
Ditën e djeshme në Kuvend është votuar emërimi i dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi, me 97 vota pro dhe 4 kundër.
Ajo që u vu re ishte vota kundër e Mimi Kodhelit. Nëpërmjet një telefonate në “Open”, Mimi Kodheli është shprehur se ky ishte një lapsus, e sipas saj, mosha i ka bërë të nevojshme përdorimin e syzeve optike.
Kodheli është shprehur se do të kishte votuar me të dyja duart për emrat e ministrave të rinj.
“Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morën. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”,- tha Kodheli.
Ndërkaq i ftuar në “Open” ka qenë dhe kreu i grupit parlamentar Balla, i cili teksa u shpreh se nëse ky veprim i Kodhelit është një shenjë përçarje në PS, Taulant Balla e mohoi.
Ai u shpreh se ky ishte një lapsus dhe nuk ka asnjë përçarje brenda Partisë Socialiste.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply