Itali, dy muratorët shqiptarë bëjnë gjestin e veçantë (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Luan dhe Albert janë dy emigrantë shqiptarë në Itali, të cilët kanë rikonstruktuar me shpenzimet e tyre kishën e San Rokos në Popoli. “Ne do të kujdesemi për të, zoti është një i vetëm dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse” u shprehën shqiptarët, të cilët nuk i përkasin besimit Kristian.

Nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Arbert Muça u nisën për të punuar për rinovimin falas të ambienteve të brendshme të kishës së San Roccos.  Shqiptarët kanë punuar në një shtëpi aty afër, dhe një dite tjetër kanë përfituar mga pushimi i drekës për të hyrë në kishë, ku dhe evidentuan gjendjen e saj.

“Gjithçka ishte shkatërruar plot vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. Unë i thashë Albertit: ne bëjmë diçka dhe shkuam për të blerë produktet » është shprehur Luani. Të dy Luan dhe Albert nuk e kanë fshehur të qenit muslimanë. “Por ne jemi fëmijë të Zotit”, pohon Alberti me bindje.

Ndërsa kujdestarja e kishës së San Rokos, Liliana Cavalieri, u mahnit nga gjesti i dy muratorëve shqiptarë dhe i ka falenderuar./Il Centro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet