Ja pesë batutat e paharrueshme të Xhevdet Ferrit

Ikja para kohe nga jeta e aktorit të shumë roleve në kinematografinë shqiptare, Xhevdet Ferri, ka lënë një zbrazëti te të apasionuarit e fillimit shqiptar.

Një artist shumë i talentuar, që ka mbetur në mendjen, sidomos të publikut femëror, si një djalë i bukur, me flokë kaçurrelë e tipare të zeza.

Xhevdet Ferri ka qenë personazh kryesor në shumë filma dhe shfaqje teatri, duke u bërë kështu një figurë shumë e dashur për publikun.

Xhevdet Ferri, do të mbahet mend si aktori që i dha artit shqiptar rolin e Trimit, te filmi i pa harruar, “Përrallë nga e kaluara”. Gori, te filmi “Dhe vjen një ditë”, Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Batuat që do të mbetën të pa harruara nga publiku shqiptar:

Është fati im më ra nga qielli! (Përrallë nga e kaluara)

Kur të çuçurit nusja te veshi do t’i mendosh, nuk ke ça të bësh! (Dhe vjen një ditë)

Ah se për pak harrova, bëji të fala Robertit! (Hijet që mbeten pas)

Jo more, por nja dy fjalë do t’i them kapidanit dhe bajraktarit sot” (Besa e Kuqe)

Dasmë më bërë o bej!!!” (Dasma e Sakos)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet