×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Integrimi/ Bodo Weber: Propozimi i ri i KE-së bëhet për të shpëtuar fytyrën e Macron

Propozimi i fundit i Komisionit Europian për të krijuar një metodologji të re për të zgjerimit të Bashkimit Europian, ka për qëllim të shpëtojë fytyrën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ky është mendimi i ekspertit të integrimit europian në Gjermani, Bodo Weber, nga Këshilli i Politikave Demokratizuese

Erjon Dervishi

Publikimi nga ana e Komisionit Europian, të një metodologjie të re të zgjerimit, ka për qëllim të afrojë më shumë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian. Por për ekspertin gjerman të politikave europiane, Bodo Weber, gjithçka do të varet nga vendimi politik i vendeve të Bashkimit Europian. Në prononcimin e dhënë për gazetën “Shekulli”, Bodo Weber, thekson se Presidenti Emmanuel Macron, do t’a japë vendimin e tij final në samitin e muajit maj në Zagreb.

“Kam opinione shumë të përziera për propozimin e Komisionit Europian, për një reformë të procesit të pranimit, d.m.th. metodologjinë. Po të nisemi nga një fund pozitiv, propozimi duket se plotëson kërkesat e Parisit që i mundësojnë Francës të japë dritën jeshile të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këtë pranverë. Megjithëse, ashtu si në tetorin e kaluar, ne do t’a kuptojmë definitivisht, se çfarë do vendos Presidenti Macron kur të kemi samitin vendimtar europian në maj. Për më tepër, propozimi paraqet angazhimin më të fortë politik të BE-së për zgjerimin drejt Ballkani Perëndimor. Ai vë në qendër të vëmendjes zgjerimin e demokracisë dhe forcon kushtëzimin”.

Por ky propozim, sipas Bodo Weber, ka edhe anët e tij negative. Pasi Komisioni Europain e ka marrë këtë iniciativë për të shpëtuar imazhin politik të Presidentit Macron, pasi ky i fundit ishte një nga kundërshtarët kryesor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa po të nisemi nga një fund negativ, edhe nëse marrim një dritë jeshile franceze këtë pranverë, duhet të kujtojmë se kjo zgjidhje e propozuar është për një problem jo-ekzistent: Parisi ka treguar faktin se politika e zgjerimit të BE-së ka qenë mjaft joefikase për të promovuar demokracinë dhe ekonominë e tregut, si transformimi në Ballkanin Perëndimor, por ajo që Parisi propozoi me vështirësi me dokumentet e tyre të nëntorit është një ndryshim në metodologjinë e pranimit. Por problemi i politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian nuk ka qenë te metodologjia ose mjeti, por te mungesa e vullnetit politik, për të përdorur vazhdimisht mjetet ekzistuese dhe për t’a bërë atë në një mënyrë strategjike. Në këtë kuptim, propozimi i Komisionit Europian është para së gjithash një përpjekje për të shpëtuar fytyrën e Macron. Kështu mbetet për t’u parë nëse qasja e re shënon përfundimisht një ndryshim serioz të politikave, ose do të përfundojë si një mundësi e humbur si shumë iniciativa më parë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Publikuar më 08.05.2021
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por pa...

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por partia qeverisëse gëzonte avantazhet e detyrës. Opozita dështoi të tërheqë mjaft votues të pavendosur dhe është përqendruar në parregullsitë e procesit në ditët pas votimit. Sidoqoftë, zgjedhjet kanë qenë mjaft të rregullta që bashkësia ndërkombëtare të urojë fituesin dhe të bëjë thirrje për një formim të qetë të […]

Lexo më shumë

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

Publikuar më 08.05.2021
Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet s...

Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet si një proces demokratik. Ky është mendimi i historianit dhe ekspertit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Prof. Alon Ben-Meir. Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Prof. Ben-Meir tregon metodat që duhet të përdorë Rama për integrimin dhe nevojën urgjente për një ndryshim […]

Lexo më shumë

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Publikuar më 08.05.2021
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedh...

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedhor i 25 prillit, ende nuk ka përfunduar. Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”. Sipas zëdhënësit, organizatat prestigjioze ndërkombëtare që merren me standardet e zgjedhjeve, […]

Lexo më shumë

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Publikuar më 08.05.2021
Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komi...

Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Bushati shprehet se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia. Shumica e deputetëve të këtij komisioni nuk kanë fituar në zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se […]

Lexo më shumë

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Publikuar më 08.05.2021
Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaç...

Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Në hapjen e mbledhjes, fjalën e parë e mbajti kryetari i komsionit Alket Hyseni, i cili u shpreh në lidhje me qëllimet për të cilat ky komision është ngritur. Ai tha se mbledhja e këtij […]

Lexo më shumë

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

Publikuar më 07.05.2021
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku ...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë […]

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Publikuar më 07.05.2021
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli m...

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore. Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo […]

Lexo më shumë

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Publikuar më 07.05.2021
Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisio...

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi, ka caktuar dhe datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij komisioni. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 8.05.2021 në orën […]

Lexo më shumë