×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Identiteti dhe konsumi në kuadrin e analizës sociologjike

Ledjo Zeneli

Në këtë shkrim është bërë një analizë sociologjike e cila trajton lidhjen që ekziston mes identitetit
dhe aktit të konsumit. Një analizë e tillë është e nevojshme për të kuptuar ndikimin e kushteve
sociale mbi jetën e individëve. Zygmunt Bauman në veprën e tij “Sosyolojik Düşünmek” (Të
Mendosh Sociologjikisht) shprehet se perspektiva sociologjike na ndihmon të shikojmë socialen
tek individualja dhe të përgjithshmen tek e veçanta. Ajo që Bauman kërkon të thotë me këtë do
bëhet më e qartë në vazhdim.
Mund të thuhet pa frikë se shoqëritë e sotme njerëzore, veçanërisht ato perëndimore, janë të
ndërtuara dhe funksionojnë nën ndikimin e disa vlerave dhe normave të cilat ndryshojnë në shumë
aspekte me shoqëritë para industriale. Ndryshimi i kësaj strukture mund të cilësohet si një
familjarizim i gjerë i botës sociale me perspektivën profane të jetës. Pra me dobësimin e parimeve
me natyrë metafizike e të shenjtë dhe fuqizimin e parimeve me natyrë njerëzore. Zgjerimi i
qyteteve si pasojë e zhvillimeve industriale ka luajtur një rol mjaft të madh në përhapjen e kësaj
perspektive. Qytetet si hapësira fizike dhe sociale kanë prodhuar një njeri të ndryshëm nga ai
tradicional; një njeri i cili ka mundësinë që të rrisë statusin e tij në shoqëri duke përvetësuar këto
norma dhe vlera që dinamizmi urban prodhon. Struktura kulturore dhe fizike e qytetit legjitimohet
nga ky njeri; identiteti i të cilit prodhohet në masë të madhe nga mënyra e jetës urbane. Lidhur me
këtë, faktori kryesor që përcakton mënyrën e jetesës në këto hapësira është konsumi. Konsumi
është një nga ritualet më të përhapura të njeriut modern. Prandaj dhe vlen të theksohet fakti se
njeriu modern është një qenie e cila e gjen shpesh kuptimin e jetës në produktet ose më saktë
kuptimet simbolike që konsumon. Po ti hedhim një sy jetës sonë ditore do vëmë re se ajo kalon
brenda një procesi ku dominues është akti i konsumit. Si rrjedhojë institucionalizimi i aktit të
konsumit është kthyer në një lloj ideologjie e jetës bashkohore të cilën mund ta cilësojmë si
konsumatorizëm. Si çdo ideologji që përcakton parimet e veprimit njerëzor edhe konsumatorizmi
parashtron dhe imponon disa vlera dhe parime të cilat konkretizohen nga individët e shoqërive
bashkohore.
Akti i konsumit është bërë një nga rrugët më efektive për të fituar vlerë dhe rritur prestigjin social
në shoqëri. Kostoja e produktit që konsumohet, pavarësisht se ka dhe raste kur ndodh e kundërta,
në të shumtën e rasteve rrit autoritetin duke prodhuar në këtë mënyrë një ndjenjë superioriteti te
konsumatori. Ky fenomen e ka bërë aktin e konsumit një përcaktues jashtëzakonisht të fuqishëm
në krijimin e shtresave sociale. Sa më shumë të konsumosh aq më lart ngjitesh në këtë hierarki. Si
pasojë, ky akt është bërë gjithashtu një nga burimet kryesore të identitetit social. Individët përdorin
produkte të ndryshme si mjete për të krijuar një përshtypje të caktuar në lidhje me mënyrën sesi
dëshirojnë të perceptohen nga “tjetri”. Tjetri në këtë rast, i ndikuar po ashtu nga vlerat e
konsumatorizmit, shërben si njësi matëse dhe konfirmimi për konkretizimin e identitetit të
individit. Pra marrëdhëniet sociale në përgjithësi përcaktohen nga ky akt. Ashtu si personat fetar
lidhen, solidarizohen së bashku dhe prodhojnë vazhdimisht ndjenjën e identitetit fetar me anë të
ritualeve fetare, në të njëjtën mënyrë konsumatorët lidhen dhe rikonfirmojnë vazhdimisht
identitetet e tyre duke kryer ritualet e konsumatorizmit Sa më i shpeshtë dhe i dukshëm të jetë
rituali aq më shumë i rritet vlera konsumatorit. Por ritualet konsumatore, ndryshe nga ato fetare,
janë tepër dinamike dhe fluide në hapësirë dhe kohë; ato ekzistojnë dhe legjitimohen nga moda, e
cila edhe pse është thjeshtë një dëshirë e përkohshme, korniza e saj konceptuale është e
qëndrueshme. Është pikërisht kjo qëndrueshmëri ajo që e kthen atë në një mjet kontrolli ndaj të
cilit individët dorëzohen në mënyrë të vullnetshme.
Këtu mund të lind natyrshëm pyetja se përse individët janë kaq të tërhequr dhe ndjejnë një presion
kaq të madh për ta lidhur identitetin e tyre me konsumin. Pikërisht në këtë pikë na shërben mendimi
i cituar më sipër i Bauman; “të arrish të shikosh atë që është sociale tek individualja dhe të
përgjithshmen tek e veçanta”. Bauman shprehet se njerëzit në përgjithësi kanë një tendencë për t’i
perceptuar situatat apo ngjarjet shoqërore si rezultate të veprimeve të vullnetshme të individëve.
Ai thekson se ne jemi të prirur të mendojmë se pas çdo ngjarje që nuk na pëlqen ndodhet dikush
me qëllime të këqija dhe pas çdo ngjarje që na pëlqen ndodhen individë me qëllime të mira. Pa
dyshim që individët janë të aftë që të bëjnë zgjedhje racionale dhe të vullnetshme brenda
alternativave që sistemi ofron. Por së bashku me këtë, ajo që Bauman kërkon të thotë ka të bëjë
me ndikimin e vlerave të shoqërisë dhe natyrës së saj sociale mbi zgjedhjet tona personale. Në
kontekstin e temës mund të themi se jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat shije dhe dëshira në lidhje
me gjërat që duan të konsumojnë. Megjithatë për shumicën akti i konsumit është tepër i
rëndësishëm dhe elementar në krijimin e identiteteve sociale. Në këtë rast akti i konsumit dhe
lidhja e tij në mënyrë të ngushtë me mënyrën e jetesës vjen si pasojë e vlerave që sistemi aktual ka
prodhuar. Pra duke qenë se individët lindin dhe rriten në një sistem i cili prodhon një
shumëllojshmëri jashtëzakonisht të madhe produktesh dhe socializohet me kuptimet simbolike që
këta produkte përmbajnë, është e natyrshme që konsumi të kthehet në një nga vlerat më dominuese
të shoqërisë ku jetojnë. Për më tepër kjo vlerë është njëkohësisht një fakt social; i cili ushtron një
ndikim tepër të madh mbi individët duke i detyruar ata që ta ndërtojnë mënyrën e jetesës në këtë
bosht. Kjo është arsyeja se përse veprimet e individëve nuk mund të mendohen si zgjedhje
plotësisht të vullnetshme dhe të pavarura nga konteksti social ku ata jetojnë.
Robert Bocock në librin e tij “Tüketim” [ Konsumi ] shprehet se për tu bërë një konsumator i
kapitalizmit është e nevojshme të mësohen një sërë simbolesh dhe vlerash të veçanta. Sipas tij,
pasi këto vlera dhe simbole që mbështesin aktin e konsumit brendësohen, konsumi arrin që të
ndikojë mbi metodat që individët përdorin për të treguar se kush janë apo se kush duan të bëhen;
kështu konsumi bie në një gjendje të ndërthurur me fenomenet që përfshijnë zhvillimin e ndjenjës
së identitetit. Për shembull nëse një individ ndjen një dëshirë tepër të madhe për të blerë një makinë
të shtrenjtë, kjo nuk ndodh si pasojë e ndonjë zgjedhjeje të vullnetshme por të imponuar. Individi
në këtë rast nuk e percepton atë makinë si një strukturë prej hekuri por në vend të këtij realiteti
objektiv ai ose ajo shikon kuptimin simbolik të makinës dhe funksionin që ajo do kryej në rritjen
e autoritetit dhe statusit të tij apo asaj në shoqëri. Në këtë kontekst, sipas Baudrillard, këto dëshira
nuk kanë të bëjnë aspak me nevojat biologjike. Përkundrazi, dëshirat e kësaj natyre prodhohen nga
vetë sistemi duke u dhënë mundësinë individëve që ti ndërtojnë vetë identitetet e tyre. Në këtë
mënyrë procesi i ndërtimit të identiteteve lidhet ngushtësisht me procesin e konsumit. Veshjet,
aksesorët që përdorim, filmat që shohim dhe veçanërisht shpenzimi i kohës duke kërkuar
vazhdimisht për produkte të reja në faqet e internetit kanë të bëjnë pikërisht me aktin e konsumit
dhe prodhimin e vazhdueshëm të ndjenjës së identitetit. Madje Bocock shprehet se konsumatorët
modern janë fizikisht pasiv dhe mendërisht të zënë. Ai shprehet se konsumi është kthyer më shumë
se kurrë ndonjëherë në një fenomen dhe përvojë mendore që duhet të zgjidhet në kokë. (I njëjti
burim).

Cila është dobia e kësaj analize sociologjike?

Sociologjia ka një veçori interesante e cila të ndihmon që t’i kuptosh proceset sociale në mënyrë
sistematike dhe shkencore. Në këtë mënyrë dija sociologjike të bën më pak të manipulueshëm
duke kontribuar kështu në ndërtimin e një jete të shëndetshme dhe produktive. Pra vetëdijesimi
sociologjik mbi këto procese të jep një lloj pavarësie duke krijuar mundësinë që individi të mos
ndikohet plotësisht nga normat dhe vlerat e shoqërisë ku jeton. Dija sociologjike dhe veçanërisht
analiza e bërë më lart është e dobishme edhe për shumë arsye të tjera që kanë të bëjnë me zgjidhjen
e problemeve sociale. Për shembull shpesh herë përballemi me të rinjë të cilët janë tepër të varur
nga kuptimet simbolike të produkteve që konsumojnë ose që duan të konsumojnë. Kjo varësi jo
rrallë herë përkthehet në fatkeqësi si vrasje, dhunë fizike, pakënaqësi, aksidente dhe fenomene të
tjera të ngjashme. Nëse një i ri apo e re fillon të futet në rrugët e krimit në mënyrë që të akumulojë
para për të blerë një produkt të shtrenjtë, apo nëse tërhiqet fuqishëm drejt përdorimit ekstrem të
këtij produkti në mjedise sociale dhe publike dhe pasoja e këtyre veprimeve del të jetë e dëmshme
si për individin ashtu edhe për shoqërinë, shkaku për këtë nuk mund të lidhet vetëm me veprimet
e supozuara si plotësisht të lira të individit në fjalë. Siç u theksua edhe më lart këtu kemi të bëjmë
me një individ të varur nga produktet e konsumit dhe të zbrazur nga vlerat e dobishme sociale.
Prandaj dhe përhapja e mendimit sociologjik është tepër e nevojshme dhe përcaktuese në rritjen e
ndërgjegjes dhe vetëdijes publike për mënyrën sesi funksionon bota kulturore dhe sociale, pjesë e
së cilës është gjithkush. Rritja e kësaj ndërgjegje është proces tepër i gjatë dhe i vështirë i cili duhet
të fillojë fillimisht me futjen e lëndëve mësimore të cilat shkatërrojnë që në themel dimensionin
ideologjik dhe “magjepsës” të sistemit arsimor. Nëse të paktën gjimnazet nuk fokusohen në
zbatimin e programeve të tilla që kanë si qëllim rritjen e mendimit kritik dhe aftësisë analitike nuk
mund të presim që shoqëritë të cilat vuajnë nga problemet sociale të përmisohen në të ardhmen.
Pushteti i ligjit dhe frika e dënimit që ai reflekton nuk është fare i mjaftueshëm në një shoqëri të
mbushur me individë që janë të zbrazur nga mendimi kritik.

*Autori është diplomuar për sociologji në universitetin “Selçuk” Konja, në Turqi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Tanush Çaushi: Gënjeshtra që lë shenjë

Tanush Çaushi: Gënjeshtra që lë shenjë

Publikuar më 15.08.2022
Tanush Çaushi Përgjithësisht, partitë e majta, kanë si bazë ...

Tanush Çaushi Përgjithësisht, partitë e majta, kanë si bazë votash shtresat e poshtme të shoqërisë. Programet këtë shenjojnë, pra të përkrahin, të mbrojnë e t’u dalin për zot të varfërve, skamnorëve, të nëpërkëmburve. Edhe partitë e majta shqiptare këtë kanë në majë të gjuhës në tubime e tribuna. Deri këtu mirë. E shkruara dhe e […]

Lexo më shumë

Pirro Naçi: Policia që duam dhe një letër pa përgjigje e 4 viteve më parë për ministrin dhe deputetin e Sarandës

Pirro Naçi: Policia që duam dhe një letër pa përgjigje e 4 viteve më parë për ministrin dhe deputetin e Sarandës

Publikuar më 12.08.2022
Pirro Naçi Ngjarja e Himarës ka nxitur një debat të madh edh...

Pirro Naçi Ngjarja e Himarës ka nxitur një debat të madh edhe për policinë. Të paktën në rrjetet sociale. Njerëzit flasin e reagojnë. Nuk e di se çfarë po bëhet brenda institucionit, por mendoj se edhe aty po ndodh e njëjta gjë…Po të ndodhë e kundërta është sikur të dërgohet mesazhi tek shkelësit e ligjit […]

Lexo më shumë

Pse (nuk) duhet dhënë dorëheqja?

Pse (nuk) duhet dhënë dorëheqja?

Publikuar më 05.08.2022
Arben Rrozhani Timothy Colin Smith, 38 vjeç, një politikan a...

Arben Rrozhani Timothy Colin Smith, 38 vjeç, një politikan australian në Shtetin e Victorias, në tetor 2021, teksa po i jepte makinës pasi kishte pirë pak alkool, e përplasi mjetin në murin e një shtëpie. Askush nuk u lëndua, por Smith dha dorëheqje nga pozita që mbante si “Prokuror i Përgjithshëm nën hije”. Nuk bëri […]

Lexo më shumë

Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, pa shumë lakmi dhe ethe ndërtimore

Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, pa shumë lakmi dhe ethe ndërtimore

Publikuar më 04.08.2022
Teuta Toska Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në...

Teuta Toska Qeparoja m’u duk një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Shtrihet dhe zgjerohet buzë detit pa shumë lakmi dhe ethe ndërtimore, krahasuar me betonizimin e frikshëm të Dhërmisë, Drimadhesit, që i ka aq afër. Fshati lart në mal i qëndron mbi krye si hije këtij tjetrit buzë Jonit dhe ndërtesat e reja […]

Lexo më shumë

‘Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë’

‘Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë’

Publikuar më 03.08.2022
Arben Rrozhani   Shefi i madh mori në mesnatë Spin-dokt...

Arben Rrozhani   Shefi i madh mori në mesnatë Spin-doktorin. -Spino, duhet me bo një reagim të fortë për këta të vdekurit e pakallur që më akuzojnë për këtë ngjarjen e Potamit. -Po shef. Po them mos të reagojmë me postime se nuk arrijmë t’i fshijmë dhe t’i bllokojmë se nja 120 operatorë, gati gjysma, […]

Lexo më shumë

Pirro Naçi: Diçiturat e ‘fshehta’ të skicave në zyrën e Edi Ramës

Pirro Naçi: Diçiturat e ‘fshehta’ të skicave në zyrën e Edi Ramës

Publikuar më 27.07.2022
Pirro Naçi 200 vitet e fundit shkencëtarët dhe artistët kanë...

Pirro Naçi 200 vitet e fundit shkencëtarët dhe artistët kanë pasur pikëpamje të kundërta për estetikën e ngjyrave. Harmonia e ngjyrave është thelbësore në një projekt ashtu siç është dizajni. Arthur Schopenhauer në veprën e tij ‘’Vizioni dhe ngjyrat’’bazonte teorinë e Gëtes mbi ngyrat. Filozofi Ewald Hering shpiku teorinë e parë të tingullit të përshtypjes […]

Lexo më shumë

Lavdosh Ferruni: Caktimi i çmimit për energjinë e prodhuar prej inceneratorit të Elbasanit, mashtrim mbi mashtrimin

Lavdosh Ferruni: Caktimi i çmimit për energjinë e prodhuar prej inceneratorit të Elbasanit, mashtrim mbi mashtrimin

Publikuar më 21.07.2022
Lavdosh Ferruni Më në fund ERE u dorëzua dhe caktoi më në fu...

Lavdosh Ferruni Më në fund ERE u dorëzua dhe caktoi më në fund një çmim për incinerator të Elbasanit, se gjoja u plotësuan kushtet nga kompania e inceneratorit të Elbasanit, Albteg, pasi refuzoi me të drejtë të caktonte një çmim të jashtëligjshëm në vitin 2019, për të cilin pretendonte kompania e inceneratorëve. Nuk ka rëndësi […]

Lexo më shumë

Pirro Naçi: Kur miti takon realitetin

Pirro Naçi: Kur miti takon realitetin

Publikuar më 19.07.2022
Zakonisht në jetë një ngjarje lëviz në kufirin mes fantazisë...

Zakonisht në jetë një ngjarje lëviz në kufirin mes fantazisë dhe realitetit. Disa raste anojnë edhe nga mrekullitë. Nuk ka vend në botë si yni, që të jetë kaq shumë i lidhur me Evropën, por jo aq shumë me ‘’mrekullitë’’ e saj. Kjo, edhe në kohët mitologjike por edhe në ditët moderne. Ndoshta na ra […]

Lexo më shumë