
Një tjetër viktimë në moshë të re është shënuar nga COVID-19 në vendin tonë.
Mësohet se një 28-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.
Ajo ndodhej e shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet COVID të kryeqytetit dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Më tej thuhet se e reja ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë.
Sakaq, mësohet se foshnja gëzon shëndet të plotë.
Kujtojmë që pak më herët edhe një 17-vjeçar po nga Elbasani, pa sëmundje shoqëruese ndërroi jetë si pasojë e virusit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply