
Alban Daci
Çdo vend ka nevojë për idealistë, por jo çdo kush mund të jetë idealist! Për të qenë idealist, para se gjithash duhet të kesh ide, të cilat vijnë si pasojë e formimit personal, trashëgimisë familjare e po ashtu edhe ecurisë në jetë. Shqipëria ka dhe do të ketë nevojë për idealistë. Lind natyrshëm pyetja: a ka Shqipëria idealistë?
Në këto 30 vjet kemi parë njerëz pa histori, pa ide dhe me ecuri modeste jetësore që na janë shitur si idealistë, por në fakt kanë dëmtuar dhe kanë lënë në hije apo në harresë idealistët e vërtetë. Këta të fundit është e vështirë t’i gjesh në politikë, por sigurisht i gjen me shumicë në kafe, në rrugë apo edhe në forma të tjera të shoqërisë tonë dhe duket sikur janë të ndëshkuar për shkak se qëndrojnë besnik përballë ideve të tyre e nuk pranojnë as të përdoren e as të jenë të përdorshëm.
Në emër të ideve dhe idealeve, janë shitur e prezantuar persona, që për interesa të mirëfillta të ngushta, janë shitur e kanë tradhtuar edhe veten e tyre me ofertën e parë që kanë pasur. Çdo person ka të drejtë të bëj ç’të doj me trupin e tij dhe me vullnetin e tij, mund të bëhet edhe “prostitutë”, sepse ashtu si politika edhe kjo bën pjesë tek “zanatet” vjetra të njerëzimit, por asnjë nuk ka të drejtë të mashtrojë ata që besojnë më të vërtetë tek idealet e kanë një histori personale.
Deri tani kemi parë edhe të rinj që na janë prezantuar idealistë, të ndershëm e qëndrestarë e mandje na kanë bërë thirrje për kryengritje e nevojën për ndryshim, por sapo kanë marrë ofertën e parë nga pushteti, janë shitur si “derrat në Milot”. Shqipëria ka nevojë për idealistë, por sigurisht mbi të gjitha për persona që kanë ide dhe vizione për të një Shqipëri më të mirë! Idealizmi nuk është “prostitucion”, por vlerë njerëzve që është fryt i një rrugëtimi të gjatë e të mundshëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply