×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I paralizuari vdes me eutanazi, Italia e ndarë pas vetëvrasjes së parë mjekësore

Një 44-vjeçar vdiq dje në Itali në rastin e parë të eutanazisë së asistuar me ndihmë mjekësore në atë vend, raporton Deutsche Welle. Ai, i paralizuar nga qafa e poshtë është personi i parë në Itali që merr miratimin nga gjykata për vetëvrasje, pra eutanazi me ndihmë mjekësore. Edhe pse teknikisht është kundër ligjit të ndihmosh dikë të marrë jetën në Itali, Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi në vitin 2019 se mund të ketë disa përjashtime-megjithëse në kushte strikte.

Federico Carboni, identiteti i të cilit u zbulua pas vdekjes së tij, ndërroi jetë të enjten pasi i dha vetes një koktej vdekjeprurës përmes një pajisjeje speciale. Familja dhe miqtë e tij ishin me të kur ai ndërroi jetë. Vdekja e Carbonit u njoftua nga shoqata Luca Coscioni, një grup që lufton për legalizimin e eutanazisë dhe që e ndihmoi atë të niste çështjen e tij para gjykatave dhe institucioneve shëndetësore. Federico Carboni, një shofer kamioni 44-vjeçar, mbeti i paralizuar nga qafa poshtë 10 vjet më parë pas një aksidenti me makinë.

“Nuk e mohoj që jam penduar që i kam thënë lamtumirë jetës. Bëra gjithçka që munda për të jetuar sa më mirë pavarësisht paaftësisë sime, por tani kam arritur në fund të fuqisë sime, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, tha Carboni para se të ikte nga kjo botë me vullnetin e tij. Si një tetraplegjik, ai kishte nevojë për kujdes 24 orësh, duhej të mbështetej te njerëzit e tjerë dhe nuk kishte pavarësi, shpjegoi ai, gjë që e bënte të ndihej si “një varkë që noton në oqean”.

“Tani më në fund jam i lirë të fluturoj kudo që dua,” tha Carboni.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë italiane hapi rrugën për vetëvrasje të asistuar në disa raste. Kjo çështje u kundërshtua ashpër nga Kisha Katolike Romake dhe partitë politike konservatore. Gjykata renditi disa kushte që duhet të plotësohen për të konsideruar vetëvrasjen e asistuar. Për shembull, duhet të jetë e qartë se pacienti nuk mund të shërohet, apo se pacienti përjeton “dhimbje të padurueshme fizikisht dhe mendërisht”. Pacienti gjithashtu duhet të jetë plotësisht i aftë të marrë vendimet e tij dhe të kuptojë pasojat.

Carboni mori lejen nga komisioni i etikës nëntorin e kaluar, pasi kapërceu një refuzim fillestar nga institucionet shëndetësore dhe vendosi ta çojë çështjen e tij në gjykatë. Kështu ai u bë personi i parë në Itali që mori miratimin e gjykatës për eutanazinë e asistuar. Më pas iu desh të mblidhte 5000 euro për të mbuluar shpenzimet e barnave dhe pajisjeve speciale të nevojshme për t’i dhënë fund jetës së tij. Vetëvrasja e asistuar është një procedurë e lejuar në Zvicër prej dekadash. Kjo praktikë është e ligjshme edhe në disa vende të tjera, duke përfshirë Holandën, Luksemburgun, Spanjën dhe Belgjikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Lirimi i Bllakos, PD: Rama e çoi në konvaleshencë pasi u sigurua se nuk do të ‘këndonte’ nga qelia

Lirimi i Bllakos, PD: Rama e çoi në konvaleshencë pasi u sigurua se nuk do të ‘këndonte’ nga qelia

Publikuar më 06.10.2022
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Po...

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deklarata e […]

Lexo më shumë

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Modelja më e vjetër në botë fotografohet nudo nga Fadil Berisha për revistën prestigjioze

Publikuar më 06.10.2022
Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’...

Mosha është thjesht një numër. Për modelet Carmen Dell’Orefice dhe Beverly Johnson, kjo nuk mund të ishte më e vërtetë. Ato u shfaqën së bashku në kopertinën e fundit të revistës New You – respektivisht në moshën 91 dhe 69 vjeç – dhe fotot janë realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha. Fadil Berisha/ New You […]

Lexo më shumë

Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror

Rama habit liderët europianë me kravatën e mbushur me imazhet e organit gjenital femëror

Publikuar më 06.10.2022
Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në Samitin informal të ...

Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në Samitin informal të Pragës mes 44 liderëve të BE-së dhe të vendeve jo anëtare.  Shumë të pranishëm kanë treguar vëmendje të shtuar ndaj kryeministrit tonë, duke hedhur edhe vështrime të habitura, për shkak të kravatës që ai mbante, e cila jep përshtypjen e disa vaginave të shumëngjyrshme. Me siguri […]

Lexo më shumë

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Ismail dhe Helena Kadare reagojnë për fituesen e Nobelit: Edhe pse jetojmë në Francë, nuk e njohim

Publikuar më 06.10.2022
Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në l...

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin ‘Nobeli’ në letërsi. Ky çmim i është dhënë shkrimtares  “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ishte sërish pretendent për ta marrë këtë çmim, për të disatin vit me rradhë. I pyetur […]

Lexo më shumë

U arrestua për aferën e inceneratorëve, lirohet ish-deputeti Alqi Bllako

U arrestua për aferën e inceneratorëve, lirohet ish-deputeti Alqi Bllako

Publikuar më 06.10.2022
Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pa...

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi masa e sigurisë ndaj tij ka ndryshuar.  GJKKO ka pranuar ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako është zyrtari i dytë, që u arrestua lidhur me aferën […]

Lexo më shumë

3 apartamente, 2 vila e 5 makina luksoze, 46-vjeçarit në Elbasan i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri

3 apartamente, 2 vila e 5 makina luksoze, 46-vjeçarit në Elbasan i sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri

Publikuar më 06.10.2022
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rret...

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Albert Topuzi pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar […]

Lexo më shumë

Salianji: Ervis Martinaj u lajmërua 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Salianji: Ervis Martinaj u lajmërua 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Publikuar më 06.10.2022
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me minist...

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i thirrur prej tij në interpelancë. Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ai përmendi disa emra nga bota e krimit. “Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë se deri tani ka mbajtur […]

Lexo më shumë

Kryetari i PD-së në Lezhë fshin statusin e dorëheqjes

Kryetari i PD-së në Lezhë fshin statusin e dorëheqjes

Publikuar më 06.10.2022
Në të gjitha mediat online u shpërnda dje lajmi i dorëheqjes...

Në të gjitha mediat online u shpërnda dje lajmi i dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Lezhë, Arben Ndoj. Ishte vetë ky i fundit që në një status të gjatë në Facebook rrëfente arsyet e dorëheqjes. Ai falënderonte anëtarët e PD-së për mbështetjen që i kishin dhënë, por ishte mjaft kritik për një pakicë prej […]

Lexo më shumë