Infermieri ndan foton e dhimbshme: Doja që njerëzit ta shihnin realitetin e kobshëm!

Një infermier 38-vjeçar nga Manhattan-i ka ndarë një foto të dhimbshme me qëllimin që të tregojë sesa serioze është situata e krijuar nga koronavirusi. Infermierit i kishin mbetur vetëm disa orë nga turni i tij të dielën kur vuri re jashtë dërtesës kamionët-frigoriferë të cilët janë vendosur si morgje të përkohshëm.

Brenda kamionit ndodheshin trupat e personave që kishin ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai eci drejt kamionit, e hapi dyert dhe shkrepi një foto, citon “BuzzfeedNews”.

Infermieri shpjegon:

“E shkrepa që t’ua tregoj njerëzve. Ky është realiteti i kobshëm me të cilin ne përballemi dhe në të cilin shumica prej nesh kanë përfunduar tashmë.”

Më herët gjatë të shtunës, ai kishte qëndruar pranë një pacienteje, duke i mbajtur dorën teksa ajo jepte frymën e fundit. Tashmë, sipas tij, trupi i saj ndodhet në kamion.

Pacientja në fjalë ishte 71-vjeçe dhe kishte kishte rezultuar pozitive për koronavirusin një javë më parë. Ajo ishte dërguar në shtëpi dhe u kthye në spital të shtunën me probleme në frymëmarrje.

Kamionët-frigoriferë janë vendosur jashtë spitalit në Manhattan, nëse morgu i spitalit nuk ka më kapacitet për të mbajtur trupat që ndërrojnë jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet