
Alban Daci
Ka ditë që merren njerëzit me Besart Kadin. A thua u largua një gjeni dhe vendi nuk ka shpresë! U largua dikush që kishte nevojë për një rrogë. Kaq larg shkon vizioni! Po i japim aq shumë vëmendje sa po e rrisim “piazze-n” e tij, ndoshta përtej dimensionit të merituar.
Janë disa mediume duke përfshirë edhe “Zonën e Lirë” që sponsorizojnë mediatikisht individë që nuk përfaqësojnë vetveten, por lobe dhe interesa të caktuara. Ajo mua që më habit e më zhgënjen është fakti, se tashmë në politikën shqiptare është e vështirë ose thuajse e pamundur, të gjesh dikë që është aty për aftësi apo merita personale. Kam kohë që them që në Shqipëri kemi kaluar nga nepotizmi në trashëgimi.
Kjo më shqetëson edhe më shumë duke besuar se tashmë Shqipëria është një realitet oligarkik kudo si në :
1. Politikë
2. Ekonomi
3. Apo në profesione
Ky sistem i orientuar nga oligarkia, trashëgimia e profesioneve dhe angazhimeve politike, po bëhet një model vrastar për djemtë e vajzat që kanë realisht idealizëm, pasion dhe energji për të kontribuar për vendin. Ka plotë të rinj a po të reja, shumë të zotë që nuk e kanë pas gjyshin apo babain në politikë e për pasojë janë të persekutuar dhe të ndëshkuar të mbeten jashtë sistemit.
Pothuajse në 90% të atyre që tashmë janë në politikë, sidomos të rinj, janë aty, sepse lidhjet me pushtetin dhe politikën janë të hershëm që në fillim të viteve ’90, por edhe para. Nuk kam asgjë kundër Besartit, sepse ka të drejtë të bëj ç’të doj, por sigurisht nuk është një model për mua e aq më pak një argument për tu marr me të.
Mua më shqetësojnë ata djem e vajza të shkëlqyera që s’kanë trashëgimi, nepotizëm, por kanë shumë mendje të ndritur për të dhënë kontribute të rëndësishme për vendin. Këta vazhdojnë të jenë të eprsekutuar e të përjashtuar, sepse historia nuk ishte në anën e tyre, kur u ndanë tortat e privilegjeve dhe të pushtetit që në fillim të viteve ’90 e deri në ditët e sotme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply