“Iku, iku po pres të vdesë”, thirrja e babait në Polici pasi qëlloi vajzën me thikë

Korrikun e kaluar, një ngjarje e rëndë ndodhi në Adelaide të Australisë. Babai Petrit Lekaj, i cili rezulton si trafikant i dënuar i drogës, goditi me thikë tetë herë Sabrina Lekajn, në makinën e saj.

Ndërkaq, gjykata e Australisë këtë të enjte lëshoi një audio të regjistruar nga policia ndërsa ata tentuan të gjurmojnë 49-vjeçarin kur oficerët morën njoftime se vajza e tij ishte plagosur me thikë.

“Shok, a mund të më thuash çfarë ka ndodhur? Ndoshta mund të arrijmë te vajza juaj dhe ta ndihmojmë”- thotë një nga oficerët.

“Jo, ajo iku, iku”, përgjigjet Lekaj.

Ndër të tjera, në Gjykatë u tha se i ati kishte marrë një thikë të madhe kuzhine, duke e dërguar vajzën për të blerë ushqime. Ndërsa lekaj tha se qëllimi i tij ishte vetëm që ta frikësonte, por e humbi toruan kur e bija i tha që nuk i interesonin “sakrificat që ai kishte bërë për t’i dhënë asaj një jetë më të mirë”.

Ndërsa, në një intervistë të regjistrua nga policia në një strukturë të shëndetit mendor, autori tregoi për vrasjen e vajzës së tij.

Kur e pyetën pse Sabrina u gjet e plagosur me thike në të gjithë pjesën e sipërme të kraharorit, babai i dy fëmijëve pëshpëriti: “Unë e bëra”.

“E godita vazhdimisht me thikë…ajo ishte duke shkelmuar derën dhe dritaren. Pastaj shkoi në pjesën e pasme të makinës….” Kur ai më në fund hodhi thikën, burri tha se i vuri dorën në gojë dhe e mbyti. Pasi Sabrina pushoi së luftuari, ai i ktheu thikën vetes. Lekaj u gjet pranë vajzës së tij me një plagë të rëndë në stomak 250 metra larg shtëpisë ndërsa u trajtua në Spitalin Royal në Adelaide.

Unë dëshiroj të mos isha … Unë dëshiroj që … dëshiroj të mos isha këtu,” ai belbëzoi. “Është e papërshkrueshme të mendosh se çfarë bëra”. Lekaj u deklarua fajtor për vrasje në gusht dhe do të dënohet javën tjetër. Në një seancë të mërkurën, avokati i tij tha që babai nuk mund t’i shpjegonte veprimet e tij.

Biseda 

Policia: Jam një oficer policie, a mund të flasësh me mua?

Lekaj: Thjesht po pres që të vdes.

Policia: Nuk duam që t’ju ndodhë diçka e tillë, duam që t’ju sjellim dikë që të flasë me ju dhe të shohë nëse mund t’ju ndihmojë, ju lutem.

Lekaj: Nah, nah… nuk dua asnjë lloj ndihme. Dua vetëm… nuk dua ndihmë.

Policia: Shok, do doja vërtetë të sjell oficerët e policisë që të flasin me ty dhe mund ta zgjidhim nga aty.

Lekaj: Ok.

Policia: Ku ndodhesh shoku im?

Lekaj: Nuk jam i sigurt… nuk jam i sigurt vërtetë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet