I infektuar me koronavirus, vdes papritur 28-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI+FOTO)

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Mjekët thonë se shkaku zyrtar i vdekjes është një emboli pulmonare.

Mediat italiane shkruajnë se në orët e ardhshme mjekët do të duhet të kryejnë hetime të mëtejshme për vdekjen e tij pasi i riu ishte prekur nga koronavirusi.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto vetëm rreth dhjetë ditë më parë. Disa ditë më parë, tamponi i parë kishte rezultuar negativ, ndërsa i riu ishte duke pritur të kryente të dytën, e cila do të vërtetonte shërimin e tij.

Për vite me radhë Luçjan Elezi banonte në Val di Fassa, ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm. Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

Miqtë e përshkruajnë atë si vëlla dhe në Facebook njëri prej tyre shkruan: “Na është thyer zemra, do ta kujtojmë atë si një mik të shkëlqyeshëm, të paharruar për shpirtin e tij njerëzor, të arsimuar, të mençur dhe punëtor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet