×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Silvana Begaj

Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti është një organizatë gjithpërfshirëse pa dallime bindjesh, gjinie, statusi socialo-ekonomik i cili do të përfshijë grupe, shoqata apo individë të diasporës shqiptare në botë, që ashtu si unë, ashtu si ne, nuk janë dorëzuar për të drejtat e diasporës kudo ku ndodhen.

Objektivat kryesore janë:

1- Mbrojtja e të drejtave të çdo individi që është jashtë territorit të Atdheut të tij që flet shqip apo ka origjinë shqiptare, që është nënshtetas në shtete si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi dhe gjithë shtetet kudo ku ka emigrantë të këtyre shteteve, por dhe të Çamërisë.

2- Ka pikësynim ngritjen e çështjeve me interes kombëtar, në shtete si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, por dhe kudo ku ka shqiptarë, të përfaqësojë zërin e tyre tek institucionet ligjore përkatëse, duke u angazhuar me seriozitet, me plan dhe platforma konkrete, duke mbrojtur liritë, të drejtat dhe interesat e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen ndaj pushteteve të institucioneve në vendet ku ndodhen

3- Krijimi i një legjislacioni të ri apo të përmirësimit të atij ekzistues, duke përdorur mjete të ligjshme, nga referendumi e deri tek lobimi pranë parlamenteve të vendeve si, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malit të Zi me qëllim garantimin e të drejtave dhe përmisimit të cdo individi që jeton e punon jashtë territorit ku ka lindur.

4- Rrjeti do të synojë të lidhë e ndërlidhë shqiptarinë nëpër botë në një platformë idesh dhe unifikime cështjesh.

5- Do synojmë të organizojmë energjitë tona, kapacitetet e intelektit, angazhimit dhe aktivizimit. Rrjeti do të synojë të mbështesë përmes zgjidhjeve konkrete jetën, përditshmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetërore.

6- Rrjeti do të jetë një urë e këtyre nevojave e interesave me vendet tona, institucionet vendimmarrëse e ligjvënëse. Rrjeti do të jetë një mundësi për të kërkuar e sugjeruar politika dhe ligje që të mbështesin dhe të orientojnë kapitalet e siguruara me mund e djersë nga emigrantët shqiptare në botë, një kapital i cili nëse mbështetet mund të kthehet në investime strategjike për zhvillimin e vendeve tona.

7- Rrjeti do të ketë prioritet ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e nismave që mbrojnë dhe mbështesin atë. Mbështetja për gjuhën shqipe dhe mësimin e saj nëpër botë në konceptet më bashkëkohore, mbështetja e traditave shqiptare dhe promovimin e tyre

8- Ne do të përpiqemi të përmbledhim njerëzit e artit, krijimtarisë së cdo fushe të Shqiptarisë kudo në botë jo vetëm për të dhënë kontributin e tyre në këte fushë, por dhe të mbledhim në sofra të mëdha njerëzit që jetojnë jashtë kufijve.

9- Rrjeti do angazhohet që në të gjitha nëndegët e tij kudo në botë të japi konsulencë ligjore për emigrantët për cështje ekonomike, emigracionit, lehtësira të procedurave të ndryshme ligjore ku emigrantët sot kanë nevoja të mëdha e të pazgjidhura.

10- Ne do të synojmë mbajtjen e simpoziumeve shkencore për cështjet kombëtare nga njerëzit më të njohur të fushave për të forcuar njohuritë, risitë dhe hulumtimet e fundit.

11- Rrjeti do të synojë që shumë cështje të emigrantëve si e drejta e votës në vendet e origjinës, njohja e patentave, bashkëpunimet ekonomike midis dhomave të tregtisë, por dhe të shoqatave të bisnesit për tju lehtësuar procedurat dhe duke lobuar deri tek politikbërja.

E di që nuk është një rrugë e lehtë. E di që do të përballemi me shumë vështirësi. E di që do të luftojmë me paragjykimet, do luftojmë me segmente të kalbura e diskriminuese të politikave të shteteve tona.

E di që do të më thoni çfarë ka ndryshe Rrjeti juaj nga dhjetëra në mos qindra grupe e shoqata të tjera. E di që do të më thoni pse ti, pse ju, cfarë ju bënë ndryshe? I di të gjitha këto. Ne nuk jemi të vecantë, por koha është e tillë. Nevoja ulëritese për ndryshim të kësaj statusquoje është më urgjente se kurrë.

E nëse nuk lëvizim, nëse nuk përpiqemi e guxojmë atëherë do jemi të përcarë me plot ide, me shumë ëndrra, por të mbyllura brenda vetes e ndërgjegjes sonë,të parealizuara duke u përpëlitur e duke u ankuar.

Ndaj ne sot vendosëm të lëvizim drejt një qasje të re duke ju ftuar që të gjithë së bashku si vëllezër e motra për çështjet që na shqetësojnë e mundojnë, të japim vlerat, mundin, energjitë dhe kapacitetet për tu kthyer në faktorë real brenda politikave të shteteve tona. Duke qenë bashkë në luftojmë indiferentizmin, arrogancën, nëpërkëmbjen e pushteteve dhe formojmë një shprese të re duke e kthyer në vlerë dhe forcë.

Kjo jemi Ne, këtë duam ta arrijmë bashkë me ju, me cdo shqiptarë kudo ku ndodhet jashtë territorit të tyre. Ne nuk do dorëzohemi! Ju ftoj të bashkoheni me ne e së bashku të bëhemi pjesë e një historie të re suksesi, e një Atdheu tjetër, më të mirë e më të drejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë