Juventus kërkon talentin shqiptar Marash Kumbulla

19-vjeçari Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të spikatur shqiptar të kohëve të fundit.

Talenti i Veronës ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha, dhe mediat italiane raportojnë se Juventus vijon të kërkojë me ngulm shërbimet e tij.

Kumbulla dhe Rrahmani kanë formuar një dyshe të fortë te Verona, duke u kthyer në një garanci për klubin.

Nuk është e para herë që “Zonja e Vjetër” interesohet për mbrojtësin me origjinë nga Shkodra. Torinezët kanë dashur ta afrojnë Kumbullën në ekipin e moshave.

Marrëveshja me Veronën nuk është arritur, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Tanimë çmimi i Kumbullës është rritur ndjeshëm, dhe Verona po pret një ofertë të mirë nga bardhezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet