarjet politike në prag të fillimit të hetimit për sulmin ndaj KapitolitNjë protestues u qëllua për vdekje nga një polic i Kapitolit gjatë përleshjeve, tre protestues vdiqën dhe dy oficerë të tjerë të policisë u vetëvranë në ditët në vijim. Më shumë se 500 protestues që morën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit janë akuzuar për një mori veprash penale. Oficeri Dunn tha se kujtimet e 6 janarit “ende nuk kanë mbaruar për mua, fizikisht dhe emocionalisht”, dhe se ai është duke bërë një terapi psikologjike.

Por ai kishte një mendim të fundit për protestuesit: “Ju të gjithë u përpoqët ta shkatërroni demokracinë atë ditë dhe dështuat.”

Republikanët e Senatit bllokuan krijimin e një komisioni të pavarur dypartiak për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit. Në vend të tij demokratët, me mbështetjen e dy republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve krijuan komisionin që tani po heton sulmin ndaj Kapitolit./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Publikuar më 19.09.2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regji...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë […]

Lexo më shumë

Erdogan: Do të takohem me Kyriakos Mitsotakis në Nju Jork

Erdogan: Do të takohem me Kyriakos Mitsotakis në Nju Jork

Publikuar më 19.09.2021
Një takim me Kyriakos Mitsotakis u njoftua sot nga President...

Një takim me Kyriakos Mitsotakis u njoftua sot nga Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan. Sipas SKAI dhe Manolis Kostidis, në deklaratat e bëra sot nga presidenti turk, duke u nisur nga aeroporti i Stambollit dhe në funksion të udhëtimit të tij në Nju Jork, ai në mënyrë karakteristike deklaroi se në SHBA “do të takohet […]

Lexo më shumë

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Publikuar më 19.09.2021
Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftua...

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 591 pacientë. Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, […]

Lexo më shumë

Përshkallëzohet kriza/ Joe Biden ka kërkuar të flas në telefon me Macron!

Përshkallëzohet kriza/ Joe Biden ka kërkuar të flas në telefon me Macron!

Publikuar më 19.09.2021
Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar të flasë me homolog...

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar të flasë me homologun e tij francez Emanuel Macron pas anulimit të një urdhri për nëndetëset franceze nga Australia dhe “do të ketë një bisedë telefonike në ditët në vijim”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Gabriel. Nga ana e tij, Emanuel Macron do të bëjë “një kërkesë për sqarim”, […]

Lexo më shumë

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

Publikuar më 19.09.2021
Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit...

Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit të saj detar nga Paqësori, me rastin e anulimit të marrëveshjes për furnizimin e nëndetëseve nga Parisi në emër të Australisë. Pasoja e parë dhe tingëlluese e paktit trepalësh të sigurisë anglo-saksone AUKUS (SHBA, Australi, Britani e Madhe) ishte të vepronte si përshpejtues i një […]

Lexo më shumë

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Publikuar më 19.09.2021
Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dh...

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dhe shkaktimit të dëmtimit të pronës së huaj në Greqi. Sipas policisë, personi i arrestuar vodhi një motoçikletë me dy rrota në pronësi të një gruaje 51-vjeçare mbrëmë dhe hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij 39-vjeçare në Milina, duke shkaktuar dëme brenda dhe jashtë […]

Lexo më shumë

Franca reagon ashpër: SHBA-ja dhe Australia “gënjyen” për paktin e ri të sigurisë

Franca reagon ashpër: SHBA-ja dhe Australia “gënjyen” për paktin e ri të sigurisë

Publikuar më 19.09.2021
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar A...

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete. Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”. Marrëveshja, e njohur si […]

Lexo më shumë

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Publikuar më 19.09.2021
Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen k...

Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen kundër shtrimeve në spital, sipas një studimi të botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një analizë e më shumë se 3,600 të rriturve të shtruar në 21 objekte amerikane nga marsi deri në gusht, zbuloi se efikasiteti i vaksinës kundër shtrimit në spital […]

Lexo më shumë