×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

In memoriam/ “Jeta në shërbim” e ushtarakut, tregimtarit dhe prindit model Stefan Miho

Aleko Miho

Me shumë dhimbje përjetuam këto ditë ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, Stefanit! Iku në një kohë shumë të vështirë për të gjithë ne, që askush nuk do ta dëshironte! Ja që flama e keqe që ka pllakosur mbi mbarë botën nuk të fal! U përpëlit me të për rreth dy muaj – një muaj në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ia doli! Ishte rreth moshës 80-vjeçare, por i fortë, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish-ushtarak marine. Si vëlla dhe shok njëkohësisht, e ndiej të jap diçka më shumë për jetën dhe veprën e Stefanit, jo vetëm për t’i bërë homazh në këtë vdekje të veçantë në kohë pandemie, larg Atdheut, por edhe për të ndriçuar disi më shumë jetën dhe veprën e tij.

Stefani shërbeu për mbi 35 vite (1958-1994)në Bazën Detare të Pashalimanit dhe më pas në Vlorë. Për shumë vite punoi në sektorin e edukimit, si shef kino-klubi apo si komisar politik. Jo se është vëllai im, por ai ishte tepër i aftë dhe përkushtuar në detyrë, mjaft i formuar dhe brumosur edhe me ideologjinë e kohës, falë edhe studimeve të kryera në Akademinë Ushtarake dhe Shkollën e Lartë të Partisë. Gjithmonë në përpjekje për të përmbushur me shumë pasion e ndershmëri detyrat e kohës, sidomos në ndihmë të marinarit të thjeshtë, duke sakrifikuar shumë edhe nga koha e lirë. Kjo e kishte bërë të respektuar në punë dhe në shoqëri, dhe e kishte ndihmuar të ngrihej edhe në detyrë, nga marinar i thjeshtë në oficer karriere. Të gjitha këto Stefani na i ka treguar edhe vetë bukur në librin e tij ‘Jeta në Shërbim’, botuar në 2012, dhe rishtypur më pas në 2014. ‘Ky libër nuk është thjesht jeta e një njeriu, – thotë në Parathënien e tij S. Martiko. ‘Përmes tij përcillet periudha e gjysmës së dytë të shekullit 20, plot ngjarje që lidhen me FLD-në shqiptare, por dhe me dramën e një populli brenda. Duke qenë vetë aktor, Stefani sjell dëshmi të vërteta plot emocion e përjetim tëveçantë, ku shkrihen personalja me të përgjithshmen. Ne mësojmë ato histori të vogla që shpesh priren për të mos u shkruar kurrë; ato nxirren prej harresës për t’ju dhënë vlerën e një dokumenti të shkruar. Lexuesi, por edhe historiani, gjejnë aty fakte të vogla në pamje, por që bartin të vërteta të rëndësishme, duke treguar kujdes të mos harrojë asnjë emër, dhe duke e bërë çdonjërin protagonist të kohës.

Pra, shkrimi i kujtimeve ishte një tjetër dhunti pak e njohur e Stefanit, por që me përkushtim i shkroi në gjithë periudhën e gjatë të tranzicionit deri në fund të jetës! E filloi këtë me kujtimet për Vendlindjen– Senicën e Delvinës (2014), ku ai shkruan jo vetëm për fëmijërinë dhe rrënjët e trungut fisnor, por edhe për tallazet e jetës dhe arritjet; shkruan me mall për zonat e ‘virgjëra e mahnitëse’, për ‘ballkonin e Rëzomës’ etj., për lashtësinë e saj, për traditën dhe zakonet, por dhe për ngjarjet apo vendet historike që ajo strehon. Në botimin ‘Gjurmë të errëta të vitit 1997 (Shënime nga ditari)’ (2015) flet si aktor dhe spektator njëkohësisht, i lidhur ngushtë me ngjarjen, qoftë me praninë fizike, por më shumë me pasojat; ato vijnë drejtpërdrejt nga terreni, nga Vlora, nga Tirana, nga Athina ku ai mërgoi; ato vijnë të thjeshta dhe të sinqerta, por edhe me shumë emocione tronditëse, mjaft të kuptueshme për atë gjendje. Deri në çastet e fundit Stefani ishte duke shkruar kujtime nga jeta në mërgim, të cilat uroj të gjejnë edhe këto dritën e botimit!

Kujtimet e Stefanit janë të thjeshta, por të gjalla dhe të sinqerta, të veshura me shumë mall që buron nga largimi prej vendlindjes dhe prej Atdheut. Ato lexohen me ëndje ku secili gjen një pjesë të rëndësishme të jetës së vet, të një kohe plot halle, vështirësi e punë, por edhe me gëzime dhe ëndrra. Stefani nuk pretendon të bëjë historianin apo shkrimtarin, por kujtimet kanë shumë histori brenda, dhe vishen edhe me shumë figura letrare dhe artistike. Vende-vende nuk mungojnë edhe bindjet shoqërore-politike të shprehura me sinqeritet nga autori. Ato burojnë nga atmosfera në të cilën po kalojmë, por edhe nga brumosja e komisarit të dikurshëm në ushtri; gjithsesi, këto mbeten gjithmonë vetjake dhe nuk zbehin aspak vlerat, përkundrazi u japin më shumë ndjenjë e shpirt paragrafëve. Me të gjitha këto ai do të jetë përherë pranë nesh, i çiltër, i drejtpërdrejtë dhe plot humor! Stefani ishte edhe një familjar i përsosur. Edukoi 5 fëmijë edhe pse në një periudhë shumë të vëshirë e plot peripeci. Edhe për mua ka qënë si prind i dytë sidomos për kohën kur ishim bashkë në Orikum.

E përjetuam këtë ngjarje në një kohë të pazakontë, jo vetëm të larguar, por dhe të izoluar, dhe nuk mund t’i gjendemi si të afërm njërit-tjetrit në këto çaste të vështira…Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor në Athinë për ta mbajtur në jetë! Përfitojmë nga rasti të shprehim gjithë mirënjohjen tonë edhe ndaj mesazheve të shumta ngushëlluese nga shumë të afërm, miq e shokë në këto ditë të përzishme! Për të mira e në gëzime të gjithëve! I jap shumë kurajo dhe forcë kunatës, fëmijve, nipërve dhe mbesave, kudo që ata ndodhen, në Athinë, Itali dhe Francë! Lamtumirë Stefan! Të qoftë i butë dhe i ngrohtë dheu Helen!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Publikuar më 01.07.2020
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesi...

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare […]

Lexo më shumë

Disa fjalë të Meryl Streep që mund t’iu ndryshojnë jetën

Disa fjalë të Meryl Streep që mund t’iu ndryshojnë jetën

Publikuar më 24.06.2020
Aktroja e njohur Merly Streep, gjatë karrierës së saj mbahet...

Aktroja e njohur Merly Streep, gjatë karrierës së saj mbahet mend edhe për shumë fjalë të bukura mbi jetën, përballjen me njerëzit, mënyrën e jetesës e shumë të tjera. Më poshtë po i sjellim disa nga fjalët e Streep. “Nuk kam më durim për disa gjëra, jo për shkak se jam bërë arrogante, por thjesht […]

Lexo më shumë

Amerikani që adhuron Shqipërinë: Është vend perfekt, çfarë më ka çuditur më shumë nga shqiptarët

Amerikani që adhuron Shqipërinë: Është vend perfekt, çfarë më ka çuditur më shumë nga shqiptarët

Publikuar më 20.06.2020
Amerikani më i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri, Ben Wa...

Amerikani më i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri, Ben Washburn, tregon në një intervistë për “Shekulli”-n çfarë e ka bërë të bjerë në dashuri me vendin tonë dhe çfarë e habit më shumë nga traditat e kultura e shqiptarëve. Lorena Resulaj Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, me siguri nuk do ju […]

Lexo më shumë

Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John Kennedy

Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John Kennedy

Publikuar më 19.06.2020
Jean Kennedy Smith, motra e presidentit amerikan John F. Ken...

Jean Kennedy Smith, motra e presidentit amerikan John F. Kennedy, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Diplomatja që luajti një rol thelbësor në procesin e paqes në Irlandën Veriore, ishte e teta nga nëntë motrat e Kenedit.  Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj Kym Smith. Smith lindi në Boston […]

Lexo më shumë

Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Publikuar më 18.06.2020
Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, ka vdekur në mos...

Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, ka vdekur në moshën 103-vjeçare. “Familja njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë, në moshën 103-vjeçare”, është thënë në njoftimin e familjes së saj. “Dama, Vera Lynn, që ka jetuar në Ditçling, ka vdekur e rrethuar nga familja e saj e […]

Lexo më shumë

E mbani mend Alvinin? Sot ai feston ditëlindjen pranë familjes

E mbani mend Alvinin? Sot ai feston ditëlindjen pranë familjes

Publikuar më 03.06.2020
Kampioni Alvini, sot feston 12 vjetorin e lindjes. Pas 5 vit...

Kampioni Alvini, sot feston 12 vjetorin e lindjes. Pas 5 vitesh, larg familjes këtë 3 qershor Alvini ndodhet pranë tyre. Jeta e tij ka ndryshuar dukshëm dhe kjo duket nga fotot që postojnë herë pas herë familjarët e tij. Kujtojmë jeta e Alvini ndryshoi në moshën 6-vjeçare në dhjetor të 2014, Alvini shkoi në Siri […]

Lexo më shumë

Profil/ Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë

Profil/ Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë

Publikuar më 02.06.2020
George Floyd, 46 vjeç lindi në Karolinën e Veriut dhe u rrit...

George Floyd, 46 vjeç lindi në Karolinën e Veriut dhe u rrit në Houston të Teksasit, ku si i ri ishte sportist i mirë, kryesisht merrej me futboll dhe bastketboll. Ai u transferua në Minesota gjashtë vjet më parë, ku punoi si roje sigurie në klubet e natës dhe restorante. Miqtë e tij e  përshkruajnë […]

Lexo më shumë

“Ku të mbytem?!” Me flamurin amerikan, protesta e veçantë kundër Ramës, Berishës dhe Metës

“Ku të mbytem?!” Me flamurin amerikan, protesta e veçantë kundër Ramës, Berishës dhe Metës

Publikuar më 29.05.2020
Dilaver Nela ka protestuar sërish ditën e sotme në një tjetë...

Dilaver Nela ka protestuar sërish ditën e sotme në një tjetër mënyrë të veçantë. Ai mban në dorë flamurin amerikanë dhe një parullë e cila tregon rebelimin ndaj çdo klase politike në vend. “Rama thotë: E bëj Shqipërinë teatër; Berisha thotë: E bëj Shqipërinë Gërdec; Meta thotë: E bëj Shqipërinë, Venezuelë”, shkruhet në këtë parullë. […]

Lexo më shumë