Ish-përgatitësi atletik: Ja deri në ç’moshë mund të luajë Cristiano Ronaldo

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo arriti shifrën e “frikshme” të 700 golave në karrierë, duke u konsideruar me meritë një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ylli portugez është tanimë 34 vjeç dhe pyetja që natyrshëm shtrohet është deri kur do të jetë ai aktiv si lojtar në fushën e gjelbër.

Pritshmëritë duken të larta duke marrë parasysh nivelin atletik dhe fizik që ka sulmuesi i Juventusit, që performon si të ishte 10 vjet më i ri.

Këtë fakt e konfirmon edhe ish-përgatitësi i portugezit Valter Di Salvo, që ka punuar me të te Junajtid dhe Real, i cili në një intervistë për “Tuttosport” tha se Ronaldo mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40 vjeç.

“Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta edhe kur të jetë 40 vjeç. Aspekti psikologjik është thelbësor dhe menataliteti i tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë. Karakteristikat e tij e lejojnë të shënojë akoma shumë në të gjitha mënyrat. Është në gjendje të mirë fizike dhe kujdeset shumë për trupin e tij”, u shpreh ai.

Një lajm i mirë për tifozët e Juventusit dhe tifozët personale të “CR7”-s që duan ta shohin Ronaldon sa më gjatë të jetë e mundur në fushën e gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet