×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Fatbardh Kadilli

Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refren i përsëritur aq shpesh, sa është bërë lodhës në ligjerimin e demokratëve dhe të atyre që flasin për PD.

A është e mbyllur PD që duhet të hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti që kërkesa për hapje të PD është e vjetër dhe e përsëritur flet vetë. Mbyllja është e vërtetë. Edhe pse shpesh ka pasur cikel dhe frymë hapje, PD po aq shpesh hyn në një proces të kundërt, tkurret.

Dy janë arsyet që unë gjej ndër shkaqet e këtij proces “çil e mbyll”.

E para ka të bëjë me vetëdijen misionare të PD. Që nga krijimi tek PD është ngulitur bindja që ka misionin për të luftuar të keqen. Kjo vetëdije prej misionari ushqen një mendësi sektare. Misioni kërkon misionarë të vërtetë, kërkon më të mirët. Gara për të provuar kush është më i miri, më i denji çon rregullisht në luftë dhe konkurencë të brendshme jo racionale. Mjedisi bëhet lehtësisht acid dhe dallimet bëhen të papajtushme. Ky është një cen që buron nga një virtyt dhe si i tillë moralisht amnistohet.

Arsyeja e dytë e mbylljes ciklike është po ashtu një cen, por që buron nga një tjetër cen. Mbyllja ka ardhur gjithnjë kur Kryetari ka dashur ta kontrollojë PD. Sa herë që kemi humbur kemi pësuar tkurrje që ka shërbyer për të siguruar pushtetin e Kryetarit të rradhës. Qoftë ky Berisha, apo Basha. Ata që kanë ngritur pikëpyetje apo kanë pasur rezerva dhe kanë menduar ndryshe janë detyruar të largohen, ose janë vetëlarguar. Rezultati ka qenë mbyllje. Këto ndarje nga loja politike në qendër janë përcjellë deri poshtë në degë, atje ku plagët nga përplasja për hatër të të preferuarit në qendër është edhe më e vështirë të shërohen.

Ironikisht, mbylljet janë pasuar me hapjen e rradhës, të drejtuar po nga vetë Kryetari që e mbylli. E ka bërë Berisha, e ka bërë dhe Basha. Kur kanë menduar që u nevojiten edhe ata që larguan, kanë iniciuar me bujë “hapjen”. E kanë bërë duke u sjellë si ata që kanë celësat e shtëpisë. Kanë ushqyer jo gabimisht bindjen se është Kryetari që e bën hapjen dhe se hapje quhet rikthimi në tribunën e partisë të dikujt qe ka ikur, ose sjellja në tribunë e dikujt që duket interesant dhe i pëlqyer për stinën politike.

Kjo arsye e dytë e ka kthyer qarkun “çil e mbyll”, në një rreth me cen. Nga ky rreth me cen nuk dalim dot po nuk pranuam që ceni më i madh është pikërisht nënshtrimi dhe pranimi i paternalizmit të kryetarit për ta hapur ose mbyllur partinë, sipas nevojave të tij politike. Ky është dëmi më i madh që i është bërë PD pasi ka prekur ADN e saj origjinale. I ka hequr thelbin e saj si lëvizje popullore dhe e ka kthyer në një bashkim njerëzish që mbështesin kryetarin liderin.

Fatkeqësia më e madhe është që ky grup njerëzish beson verbërisht që kontributi i tyre është regjistruar dhe do të respektohet nga kryetar. Gabimisht e besojnë kryetarin si hipoteka ku është rregjistruar sa herë kanë ardhur në protestë, sa herë kanë bërë komisionerin, grupet mbështetëse, mbledhje, etj, etj. Aspak gabimisht kryetari e ushqen idenë se ai është hipoteka e kontributeve të tyre duke ua thënë me zë te lartë anëtarësisë këtë gjë. E gjithë karriera e atyre që militojnë në PD ndërtohet jo në beteja politike, por në raportin që kanë me kryetarin. Nga kjo synojnë të bëhen kryetarë seksionesh, grup seksionesh dhe degësh. Pra, mbyllja jo vetëm pakëson, por edhe deformon duke e çuar në mpirje lëndën njerëzore dhe nervin politik.

Është e domosdoshme që ta shpërthejmë këtë rreth me cen. Është e domosdoshme që të korigjojmë deformimin dhe të kthehemi në atë që është origjina e PD. Ne duhet të çlirojmë strukturën tonë. Ta orientojmë tek përfshirja, tek zgjerimi, tek aktivizmi, tek betejat politike që të bëhet lëvizje popullore.

Nuk mjafton forcimi i rolit të anëtarit nëpërmjet primareve. Ne duhet t’i kthejmë anëtarit edhe nismën dhe frymëzimin që ai vetë të krijojë struktura sa më fleksibël, sa me elastike. Në PD kemi një seksion për çdo qendër votimi. Garat në këtë nivel bazë mbartin shumë ngarkesa emocionale dhe shkaktojnë shumë ndarje. Kapja e drejtimit të seksionit ka qenë qëllim i individëve që e duan atë pushtet të “vogël” për ta përdorur për vete, si provë të kontributit. Kjo garë është deformuar edhe nga ndërhyrja shpesh arrogante nga lart, nga ata qe kanë dashur të bëhen kryetar të degëve. Këta kanë ndikuar që në krye të seksioneve të zgjidhen kryetarët që i duan si mbështetje. Këto gara kanë shkaktuar ndarje, mënjanime, përjashtime dhe shumë fiktivitet.

Kjo sëmundje shërohet në se ne bëjmë një ndryshim.

Le t’i japim gjithkujt që ka një mbështetje prej të paktën 5 persona mundësinë që të krijojë seksionin e tij. Kështu garantohet hapësira e gjithkujt që do të bëjë karriere politike, që do të ndikojë PD me profilin e tij, me mbështetjen e tij, me kauzat e tij. Po t’i shtojmë këtij ndryshimi edhe lejimin dhe nxitjen e forumeve horizontale që janë bashkime mbi baza ngjashmërie dhe përkatësie, atëhere u kemi dhënë mundësinë për aktivitet politik dhe karrierë edhe personave me profil të lartë, që kanë ndikim dhe aktivitet përtej territorit të një qendre votimi apo grupi qendrash votimi. Kjo i jep fund kapjes së strukturës nga ata që duan tu shkruhet emri në “hipoteken” e kryetarit. Kjo fut garën reale në strukturë. Kjo garë ka një matës, zotësinë, rezultatin. Kjo jo vetëm kthen ata që kanë ikur, kjo sjell ata që s’kanë qenë kurrë më parë.

Kjo na bën parti e parë.

Kjo e zgjeron partinë. Askush nuk largohet. Gjithkush bën “partinë” e vet në çdo nivel. Kjo bën që të mos ketë më debat për preferencat e kryetarit, për preferenca të deputetit, për preferencat e kryetarit të bashkisë etj. Kjo bën që askush të mos ndihet jo i mirëpritur, dhe as i pa trajtuar nga strukturat. Krijo strukturën ku ndihesh mirë për të bërë politikë. Nuk do ketë më as debat shterp për fraksionet. Bëj fraksionin tënd. Askush nuk të pengon. Askush nuk të shpall kryetar. Bëhu vetë. Askush nuk të shpall as deputet, as kryetar bashkie. Garo! Fito mbështetjen e anëtarëve. Fito.

Kjo i jep fund debatit për hapje dhe mbyllje. Nuk ka më kryetar që të largon. Kjo e bën partinë ftuese, e bën një mjedis ku çdokush që ka një identitet politik të bëj hapin që do. Të krijojë forumin e tij me njerëz që e mbështesin. Kjo bën që çdokush që ka synime dhe pretendime për karrierë të sjellë anëtarë të rinj, të shtojë mbështetjen.

Që ky ndryshim rrënjësor të funksionojë nuk mjafton vetëm të rregullohet me statut. Është e domosdoshme që këto struktura të jenë të garantuara, të mbrojtura nga autoritarizmi i Kryetarit. Për këtë shërben ndarja e drejtimit politik nga drejtimi administrativ i partisë. Që celësat e partisë të mos i ketë kryetari. Për këtë shërben krijimi i një Këshilli të Urtësh që të jenë garant që strukturat që krijohen të mbrohen dhe respektohen. Që anëtarësia të jetë e verifikuar.

Pastaj nuk do ta dëgjojmë më kërkesën për hapje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Publikuar më 09.09.2021
Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur d...

Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt. Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën […]

Lexo më shumë

E bukura dhe bishat

E bukura dhe bishat

Publikuar më 02.09.2021
Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtua...

Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtuar vëmendje, dhimbje dhe protestë vrasjes brutale të Nourzan Al-Shammari, 20-vjeçares së njohur si “E bukura e Bagdatit”, që u vra nga tre burra me thikë, pasi kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim të madh në të gjithë Irakun, […]

Lexo më shumë

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

Publikuar më 31.08.2021
Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9...

Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9.12, “Asambleja Konstituente shpalli Shqipëninë – Mbretni demokratike, parlamentare dhe të trashigueme”. Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy […]

Lexo më shumë

Bujar Nishani: Lulzim Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD-në kokëulur e të rrënuar

Bujar Nishani: Lulzim Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD-në kokëulur e të rrënuar

Publikuar më 31.08.2021
Bujar Nishani Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të...

Bujar Nishani Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të […]

Lexo më shumë

Refugjatet politike afgane: humanizmi nuk duhet te cenoje sigurine kombetare

Refugjatet politike afgane: humanizmi nuk duhet te cenoje sigurine kombetare

Publikuar më 19.08.2021
Ekrem Spahiu Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit pol...

Ekrem Spahiu Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga […]

Lexo më shumë

Diplomati i lartë malazez, Miodrag Vlahoviç: “Ballkani i hapur“-mos u vaftë mendja

Diplomati i lartë malazez, Miodrag Vlahoviç: “Ballkani i hapur“-mos u vaftë mendja

Publikuar më 13.08.2021
Miodrag Vlahoviç Pothuajse askush nuk e veneroi se negociata...

Miodrag Vlahoviç Pothuajse askush nuk e veneroi se negociatat Kurti-Vuçiq dështuan para se të nisnin. Aty presidenti serb, në praninë e dyshes spanjollo-sllovake të BE-së – Borrell dhe Lajçak, të cilët, falë rrjedhës së pafat dhe të rastësishme të ngjarjeve, vijnë pikërisht nga vendet që (ende) nuk e kanë pranuar njërën palë negociuese si vend […]

Lexo më shumë

Emin Azemi: Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

Emin Azemi: Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

Publikuar më 11.08.2021
Emin Azemi Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama,...

Emin Azemi Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama, testohen në Kosovë. Nesër mund të mos jetë Vuçiç kryetar i Serbisë, por në Tiranë duhet të mbetet i pandryshuar përceptimi politik e kombëtar se pa tejkalimin e problemeve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë edhe raporte normale Shqipëri-Serbi. Gjithsesi Shqipërisë i nevojiten marrëdhënie […]

Lexo më shumë

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!

Publikuar më 30.07.2021
Silvana Begaj Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve ja...

Silvana Begaj Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Shqiptarët krijuan Serbinë, Greqinë, Turqinë, Romën antike dhe shumë shtete të tjera, por nuk u kujtuan kurrë të krijonin shtet për veten e vet! Le ta dijë gjithë bota mbarë! Jemi Shqipëria e trimërisë dhe historisë. Histori e shkruajtur me pushkë e […]

Lexo më shumë