×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kadastra në Durrës, arrest me burg për dy ish-drejtorë dhe 18 punonjës

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për 20 persona, punonjës dhe ish-punonjës të Kadastrës së Durrësit, mes të cilëve edhe ish-drejtori Ardjan Iljazi dhe ish-drejtoresha Edlira Nova.

Mbi ta rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumenteve”, “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Policia nga veprimet hetimore ka arritur në përfundimin se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej  68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

“Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të  ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të  Zyrës së Regjistrimit të  Pasurisë së Paluajtshme  Durrës, të  cilët  duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha  kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka bërë të ditur policia.

Gjykata ka dhënë arrest me burg për personat:

•        A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

•        Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

•        M. D.,  34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

•        D. K., 36 vjeç,  ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        L. B.,  35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

•        Gj. P.,  59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        Gj. B., 57 vjeç,  përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

•        A. Ç., 40  vjeçe,  banues në  Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i  kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

•        Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

•        S. M.,  60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

•        A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

•        L. K.,  33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike  në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

•        D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.

2. L. B.,  përfitues toke me banim në Bizë. 3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Publikuar më 26.07.2021
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djesh...

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, […]

Lexo më shumë

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Publikuar më 25.07.2021
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njoft...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njofton se 30-vjeçari D. Duka ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Detaje nga policia:  Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i […]

Lexo më shumë

Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

Publikuar më 22.07.2021
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fi...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me pistoletë brenda dyqanit të tij suvenir. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier. Bëhet fjalë për Arjan Asllanin, pronarin e dyqanit suvenir por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin […]

Lexo më shumë

EMRI/ Kush është viktima e aksidentit në Rubik

EMRI/ Kush është viktima e aksidentit në Rubik

Publikuar më 20.07.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kom...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit. Një autobus u përplas me një makinë në afërsi të Rubikut. Për pasojë, ndërroi jetë drejtuesi i automjetit Hysen Seitaj, ndërsa u plagosur djali i tij. Policia ka informuar se drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët e […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, gjen vdekjen drejtuesi i mjetit

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, gjen vdekjen drejtuesi i mjetit

Publikuar më 20.07.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se në dalje të Rrubikut është përplasur një autobus me një automjet tjetër. Nga informacionet paraprake dyshohet për një viktimë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Njoftimi i policisë: Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 17:22, në […]

Lexo më shumë

Qëlloi në ajër në Kombinat, si u kap adoleshenti që postonte foto me kallash në rrjetet sociale

Qëlloi në ajër në Kombinat, si u kap adoleshenti që postonte foto me kallash në rrjetet sociale

Publikuar më 18.07.2021
Një adoleshent 17-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë...

Një adoleshent 17-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit me inicialet K. S. nga Kombinati, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajër. […]

Lexo më shumë

Digjet “Golf”-i në Krujë, merr flakë edhe kioska

Digjet “Golf”-i në Krujë, merr flakë edhe kioska

Publikuar më 18.07.2021
Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Sipas policisë...

Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Makina e djegur është tip “Golf” në pronësi të S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale. […]

Lexo më shumë

Dhunë ndaj babait dhe gruas, kanabis, vjedhje dhe të dehur të timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Dhunë ndaj babait dhe gruas, kanabis, vjedhje dhe të dehur të timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Publikuar më 18.07.2021
Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje...

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje, aksident, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa patentë, por edhe kanabis. Ndërsa në Paskuqan është vjedhur një shumë parash në një banesë dhe po punohet për identifikimin e autorit. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë […]

Lexo më shumë