I rezistoi konkurrencës së “Facebook” ndër vite, shitet rrjeti social

Në Dhjetor të 2018-ës Verizon tha se do të pastronte sajtin duke ndaluar përmbajtjet për të rriturit. Ky vendim erdhi pasi Apple e përjashtoi aplikacionin nga App Store pasi u zbulua pornografi e fëmijëve.

Verizon do të shesë Tumblr dy vite pasi e bleu rrjetin social si pjesë e blerjes 4.8 miliardë dollarëshe të Yahoo.

Themeluar në 2007 si një prej sajteve të parë të mikroblogimit, Tumblr u ble nga Automattic, kompania e shërbimeve të uebit e mirënjohur për platformën e blogimit WordPress.com, për një çmim të fshehtë.

Shefi ekzekutiv i Automattic konfirmoi blerjen në një postim në profilin e tij personal të Tumblr. Shefi ekzekutiv i Tumblr tha se ishte i emocionuar për zhvillimet e reja dhe më të shumti ishte i emocionuar për drejtimin e ri që mund të marrë mbarë komuniteti i Tumblr nga kjo blerje.

Tumblr është biznesi i dytë madhor i Yahoo që po shitet nga Verizon. Kompania e filloi me Flickr në Prill të 2018-ës duke e shitur tek SmugMug.

Ndryshe nga Flickr, Tumblr ka arritur të ruajte bazën e përdoruesve gjatë “sundimit” të Yahoo dhe është një prej komuniteteve të pakta sociale që i ka rezistuar konkurrencës së “Facebook” dhe “Twitter”.

Në Dhjetor të 2018-ës Verizon tha se do të pastronte sajtin duke ndaluar përmbajtjet për të rriturit. Ky vendim erdhi pasi Apple e përjashtoi aplikacionin nga App Store pasi u zbulua pornografi e fëmijëve.

Përdoruesit e Tumblr nuk ishin dakord duke argumentuar se është sjellja e lirë e përdoruesve të sajtit që kishte krijuar një komunitet unik. /PCWorld.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet