×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Arben Rrozhani

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është prej të shtunës në paraburgim, i akuzuar për shpërdorim detyre me hapjen e një kanali bujqësor të televizonit publik të Shqipërisë. Një veprim që vetëm ka ekzaltuar armiqtë e shumtë të ish-drejtuesit, por që nuk jep asnjë shpresë për ringjalljen e një “përbindëshi” mediatik që vetëm gëlltit paratë e shqiptarëve, duke mos u bërë ekrani apo radio e tyre.

Gëllçi, apo “Çomja i zi’, siç thirret në qarqet gazetareske prej vitesh, jo vetëm prej tipareve të errëta, por sjelljes ndaj kolegëve dhe vartësve, është viktima e radhës e një ndërmarrjeje që përmbledh abuzimin, servilizmin pro qeverisë, harbutllëkun, malinjitetin dhe fodullëkun e një “penxhereje” dhe altoparlanti mediatik, që nuk u ka shërbyer kurrë shqiptarëve, as kur ishte armë e propagandës komuniste, as tani si gropë e zezë e qeverisjeve të korruptuara të tranzicionit.

“Çomja i zi” erdhi në krye të saj me një “platformë”, në letër të mirë, por që shtriu kanalet televizive deri në absurd, ku nuk jepet asgjë me vlerë dhe në ndihmë të publikut, i cili, me 120 lekët që jep me detyrim çdo muaj për të në faturën e energjisë elektrike, ndjehet i vjedhur dhe i fyer.

Fakti se kishte ikur nga Shqipëria drejt Amerikës, pasi ishte akuzuar për shpërdorime me detyrën kur kishte qenë drejtor i medias në zyrën e ish-kryeministrit Ilir Meta, nuk e pengoi Edi Ramën ta zgjidhte në krye të RTSH-së, kësaj gërdalle mediatike, që nën drejtimin e tij shtriu metastazat e TRASH-TV-së, duke mos mundur dot të bëhet zëri dhe imazhi i shqiptarëve të sotëm.

Shtimi i kanaleve televizive dhe radiofonike, gradimi i individëve të rekrutuar nga TRASH-TV-të private, për t’u bërë njësoj si to, mbushja me programe pa vlerë dhe madje edhe të dëmshme për publikun dhe vijimi i vjedhjeve, apo abuzimet me digjitalizimin, është vazhdimi i një politike menaxheriale që duhet të kishte marrë fund.

“Çomja i zi” bëri shumë mirë që hapi kanalin “Agro” që është 1000 herë më me vlerë se RTSH Kuvendi ku nuk jepet asgjë veç siglës e momenteve që dëshiron censura e Parlamentit, apo dhjetra kanaleve ku bëhen emisione idiote me të ftuar që flasin me veten. Para se të akuzohet për fondet e saj, ai duhet fajësuar pse nuk arriti ta bëjë atë zëdhënës të halleve të bujqësisë që sotme, që nuk merr mbështetjen qeveritare dhe nuk mbrohet nga politikat shtetërore, si në vendet fqinje, që po na përmbytin me eksportet e tyre të subvencionuara.

Shqiptarët paguajnë çdo vit rreth 13 milionë euro për të mbajtur në këmbë këtë monstër që hungërin me zë dhe figurë, pa llogaritur ndihmat e shumta që merren nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Ajo ngrehinë e hirtë, e palyer dhe e neveritshme, është simbol i shplarjes së trurit të shqiptarëve dhe dezinformimit të vendit jashtë kufijve, i vjedhjes nga karburanti te autobusët e studiove lëvizëse apo milionave në festivalet e fundvitit; kurvërisë për një vend pune nga pastruese te prezantuese; bjerrjes së imazhit të mediabërësve dhe krahasimit të tyre me ata hajdutët që vrapojnë bizneseve dhe fshtarave për të marrë një kovë gjizë dhe një shuk lekësh në këmbim të qokave televizive.

Mbyllja në qeli e “Çomes së zi” nuk është se do ta bëjë më të mirë RTSH-në. Dezinformimi, censura, vjedhja, kurvëria dhe shpërdorimi galopant i fondeve do të vazhdojnë.

Shpëtimi do të vijë ditën kur një qeveri të ketë kurajon qytetare ta çojnë në hapsana, siç bënë grekët vitin 2013. Tsipras nuk u tulat përpara presioneve dhe në qershor 2013 vendosi ta mbyllë radiotelevizionin publik ERT duke e konsideruar si një “çerdhe shpenzimesh”, për të cilën grekët paguanin 4.5 euro në muaj në faturën e energjisë elektrike.

Kaq duhet për t’i dhënë fund historisë së ndyrë me një institucion që në gjithë këto dekada vetëm ka ngrënë koka dhe fonde.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë