×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Iu bë atentat, flet Marion Mitro: Rashë në tokë dhe nuk lëviza deri sa u larguan atentatorët

Marion Mitro, ditën e djeshme ra preh e një atentati, e për pasojë mbeti i plagosur. Mësohet se ai është marrë në pyetje nga policia, për të zbardhur më shumë mbi personat që e qëlluan por ka deklaruar se ishte duke ecur me kurriz dhe se nuk i ka parë autorët e atentatit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Mitro ka thënë se kohët e fundit, nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk di për cilat motive është qëlluar drejt tij. Ai iu ka treguar efektivëve të policisë se ka qëndruar disa minuta pa lëvizur, deri sa atentatorët janë larguar.

Në policia janë shoqëruar rreth 15 persona të cilët janë dëshmitarë të ngjarjes apo kanë dijeni mbi atentatin, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, kanë kapur momentin e atentatit dhe ato janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve të krimi.

Mitro është një person i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ai është një persona me precedentë të mëparshëm penal. Ai ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit dhe rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu.

Në dhjetor 2013 ai u akuzua se kishte porositur atentatin me bombë ndaj ish- Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, makina e të cilit ishte parkuar poshtë zyrave të kryeministrisë, ku xhenierët çmontuan 250 gramë lëndë plasëse tip C4.

Mitro u ndalua në Rinas në janar 2014. Ai kishte punuar në Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë Vlorë deri në vitin 2013. Kur ishte larguar nga kjo detyrë nga ish-kryebashkiaku Gjika.

Mitro është dënuar nga gjykata me 19 vite burg, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënimin me 26 vite burg për të. Më pas, ai apeloi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e uli atë në 8 vjet burg. Mitro akuzohej për tre vepra penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Gjendet edhe trupi i dytë, babë e bir humbin jetën nga zjarri në banesë  

Gjendet edhe trupi i dytë, babë e bir humbin jetën nga zjarri në banesë  

Publikuar më 08.03.2021
Pas 61-vjeçarit, Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur t...

Pas 61-vjeçarit, Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të 36-vjeçarit Mateo Vangjeli. Babë e bir humbën jetën pasi u dogjën pas një zjarri të rënë në banesën e tyre në lagjen “Muzakaj” të Beratit, ndërsa dyshohet se në brendësi është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos. Më […]

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, plagosen 3 të rinj (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë, plagosen 3 të rinj (Emrat)

Publikuar më 08.03.2021
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, ku tre person kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht bëhet e ditur se 2 persona janë plagosur me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta. Mësohet se ka pasur një konflikt fizik mes dy palëve me sende të forta […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për gjyqtarin Luan Daci

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për gjyqtarin Luan Daci

Publikuar më 08.03.2021
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 6 muaj burgim për g...

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 6 muaj burgim për gjyqtarin Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Dënimi prej 6 muajsh me burg i Dacit është konvertuar në 12 muaj shërbim prove. Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka fshehur një shkarkim nga detyra në vitin 1997, për […]

Lexo më shumë

Tragjike në Berat, flakët në banesë dyshohen t’i kenë marrë jetën 3 personave

Tragjike në Berat, flakët në banesë dyshohen t’i kenë marrë jetën 3 personave

Publikuar më 08.03.2021
Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i rënë gjatë nat...

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i rënë gjatë natës së kaluar në Berat, ku dyshohet se kanë humbur jetën babë e bir, Jani Vangjeli, 61 vjeç, dhe Mateo Vangjeli, 36 vjeç, si dhe një shok i këtij të fundit. Komshinjtë dhe familjarët e viktimave tregojnë se shkak për tragjedinë e 3-fishtë mund të […]

Lexo më shumë

Ngjarja e rëndë në Don Bosko, policia jep detajet e para, kush është 30-vjeçarja që ndërroi jetë

Ngjarja e rëndë në Don Bosko, policia jep detajet e para, kush është 30-vjeçarja që ndërroi jetë

Publikuar më 07.03.2021
Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë, që u s...

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë, që u shënua pak minuta më parë, në Don Bosko, Tiranë. Mësohet se viktima, 30-vjeçarja me iniciale S.K., i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e katit të tretë të pallatit, në të cilin jetonte. Dyshimet e para të policisë janë se […]

Lexo më shumë

Një grua hidhet nga ballkoni në Don Bosko, ndërron jetë në vend!

Një grua hidhet nga ballkoni në Don Bosko, ndërron jetë në vend!

Publikuar më 07.03.2021
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Don...

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Don Bosko, në Tiranë. Një grua është hedhur nga ballkoni, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Lexo më shumë

Ekzekutimi i Taulant Gjikaj/ Gjykata lë në burg të vetmin të arrestuar për vrasjen

Ekzekutimi i Taulant Gjikaj/ Gjykata lë në burg të vetmin të arrestuar për vrasjen

Publikuar më 06.03.2021
Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest në bu...

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për Hans Jonuzin, të vetmin të arrestuar për ekzekutimin e Taulant Gjikajt. 44-vjeçari Jonuzi është i vetmi i arrestuar për vrasjen Gjikajt. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, e […]

Lexo më shumë

Aksidenti tragjik në Rrogozhinë/ Shkon në 3 numri i viktimave, vdes edhe drejtuesi tjetër i mjetit

Aksidenti tragjik në Rrogozhinë/ Shkon në 3 numri i viktimave, vdes edhe drejtuesi tjetër i mjetit

Publikuar më 06.03.2021
Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Rrogo...

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku u përplasën 3 automjete. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:15, dhe fatkeqësisht numri i viktimave nga përplasja tragjike ka shkuar në 3. Mësohet se pak më parë ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi tjetër i makinës tip “Benz”, nga ku vdiq edhe gruaja. […]

Lexo më shumë