×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Katastrofa e paralajmëruar e Rilindjes, koha nuk pret!

Nga Erion Dasho

Epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin shëndetësor shqiptar! Pothuajse asnjë hallkë e ofrimit të shërbimit nuk arriti të funksionojë si duhet. Pasojat janë të dukshme. Ato i kanë vuajtur dhe po i vuajnë dhjetëra mijëra familje, pjestarët e të cilave u prekën nga COVID-i ose humbën jetën.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, historia e Tires tregoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka marrë goditje edhe në atë që është baza e palëkundshme e çdo sistemi: etika mjeksore, deontologjia, humanizmi, elementë aq të nevojshëm gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor. Deri para pandemisë, shqiptarët kishin dëgjuar për mjekë që kërkonin rryshfet, por pranimi i rryshfetit dhe mohimi i një shërbimi jetëshpëtues nuk ishte dëgjuar deri më sot.

AJO QË PAMË GJATË PANDEMISË, TREGOI SE SHËNDETËSISË SHQIPTARE, NË MËNYRËN SI ËSHTË ORGANIZUAR DHE FUNKSIONON SOT, I KA ARDHUR ME TË VËRTETË FUNDI! Por a ka shpresa të rimëkëmbet ajo? Një përgjigje e ndershme do të ishte: “SHUMË E VËSHTIRË”!

Pandemia e gjeti Shqipërinë me një qeveri që premtoi sistem shëndetësor anglez dhe përfundoi me një shëndetësi të nivelit afrikan! E gjeti me një qeveri që premtoi shëndetësi falas dhe përfundoi me një popullsi që ka shpenzuar deri tani më shumë se 100 milion euro nga xhepi vetëm për COVID-in! E gjeti me një qeveri që mburrej se e menaxhonte epideminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe përfundoi me një kryeministër që sjell nga Gjermania çanta me vaksina, ashtu si kontrabandistët e ilaçeve të viteve ’90!

Për të qënë të drejtë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, pandemia u ka dërguar mesazhe të forta politikanëve, politikë-bërësve të shëndetësisë dhe menaxherëve të shëndetit. Madje më tepër se kaq! Mesazhet për herë të parë në histori kanë arritur deri tek qytetari. Diku më shumë dhe diku më pak, konteksti ka qënë i qartë:
DUHET NDRYSHUAR KATËRCIPËRISHT MËNYRA SE SI E KEMI TRAJTUAR DERI MË SOT SHËNDETIN DHE SHËRBIMET SHËNDETËSORE!

Nëse këto mesazhe i kanë marrë Merkel në Gjermani, Boris Xhonson në Britani dhe Makron në Francë, në rastin e atyre që drejtojnë shëndetësinë në Shqipëri, mesazhet vijnë me tone ulëritëse! Epidemia e COVID-it u tregoi piktorëve, kimistëve dhe klarinetistëve shqiptarë se shëndeti nuk është një lodër që mund të përdoret për mashtrime elektorale, por ka implikime mbarëshoqërore duke nisur nga ekonomia dhe duke përfunduar tek siguria kombëtare.

Të pretendosh se mund të kalosh dëmet e pariparueshme që shkaktoi COVID në shoqërinë shqiptare me një spital portativ dhe me një çantë vaksinash elektorale, është dritëshkurtësi. Kur këtë e bën edhe pasi je paralajmëruar një vit rresht për dëmet e COVID-it dhe je këshilluar se si të veprosh, dritëshkurtësia i lë vendin papërgjegjshmërisë!

Tirja ishte “coup de grâce” e një sistemi shëndetësor në kolapsit. Ajo tregoi se morali i promovuar nga rilindja, i manifestuar në sloganin “kap ç’të kapësh”, ka penetruar në çdo sektor ku drejton rilindja, madje edhe aty ku vendoset jeta apo vdekja e njeriut. Për ta nxjerrë shëndetësinë nga ky batak i thellë kërkohet vullnet i jashtëzakonshëm, vizion i qartë, investime serioze dhe një plan veprimi imediat. Koha nuk pret…

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

DITARI I 25 PRILLIT(-51)/ Edi, na nxirr Namik Doklen nga shtëpia!

Publikuar më 05.03.2021
Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fut...

Arben Rrozhani Edi, shumë mirë bëre me Najada Çomon që e fute në listën për deputetë. Ka një vit që është në ballë të luftës me “armikun e padukshëm”. Është bijë mjekeje, familje e nderuar dhe profesioniste e shkëlqyer, edhe pse një “gojëlig”, ish-deputet i PD-së thotë lart e poshtë se ia kishte shpëtuar kunatin […]

Lexo më shumë

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

Publikuar më 04.03.2021
Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë f...

Andi Bushati Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me një one man show që i dedikohej kërcënimit të “arritjeve” të reformës në drejtësi nga një fitore e mundshme e opozitës, ai u përpoq të ndërgjegjësonte […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-52)/ Aeroportet e Ramës

Publikuar më 04.03.2021
Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 20...

Arben Rrozhani Në një intervistë televizive, më 17 shkurt 2021, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndër të tjera foli edhe për arsyen pse PS kërkon një mandat të tretë qeverisës. “Në mandatin e tretë Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja“-tha ministrja pa iu dridhur qerpiku. Përroi psiqik i ministres u […]

Lexo më shumë

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Vetingun politik mund ta bëjnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë nga vende të fuqishme

Publikuar më 03.03.2021
Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë mirato...

Arlind Puka Rreth 6 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e dekriminalizimit që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publikë me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

DITARI I 25 PRILLIT(-53)/ Hajdut edhe në 3D

Publikuar më 02.03.2021
Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as p...

Arben Rrozhani Rilindja nuk di të bëjë ndonjë punë, por as projekte 3D. I bie për shkurt, duke i vjedhur, kopjuar dhe shtrembëruar. Skandali me projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që është një kopje identike e hekurudhës së Dohas, kryeqytetit të Katarit, nuk është as i pari dhe as i fundit. Porjekti 3D i hekurudhës […]

Lexo më shumë

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Publikuar më 28.02.2021
Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, ...

Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, se ç’rol ka luajtur princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman në rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi, mendon Rainer Sollich. Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: Vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë Jamal Khashoggi më 2018 në […]

Lexo më shumë

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

A ka nevojë për një ‘lockdown’ Shqipëria si pasojë e COVID-19?

Publikuar më 27.02.2021
Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në ...

Nga: Erjon Dasho Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në nëntor dhe ka arritur kulmin në shkurt, janë shtuar më së fundi edhe promovuesit e “lockdown-it”. Propozuesit e të quajturit “lockdown” kanë ditë (disa edhe javë) që e promovojnë atë në studiot televizive dhe rrjetet sociale. Ata janë në një masë të madhe mjekë shqiptarë […]

Lexo më shumë

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Vajza nga Ibri, Vjosa Osmani përtej politikës

Publikuar më 24.02.2021
Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 sh...

Nga Linda Karadaku Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, me sa duket e ka tejkaluar në vota edhe kreun e kësaj partie, Albin Kurti, në rezultatin e tij të vitit 2019. Kurti kishte marrë atëherë më shumë se 180 mijë vota dhe Osmani, këtë herë duket […]

Lexo më shumë