“Ishte situatë e çmendur”, Meta: Si u informova më 7 qershor që do të digjej Parlamenti

Presidenti Ilir Meta mbajti sot një konferencë për media që erdhi pas  përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kreu i shtetit i është përgjigjur interesit të gazetarëve duke sqaruar deklaratën e tij para Komisionit Hetimor, ku tha se më 7 qershor kishte pasur informacione se elemente të caktuar do të digjnin Parlamentin.

Presidenti Meta tha se ai disponon dokumentin e klasifikuar ku faktohet ky informacion, dhe ka kërkuar që ky dokument t’u vihet në dispozicion deputetëve të Kuvendit.

Mandej presidenti shprehu gatishmërinë për të qenë prezent edhe më 11 tetor për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje të anëtarëve të Komisionit të Venecias, por theksoi se data më e rëndësishme për vendin është 18 tetori (vendimi për hapjen ose jo të negociatave) dhe 11 tetori.

Në përgjigjet që dha për reporterët, presidenti mohoi aludimet se ka pasur një takim mes tij dhe kryeministrit në Gjirin e Lalzit, ndërkaq u shpreh po aq i bindur se kreu i shtetit nuk do të shkarkohet dhe se do të vijojë mandatin deri më 24 korrik të vitit 2022.

Pyetje: Keni tronditur jo pak opinion publik se më datën 7 qershor kishit marrë informacion se elemente të caktuar do të digjnin Parlamentin? Kush ishin këta elementë? Ishin të pozicionuar me një forcë të caktuar politike?

Meta: Padiskutim që është e vërtetë, aq më tepër në këto momente mjaft të rëndësishme. Nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Ata i kanë të gjitha mundësitë të njihen me këtë informacion. Kam dërguar një kërkesë në Presidencë për tu njohur me këtë informacion, dhe kam kërkuar t’ia vejë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë. Informacioni është tërësisht i vërtetë, ju e dini se më parë vendi ka përjetuar konfrontime, ka patur plagosje. Kështu që nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh. Por ndoshta tani që kanë përfunduar pushimet duket sikur gjithçka ka qenë e qete dhe duket si shpikje e presidentit. Ajo që mund t’ju them me bindje, është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha ato shqetësime, dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mundet ta përshkruante vete edhe raporti final i OSBE/ODIHR, ku veç të tjerash me një fjali e përshkruan atë situatë: ky antagonizëm, -shkalla më e lartë e është lufta pastaj- ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, dhe ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

Pjesë nga konferenca për media e presidentit Meta

Jetojmë në dy shtete paralele, atë të propagandës dhe atë të së drejtës

Presidenti i Republikës ka respektuar në mënyrë të përgjegjshme Kushtetutën, të gjitha detyrimet ndërkombëtare që janë të detyrueshme për Shqipërinë që nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të vazhduar me marrëveshjen e asocim-stabilizimit apo detyrimet si anëtare e OSBE-së. Dokumenti i Kopenhagën është një dokument kyç. Për të ata që i besojnë të vërtetës është e bardha mbi të zezë. Ju dëgjoni shpesh që jetojmë në dy shtete njëkohësisht, në shtetin e propagandës dhe shtetin e së drejtës.

Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës. Në shtetin e propagandës, thuhet që Presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë. A ekziston fjala në Kushtetutë? Jo! Unë nuk kam të drejtë të zhdekretoj, kam të drejtë të nxjerrë dekrete. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin e mëparshëm. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm.

Në qoftë se do të bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, se nuk mund të bëhen se nuk ma lejon detyra. Mua më vjen keq për juristët se hajt më për deputetët e rinj. Po të fillojnë qytetarët të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për çështje analoge do të na shqepin me gjoba. Boll kemi rastin e Bechetin.

Kemi të bëjmë me një casus, 18 tetori më i rëndësishëm se 11 tetori

Më këtë rast, para se të jap disa konisderata për Komisonin e Vencias, duka të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë, për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe t’ju bëj të ditur edhe juve se bashkëpunimi i presidentit me Komisonin e Venecias do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent. Ju kemi dhënë një raport në lidhje me pyetjet që u kemi drejtuar.

Kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme, dhe kemi të bëjmë me një casus në fushën e të drejtës. Unë kam një përgjegjësi të veçantë të jap kontributin tim në këtë casus mjaft të rëndësishme në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës.

Është një sfidë që unë e mirëpres dhe që sjell një ndërkombëtarizim të një çështjeje nga Kuvendi i Shqipërisë. Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i pranishëm më 11 tetor, për t’u përgjigjur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të Komisionit të Venecias. Çdo përpjekje për të caktuar një datë si lëvizje propagande, është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur një tjetër datë që kemi përpara 18 tetorit.

A janë takuar Meta dhe Rama në Gjirin e Lalzit? 

Ku ka më mirë se dashuria, por për ne politikanët është përgjegjshmëria. Prej një kohe të gjatë ka treguar një papërgjegjshmëri të madhe. Shqiptarët nuk e kanë merituar këtë polarizim të skajshëm. Nuk kam patur mundësi të takohem. Vazhdoj e pres. Mund t’i takoj të gjithë sepse kjo është puna ime si presidenti i Republikës.

A i druhet presidenti një shkarkimi të mundshëm?

Është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira demokratike, nga dorëheqjet. Duhet të punojmë shumë fort deri më 24 korrik 2022. Duhet të jemi të sigurt që gjithë ky kuadrat i presidencës është kuqezi dhe nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë para 24 korrikut 2022 nga asnjë institucion pasi është betuar që do të mbrojë Kushtetutën, rendin kushtetues dhe demokracinë në Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet