×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kamera e fshehtë/ Qendra e masazheve në mes të Tiranës ofron shërbime seksuale: Full ekstra është 100

Një qendër masazhesh e vendosur në një pallat në qendër të Tiranës përveç shërbimeve bazë ofron edhe shërbime seksuale. Përmes një personi të infiltruar dhe të pajisur me kamera të fshehtë, Emisioni Stop hyn brenda kësaj qendre përmes “klientit” dhe aty bisedon për tarifat. Atij i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzës që preferon. Ai paguan vetëm 40 mijë lekë të vjetra për shërbimin.

Smart SPA: Si je? Ke rezervuar?

Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar?

Smart SPA: Jo mo, thjesht pyeta. Seanca 40-të kushton.

Qytetari: Sa minuta?

Smart SPA: 45.

Qytetari: Mund ta zgjedh vetë vajzën apo..?

Smart SPA: Normal që po. Mund ta zgjedhësh tani. Zgjidh ore, zgjidh. Ke të gjithë të drejtat e botës.

Qytetari: Zgjedh atë gocën me pink.

Smart SPA: E vështirë ishte? Jo.

Qytetari: Jo me.

Pasi futet në dhomën e masazhit, “klienti” i infiltruar i Stop e pyet masazhatoren për shërbime ekstra. Vajza thotë se për shërbimet “full ekstra” paguhen 100 mijë Lekë, plus 40 mijë Lekëshin e masazhit.

Qytetari: Ka ndonjë gjë kështu?

Smart SPA: Çfarë?

Qytetari: Ç’a thotë.

Smart SPA: Ç’a ndonjë gjë kështu?

Qytetari: Unë prandaj të zgjodha ty me pink.

Smart SPA: Pse? Pse më zgjodhe mua? E ke fik telefonin ti? Jo?

Qytetari: Fike.

Smart SPA: Ç’a do me bo ti?

Qytetari: G****e, noi të q***, varet ç’a.

Smart SPA: Po g*****a 50-të kushton veç masazhit. Edhe 50 të tjera. Ç’a do bësh?

Qytetari: Apo vetëm g****e?

Smart SPA: Vetëm atë pra.

Qytetari: Po pse ma prish qejfin?

Smart SPA: I do të gjitha ti? Do full ekstra pra? Full ekstra është 100.

Qytetari: 100 plus 40?

Smart SPA: Po.

Qytetari: Domethënë 140. Po kështu mund të prek unë ty?

Smart SPA: Po. Do ta bësh pak pagesën tani?

Qytetari: Sa lekë do?

Smart SPA: Po g****e 50.

Qytetari: Nuk e di sa lekë kam me vete, ja t’i shikoj pak. 60 mijë lekë kam të tëra.

Smart SPA: Vetëm g****e, do bëjmë vetëm atë të voglën sot, se dhe unë s’jam për atë të madhen shumë.

Gjatë bisedës me të infiltruarin e Stop, vajza pranon se këtë punë e bën për shkak të vështirësive ekonomike dhe nuk ka mundësi të paguajë shkollën. Ajo thotë se vijnë edhe klientë të dehur të cilët shkaktojnë probleme.

Qytetari: Po ktë punën, si e gjete?

Smart SPA: Vetë, të çon halli.

Qytetari: Të çon halli! Pse më, ça hallesh ke ti?

Smart SPA: Si ça hallesh kam?

Qytetari: Eh më, ça hallesh ke?

Smart SPA: Po nuk kam ardh për qejf ktu.

Qytetari: Jeni ngushtë ekonomikisht?

Smart SPA: Normal!

Qytetari: S’e përballoje dot shkollën, hë?

Smart SPA: Normal, që jo. Sa të mbyll dy gjëra besoj.

Qytetari: Pastaj do heqësh dorë?

Smart SPA: Normale!

Qytetari: Vijnë kshu klienta budallenj, hë?

Smart SPA: Sa të dush!

Qytetari: Aman, ça kërkojnë, më qafsh?

Smart SPA: Edhe e di, kur vijnë? Në fund fare, kur ti do me e mbyll turnin.

Qytetari: Në 1 të natës?

Smart SPA: Në 12, 1 vijnë ata.

Qytetari: Bëjnë kërkesa kshu?

Smart SPA: Bëjnë o, prandaj të çajnë kokën.

Qytetari: Ça kërkojnë kshu?

Smart SPA: Vijnë të pirë, o na plasin.

Qytetari: Po të pirë nxirri përjashta q…* r…*!

Smart SPA: Eh po të shef tjetra nga kamerat, pse s’e fusni për masazh klientin? Po mu ku më pe? Mbrapa frigoriferit?

Qytetari: Më tërhoqi kjo bluza, pinku.

Smart SPA: Ou..!

Qytetari: Eh..!

Smart SPA: Po edhe ajo para meje, ashtu e kishte.

Qytetari: Jo më, s’ishte pink, le që s’po e shifja fare njëherë.

Smart SPA: Kishte krahët ajo.

Qytetari: E pra…

Smart SPA: Me këmishë të zezë, sepse e zgjedhin shumë klientët atë. Nuk e di ça i bën klientëve ajo, sikur i hedh hirin. Ajo vetëm rri kshtu dhe e zgjedhin të gjithë klientët, që vijnë. S’e kuptoj pse-në.

Qytetari: Hajt lëvizim! Si e ke qejfin?

Smart SPA: Hajt lëvizim!

Qytetari: Mirupafshim!

Smart SPA: Mirupafshim! Ciao!

Qytetari: Ciao!

Pas “masazhit” në këtë qendër, i infiltruar i emisionit Stop takon inspektorin e policisë së zonës dhe pretendon se është banor i pallatit, duke u ankuar për këtë qendër. Punonjësi i policisë thotë se janë në dijeni të rastit, por nuk kanë prova konkrete.

Qytetari: Jam te ky pallati këtu te 12-katëshi, e kemi në kat të dytë atje një qendër masazhi.

Inspektori i policisë: Eh, është ajo Smart.

Qytetari: Qendër masazhi i thonë edhe…

Inspektori i policisë: Kurvëri thuaj ti.

Inspektori i policisë: Çfarë konstaton atje?

Qytetari: Unë kam vajzat, kam nusen, e ke parasysh, që vijnë e dalin shumë. Ndonjëri i pirë.

Inspektori i policisë: Bëjnë gjeste në rrugë apo rrinë aty? E kemi vëzhguar atë ne, e kemi si objekt në kat të dytë. Qiramarrje-qiradhënie janë, ne duhet të luftojmë fenomenin. Ai njeri që ka lidhur kontratën duhet ta zgjidhë me ata. E vetmja mënyrë për ta qëruar fare. Ata kanë edhe kamera aty. Ke parë ti, kanë kamera te dera?

Qytetari: Po.

Inspektori i policisë: Te dera jo, jo, vetë si biznes.

Qytetari: Nuk i kam vënë re po më duket se kanë.

Inspektori i policisë: Dyshohet për ushtrim prostitucioni aty.

Qytetari: Po të gjithë aty në lagje ashtu flasin për atë o burrë.

Inspektori i policisë: Flasin o flasin por edhe dy-tre herë që kanë ndërhyrë këto shërbimet tona, se ne e kemi raportuar atë, por prapë gjithsesi faleminderit. Do ta shikojmë prapë atë e do lidhem me eprorët. Ty të tha njeri apo e konstatove vetë atë si fenomen? Apo të tha ndonjë aty te pallati?

Qytetari: Erdhi një njeriu jonë, një nga këto femrat e kishte çik kështu, dhimbje, e vajtëm ta çonim t’i bënim një masazh aty, doli një nga ata komshinjtë, çdo këtu i tha se këtu është kurvëri.

Inspektori i policisë:  Domethënë kjo e juaja nuk hyri atje brenda?

Qytetari: Jo jo se nuk e hapën derën.

Inspektori i policisë:  Kanë patur frikë se mos është provokim. Në qoftë se konstaton ndonjë mjet që shikon, ku ka targë, që vjen bie ndonjë person, do më ndihmosh, se ne ja kemi bërë, do ja bëjmë hyzmetin dhe në punë të tjera. Në çfarë ore? Deri në orën 11 apo ka dhe çik më tej?

Qytetari: Deri në 1 e 2 o burrë.

Inspektori i policisë:  I kemi proceduar 10 milionë Lekë për objektin. Janë shoqëruar persona, janë nisur materialet për prokurori.

Qytetari: Deri në 2 të natës, o burrë. Le që vijnë dhe të pirë o burrë. Tani ne jemi familjarë aty. Ok, unë ju falenderoj. Shumë faleminderit. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë