×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të Boratit për të vendosur karantinën 14 ditore për emigrantët që vijnë në Shqipëri për Pashkë, duke e quajtur atë një vendim teknik.

Së pari, në se ky vendim do të ishte teknik, përse nuk u mor në tetor ose nëntor, atëherë kur vendime të ngjashme merreshin në gjithë Europën? Po ta diskutosh nga pikëpamja thjesht teknike, në nëntor Shqipëria ishte një vend pa imunitet dhe çdo rast i importuar rrezikonte të krijonte një vatër të re. Sot situata është shumë më ndryshe me imunitetin e grupit që në zona të caktuara ka kaluar 60-70%.

Së dyti, përse “teknicienët” e Boratit propozojnë një masë të cilën nuk janë në gjendje ta kontrollojnë? Që nga fillimi i pandemisë komiteti nuk ka arritur dot të zbatojë karantinën as për personat e infektuar. Në vend të karantinës së pakontrollueshme, ata mund të kishin propozuar fare mirë testin negativ të tamponit në hyrje. Kjo është një masë lehtësisht e zbatueshme dhe ekuivalente me karantinën.

Boratë të komitetit të të paaftëve!

Ju dhe ministrja juaj e dini fare mirë se prej një viti jeni bërë marioneta në duart e politikës.

Sot vulosni një masë të cilën pretendoni se e vendosni për 14 ditë, por në fakt po e kontrolloni vetëm për një ditë, në 25 prill, e vetmja ditë kur një shkelësi të karantinës mund t’i provohet shkelja e masës absurde të propozuar nga ju.

Në fakt, vetëm kjo i intereson padronit tuaj, që ata emigrantë të mos votojnë në 25 prill. Fakti se ata mund të jenë të infektuar dhe të përhapin infeksionin 13 ditët e tjera është pa interes për të.

Boratë të komitetit!

Duke mos kërkuar test COVID negativ në kufi, ju rrezikoni shëndetin e qytetarëve pasi karantina juaj 14 ditore është e parealizueshme dhe e pazbatueshme!

Me gjestin e djeshëm ju i keni bërë shërbimin e fundit padronit tuaj politik dhe keni rrezikuar edhe njëherë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Komitetit tuaj qesharak po i vjen fundi se bashku me fundin e pushtetit të padronit tuaj!

Me këtë vendim, lista e zullumeve për të cilat do të jepni llogari pas 25 prillit vetëm sa është shtuar!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brataj: Përse virusi ka lëvizur me “valë”

Brataj: Përse virusi ka lëvizur me “valë”

Publikuar më 07.05.2021
Covid dhe pandemi: Ja pse virusi ka lëvizur me “valë” Vala e...

Covid dhe pandemi: Ja pse virusi ka lëvizur me “valë” Vala e parë, e dytë dhe e treta, këto janë valët me të cilat Covid-19 ka goditur vendet dhe kombet e tjera. I pari e pa Italinë si epiqendrën e pandemisë evropiane në Mars 2020 nga ku u përhap më pas në vatra të ndryshme. […]

Lexo më shumë

Pse zyrtarisht po shkojmë drejt një qeverisje të unitetit kombëtar?!

Pse zyrtarisht po shkojmë drejt një qeverisje të unitetit kombëtar?!

Publikuar më 06.05.2021
Alban Daci BE ka lindur si një nevojë urgjente, pas Luftës s...

Alban Daci BE ka lindur si një nevojë urgjente, pas Luftës së Dytë Botërore, për të shmangur luftërat përmes bashkëpunimit. Dy konfliktet botërore e kishin rrënuar kontinentin, duke dalë të gjithë të shkatërruar dhe të humbur ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe materialisht. Dy vendet në Europë, me rivalët që kishin humbur me shumë dhe kishin bërë […]

Lexo më shumë

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

Publikuar më 03.05.2021
Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me...

Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me telenovelën e gjatë, e quajtur dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk është për t’u habitur, shumica e pjesëmarrësve perëndimorë theksuan nevojën për përfshirje më të gjerë dhe më të thellë evropiane dhe – veçanërisht – amerikane në një raund tjetër të diplomacisë së zakonshme. Shumica […]

Lexo më shumë

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Publikuar më 30.04.2021
Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe ...

Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe mendon. Të mendosh do të thotë të kuptosh e më pas të krijosh e të kërkosh. Të kërkosh! Kjo është e rrezikshme! Një popull që nuk ka nevoja minimale është dinjitoz dhe vendos denjësisht për ato zgjedhje që kontribuojnë në më të mirën e tij, […]

Lexo më shumë

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Publikuar më 23.04.2021
Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fi...

Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fitojmë në këtë 25 Prill! Ne duam shpresë, nuk duam të masni ju forcat duke derdhur gjak të pafajshëm për të fituar përsëri Ju! Se Shqipëria po hyn në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ditës kur shqiptarët do t´u […]

Lexo më shumë

SPAK, një qen roje i PS

SPAK, një qen roje i PS

Publikuar më 19.04.2021
Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi La...

Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkullaku jemi bërë pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Fillimisht një grup oficerësh të policisë gjyqësore u shfaqën në zyrat […]

Lexo më shumë

Pse 5000 familje nuk i shtruan të afërmit me COVID, në spitalet ‘e rilindur’?!

Pse 5000 familje nuk i shtruan të afërmit me COVID, në spitalet ‘e rilindur’?!

Publikuar më 17.04.2021
Erion Dasho Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare n...

Erion Dasho Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare ndaj COVID-it ka dështuar në çdo aspekt. 10 mijë e dyqind vdekjet shtesë të konfirmuara nga sistemi i gjendjes civile janë argument i pakundërshtueshëm i masakrës që ka ndodhur me shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Por, epidemia tregoi edhe diçka tjetër. Ajo i tregoi […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

Publikuar më 14.04.2021
Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion pol...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion politik rrugës për në Dibër. Në njërin nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” inskenoi një takim të rastësishëm me një mbështetës të PD-së, siç e tregonte maska dhe iu drejtua të gjitha mbështesve të PD-së se pas 25 prillit do t’i nxirrte nga tuneli. “Do fitoni ju […]

Lexo më shumë