Jo vetëm mësim online, ndihmë psiko-sociale për nxënësit përmes internetit

Ditën e nesërme bëhen plot 4 javë nga praktika e mësimit “online” për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet. Duke qenë se kjo periudhë është kërcënuese jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor, Ministria e Arsimit ka vendosur t’ju vijë në ndihmë nxënësve, por edhe mësueseve e prindërve, përmes shërbimit psiko-social.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë të ditur se çdo nxënës, mësues apo prind, mundet të kontaktojë “online” me psikologë apo punonjës të shërbimit social për çdo shqetësim. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut kanë organizuar këtë shërbim psikosocial, që do t’ju vijë në ndihmë shkollave, më së shumti nxënësve, për çdo problem që do të kenë për të përballuar në mënyrën më të mirë situatën në të cilën ndodhemi.

Njoftimi i ministres së Arsimit

Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR. Kontaktoni psikologun apo punonjësin social në linqet më poshtë:

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolo…/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet