×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Imelda, poetja në Firence që frymëzohet nga historitë e shqiptarëve

Imelda Zeqiri është një poete e re. Ka lindur në Tiranë por është rritur dhe shkolluar në Firencë të Italisë. 35-vjeçarja nuk ka aktivitet në kryeqendrën shqiptare por thotë se kuriozitetin dhe pasionin e ka nga kombi i vet. Në këtë intervistë për “Shekulli Online” Imelda na flet për dy romanet e saj dhe projektin për ti sjell në shqip, së shpejti. Ajo ka botuar dy romane, “Veshja e Kuqe” që trajton marrëdheniet midis partnerëve dhe midis prindërve dhe fëmijëve, fenomeni i quajtur Ghosting, braktisja, vdekja, homoseksualiteti, migrimi, dhuna fizike. Botimi i dytë “Lulediellet e Lindjes” sërish ka në qendër marrëdhëniet midis partnerëve, ndryshimet kulturore dhe shpirtërore midis dy protagonistëve, reflektimet filozofike mbi jetën pas vdekjes, depresioni tek gratë pas lindjes, dhuna psikologjike, brezat në krahasim.

Intervista e plotë:

-Imelda, ju jeni një poete e re, në kuptimin që në dy vitet e fundit ke nisur të shkruash dhe të botosh për lexuesin italian. Çfarë të shtynë drejt të shkruarit, është formimi arsimor, mënyra si e sheh gjërat apo?…

Në të vërtetë, unë kam lindur si poeteshë në moshën 15-vjeçare dhe kam vazhduar interesat letrare duke studiuar në shkollën e mesme gjuhësore dhe më pas duke u diplomuar në gjuhë të huaj me një master në gjuhët dhe letërsitë evropiane dhe amerikane. Kam redaktuar disa libra për arsye pune dhe kam shkruar artikuj për revista kulturore. Trajnimi humanist më ka dhënë privilegjin e thellimit të të ashtuquajturës “njohuri të njeriut perëndimor” me një fokus në gjuhët dhe letërsinë e pjesës së globit në të cilën jetojmë pa lënë pas dore aspektet shpirtërore dhe të sjelljes. Gjatë këtyre viteve formuese, thelbësore në ndërtimin e mendimit tim, unë isha në gjendje të identifikoja një seri analitike dhe kritike, që më lejuan të bëja një hetim të plotë të çdo artisti me të cilin kam rënë në kontakt, duke lexuar ose admiruar veprat e krijuara. Këto vepra janë padyshim të rëndësishme për kursin tim të studimit dhe për librat që kam botuar.

– Ke botuar dy romane, “Veshja e Kuqe” (2019) dhe “Lulediellit e Lindjes (2020). Kujt i drejtohen këto romane, kush janë blerësit e tu? Dhe çfarë synon ti tu përcjellësh atyre që e kanë në dorë librin tënd?

Të dy romanet analizojnë marrëdhëniet midis partnerëve dhe midis prindërve dhe fëmijëve. Ekzistojnë tema me vlera të forta shoqërore si dinamika familjare, fenomeni i dhunës fizike dhe psikologjike, ndryshimet kulturore dhe shpirtërore midis Perëndimit dhe Lindjes, homofobia, racizmi… Këto janë libra që synojnë një audiencë të rritur në gjendje të analizojnë temat e ndryshme të përmendura së bashku me protagonisten. Ata nuk janë thjesht dy romane dashurie por dy histori për burrat dhe gratë e kohës sonë. Ne kemi ndryshuar shumë në dekadat e fundit dhe librat i bashkojnë këto kontekste: bota mashkullore dhe femërore.

-Ti jeton në Itali, je arsimuar atje dhe normalisht ke një formim kulturor të atij vendi. Po shqiptarët mund të gjejnë copëza të realitetit të tyre në romanet e tua?

Të dy romanet janë vendosur kryesisht në Firence, qyteti ku unë jetoj dhe të cilin e njoh më mirë se çdo tjetër. Firence njihet në të gjithë botën si djepi i Rilindjes, një hapësirë fizike ku ndodhi rinovimi kulturor, jo vetëm artistikisht, por gjithashtu dhe mbi të gjitha sipas perceptimit të njeriut dhe botës. Firence, megjithatë, nuk është qyteti i vetëm dhe edhe nëse Shqipëria nuk përmendet, në romanin e parë gjejmë referenca të rëndësishme për kombin tonë që flet për migrimet dhe sesi perceptohen të huajt sot. Tema e të huajit është shumë e pranishme, mbase sepse shpesh jam ndjerë ndryshe në një vend që nuk më ka lindur, por që më ka rritur.

-Është në planin tënd që romanet të përkthehen në shqip për lexuesit shqiptarë? Dhe kur do të ndodh kjo?

Në këta muajt e parë të vitit në të vërtetë po punoj për përkthimin e dy teksteve në shqip. Besoj se këtë privilegj ia kam borxh kombit tim që më dha kuriozitetin dhe pasionin për të studiuar. Prandaj Shqipëria do të jetë shteti i parë që do të shohë librat e mi të përkthyer në shqip dhe kjo do të ndodhë gjatë disa muajve të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi ditor, e shtunë 12 qershor 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 12 qershor 2021

Publikuar më 12.06.2021
Dashi Marsi në një shenjë zjarri nxit pasionet. Më në fund, ...

Dashi Marsi në një shenjë zjarri nxit pasionet. Më në fund, pas një pritje të gjatë, është koha për të marrë masa. Nuk ka më nevojë për të ngecur duke menduar ose duke pritur për kushte më të mira, por është koha për të vepruar. Në muajt e fundit keni qëndruar të palëvizshëm për një […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e premte 11 qershor 2021

Horoskopi ditor, e premte 11 qershor 2021

Publikuar më 11.06.2021
Dashi Një nga marrëdhëniet tuaja po ecën ngadalë drejt një n...

Dashi Një nga marrëdhëniet tuaja po ecën ngadalë drejt një niveli të ri. Ju mund të keni dëgjuar disa këmbana alarmi kohët e fundit. Është shumë shpejt që të tregoni nëse ka gjëra për t’u shqetësuar, prandaj mos veproni i bazuar tek frika dhe dyshimet. Demi Për disa prej jush, kjo ditë është një moment […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e mërkurë 9 qershor 2021

Horoskopi ditor, e mërkurë 9 qershor 2021

Publikuar më 09.06.2021
Dashi Nëse keni lidhje me ndonjë profesion terapeutik, ju mu...

Dashi Nëse keni lidhje me ndonjë profesion terapeutik, ju mund të bëni një zbulim të çuditshëm në lidhje me fushën e shëndetit sot. Këtë zbulim nuk do ta gjesh në asnjë libër apo metodologji që ndjek zakonisht. Emocionet nuk janë aq të verbra siç përpiqet shoqëria racionale të na bindë! Ndonjëherë ata na drejtojnë rrugën […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e hënë 7 qershor 2021

Horoskopi ditor, e hënë 7 qershor 2021

Publikuar më 07.06.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen të ndryshojn...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të përpiqen të ndryshojnë sjellje. Do tentoni për të luftuar zakonet e këqija. Ka gjasa të dëshpëroheni për shkak të partnerit/partneres suaj. Rekomandohet të nisni një jetë të re. Fillimisht nisni një udhëtim për t’u relaksuar. Demi Nuk rekomandohet të bëni plane gjatë. Ka gjasa që gjithçka t’ju […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e shtunë 5 qershor 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 5 qershor 2021

Publikuar më 05.06.2021
Dashi Kjo e shtunë fillon mirë, Hëna është në shenjë dhe ju ...

Dashi Kjo e shtunë fillon mirë, Hëna është në shenjë dhe ju doni të ndani pozitivitetin e saj. Do të keni disa detaje interesante në takimet e reja. Në punë duhet të gjeni zgjidhjen e disa problemeve por mbase mënyra e vetme që mundeni është të flisni me kolegët tuaj. Demi Çiftet janë të favorizuar […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 3 qershor 2021

Horoskopi ditor, e enjte 3 qershor 2021

Publikuar më 03.06.2021
Dashi Kjo pjesë e parë e qershorit është shumë e rëndësishme...

Dashi Kjo pjesë e parë e qershorit është shumë e rëndësishme për ju veçanërisht për fillimin e projekteve të reja. Keni shumë ide, keni punuar për disa prej tyre për një kohë të gjatë, brenda këtij muaji mund të merrni rezultate të mira Demi Gjendja juaj astrologjike është e veçantë pasi në të ardhmen ka […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 qershor 2021

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 qershor 2021

Publikuar më 02.06.2021
Dashi Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i shtyjnë projektet...

Dashi Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i shtyjnë projektet e reja. Është e rëndësishme të fokusoheni në çështje më të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumë punë. Rekomandohet të bëni udhëtime të shkurtra, ose të vizitoni vende në të cilat nuk keni qenë më parë. Demi Është e rëndësishme të keni parasysh këshillat e personave […]

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e martë 1 qershor 2021

Horoskopi ditor, e martë 1 qershor 2021

Publikuar më 01.06.2021
Dashi Dikush që qëndron pranë jush gjatë kësaj kohe të çudit...

Dashi Dikush që qëndron pranë jush gjatë kësaj kohe të çuditshme do të qëndrojë pranë jush edhe në të ardhmen, prandaj largoni çdo dyshim që keni për të. Në aspektin profesional, gjërat do ju shkojnë me sukses. Demi Gjithkush do të jetë dakord me çdo gjë që ju thoni, madje edhe ndonjë bashkëpunëtor apo mik, […]

Lexo më shumë