
Makina e një efektivi policie në Shkodër ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa ishte e parkuar para shtëpisë. Referuar njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.
“Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply