Kapet një tjetër peshkaqen i rrezikshëm në Durrës (Foto)

Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët e një peshkarexhe në Durrës.

Mësohet se peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve natën e shkuar, ndërsa specia e rrallë për detin Adriatik peshonte 450 kilogramë dhe se ishte dhe i gjatë rreth 4.5 m.

Sipas peshkatarëve ai është peshkaqen i bardhë dhe është kapur në një thellësi prej 130 metrash.

Kjo lloj specie njihet si peshkaqeni më i madh grabitqar që haset në ujërat sipërfaqësore të oqeaneve, po vitet e fundit është konstatuar dhe në ujërat e Mesdheut.

Ndërsa kujtojmë se rreth një javë më parë, një tjetër peshkaqen i llojit tigër, thuajse me të njëjtat përmasa u kap në ujërat e Adriatikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet