
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita.
Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit.
Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë.
Prej disa vitesh aktorja e njohur është larguar nga kryeqyteti dhe është rikthyer në vendin e saj të lindjes në Korçë, ku jeton së bashku me familjen e saj, dhe drejton Artin dhe Kulturën në qytetin e serenatave.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply