×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Helidon Gjergji çon në Malin e Zi mesazhe nga Liqeni i Shkodrës (FOTO)

Nga Anila Dedaj

Helidon Gjergji hap në Mal të Zi ekspozitën “Liqeni i Shkodrës”. Speciet në zhdukje të liqenit si dhe historia e politika gërshetohen për të dhënë një mesazh pozitiv. Retushimi nga figurat historike, dhe një rast konkret që tregon se si Enver Hoxha “eliminoi” 10 delegatë

Gjithkush mund ta mendojë si një vijë ndarëse midis Shkodrës dhe Malit të zi, por “Liqeni i Shkodrës” kësaj here vjen si një ‘troper’ kulturor, për t’i bashkuar të dyja vendet. Bëhet fjalë për ekspozitën e fundit të Helidon Gjergjit në Muzeun Kombëtar në Malin e zi. Artisti bashkëkohor është përqendruar në dy elemente kryesore që lidhen me liqenin dhe e nxjerrin prej ekosistemit të Shkodrës trupin gjeografik të ujit si një të pandashëm.

Nga njëra anë e tij trajtohet ndërlidhshmëria politike dhe ekologjike duke lënë hapësirë për shpresën dhe bashkëpunimin, ndërsa nga ana tjetër është gjithashtu sfondi i versioneve të shumëfishta konfliktuale të historisë, se si ajo na ndan apo na bashkon. ‘Amfiteatri’ i krijuar ekspozon rrezikun që vjen nga nivelet e mbingarkuara të konsumizmit, lakmia dhe mungesa e respektit për natyrën.

Mjaft interesante në kontekstin historik bëhet edhe retrushimi i fotografive, si në rastin e diktatorit shqiptar, por edhe figurave të tjera si Lenini, Hitleri etj. “Liqeni i Shkodrës”, ka mundur të tërheqë vëmendjen edhe të vizitorëve të thjeshtë, duke ngjallur tek ata dëshirën për të eksploruar vendin tonë.

Helidon, jemi pas çeljes së ekspozitës “Liqeni i Shkodrës” në Mal të Zi në Tiranë. Por, si lindi kjo ekspozitë?

Ekspozita “Liqeni i Shkodrës”, (Scodra Lake), gjysma e fjalës ‘Shkodër’ është në gjuhën malazeze edhe gjysma është në shqip. Unë jam nga Shkodra, edhe pse kam lindur në Tiranë jam rritur atje. Mali i Zi ishte shumë afër nesh, vetëm një orë, por që ne nuk kishim asnjë lloj ideje se çfarë ndodhte atje. Ishte një kufi, që ka mbetur si një ëndërr e parealizuar që të kalonim në anën tjetër.

Në momentin që më ftoi drejtoresha e Muzeut, që të bëj një ekspozitë në Muzeun Kombëtar për mua ishte një ftesë shumë interesante, sepse do të rikthehesha tek e gjithë fëmijëria ime. Do të rikthehesha në ato vende të krahut shqiptar, por që tani kisha mundësinë që të shikoja edhe krahun tjetër. Ekspozita bazohet tek kjo, tek “Liqeni i Shkodrës”, historia që na ndan edhe që na bashkon.

Si u realizua ky rikthim nëpërmjet ekspozitës, duke pasur parasysh elementin natyrë, por edhe kontekstin politik?

Ekspozita ka dy elemente kryesore, që lidhen me liqenin. Njëri është në aspektin natyral, ekologjia e liqenit. Speciet e rrezikuara, speciet endemike, që i përkasin vetëm zonës përreth liqenit. Edhe elementi i dytë është politika, ose historia. Sesi shkruhet historia, se si na ndan ose na bashkon ajo.

Elementi i historisë si prezantohet?

Unë nga ana e historisë, kam ekspozuar disa fotografi të edituara, si Enver Hoxha në Shkodër vitin në 1936. Ai ishte bashkë me delegacionin e të rinjve gjirokastritë që kishin ardhur në Shkodër, për të përcjellë eshtrat e luftëtarëve Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli të vrarë atje. Është Enveri që mban një fjalim në bashkinë e Shkodrës, ndërsa përkrah tij janë edhe 11 veta të tjerë, kleri, myslimanë, katolikë, figura të ndryshme të historisë shqiptare. Në periudhën e komunizmit retushohen të gjitha fotografitë dhe mbetet vetëm Enveri në Ballkon. Ndërsa, dhjetë të tjerë u retushuan sepse nuk përkonin me politikën e sistemit, prandaj donin që Enveri të ishte i vetëm në Ballkon.

Kjo është një fotografi shumë domethënëse edhe e rëndësishme për historiografinë shqiptare, sepse që asokohe ka filluar retrushimi, transformimi. Në Shkodër historia e kësaj fotografie njihet. Enveri në atë periudhë, ishte një ndër folësit më pak të rëndësishëm, ishte studentë. Ndërkohë, që aty ishin të gjithë njerëz të njohur. Përkrahë kësaj fotografie në ekspozitë kam fotografi të rëndësishme të historisë, së Hitlerit me persona të tjerë, që kanë bërë të njëjtën gjë, duke retrushuar. Janë ekspozuar fotografi të Leninit, të kinezëve, të amerikanëve, kanadezëve etj., jo vetëm të vendeve komuniste, por edhe të atyre kapitaliste.

Është edhe një fotografi e kopertinës së Adobe Photoshop, është një libër i vitin 1918, që mund ta blesh edhe të retushosh edhe sot. Pasi ende edhe sot gjërat nuk kanë ndryshuar, për arsye të ndryshme retushohen fotot, e materiale të tjera. Për arsye të ndryshme, jo vetëm për historinë. Ne e shkruajmë historinë në një mënyrë. Nëse lexojmë librat e akademikëve shqiptarë, janë shumë ndryshe nga ato të akademikëve malazezë. Ata që për ne janë heronj, për ata janë armiq dhe e anasjellta. Kjo më interesonte shumë. Është pjesë e ekspozitës, që të kemi kujdes nga leximi subjektiv i historisë, sepse kjo na ndan.

A vjen në këtë ekspozitë edhe një mesazh, që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të mos e harrojnë historinë, por të jenë objektiv?

Është një mesazh për të mos harruar, por edhe për të kujtuar më të mirën, në vend që të kujtojmë më të keqen. E mira edhe e keqja bashkëjetojnë, nuk është ose e mira, ose e keqja. Historia shpeshherë e shikon në mënyrë heroike të mirën dhe duke qenë se bashkëjetojnë, unë ftoj njerëzit që ta shikojnë të mirën edhe të keqen, kështu mund të jemi objektiv. Në fakt, nëse e shikon historinë nëpërmjet nesh edhe Malit të Zi, në vitet 1400-1500 kemi gjëra shumë të përbashkëta, sepse njerëzit janë martuar me njëri-tjetrin. Kemi histori jo vetëm kontradiktore, por edhe bashkëpunimi kulturor.

Biografi

Helidon Gjergji (1970) ka lindur në Tiranë. Në vitin 1994 është diplomuar Akademinë e Arteve. Më 1996 vazhdoi sërish studimet në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit. Gjithashtu ka përfunduar masterin për Artet Pamore në Universitetin Northëestern në Çikago, SHBA. Nga viti 2004 jeton dhe punon si pedagog në Nju Jork.

Ka ekspozuar ndër të tjera në edicionin e 52-të të Bienales së Venecias, në Apexart, Nju Jork; në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, në Tiranë (GKA), në Lothringer Dreizehn Kunsthalle, Monako, në Chelsea Art Museum, Nju Jork, në Bienalen e Tiranës, edicioni i parë dhe në të katërtin, në Festivalin e Ideve në Tiranë etj. Është fitues i disa çmimeve.

Një ekspozitë që nuk fajëson, por zgjon ndërgjegjen

Po për aspektin tjetër të ekspozitës, atë të që prek natyrën, çfarë mund të na thuash?

Në këtë drejtim, duke qenë se akoma kemi një kufi, nuk është se lëvizet lehtas, sërish liqeni është i ndarë, nuk shikohet në totalitetin e vet. Herë na hidhet ne faji edhe herë u hidhet atyre faji për ndotjen e tij. Unë gjeta fotografi me shishe plastike, që vijnë nga lumenj të ndryshëm, por që krijojnë situata jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën e liqenit dhe janë rreth 144 specie në proces të zhdukjes, ose që janë zhdukur. Është një numër mjaft i madh, qoftë bimore, qoftë shtazore. Titulli i njërës prej punëve, murale, quhet “Trapa Natans Scutariensis”.

Kjo më kujtonte fëmijërinë, sepse kur laheshim në Shirokë ishte kjo bimë, e cila është e liqenit të Shkodrës dhe mban edhe emrin e saj. Kjo murale, që unë bëra ishte vetëm bima shumë e madhe si murale, pastaj me bojë akrilik, të shkrirë më lëngun e gazozave në shishe plastike krijonte një lloj dhune, sepse dukej si bomba, që hidhej mbi këtë lule kaq të bukur edhe që fillon ta shkatërrojë. Ngjyra e lëngut përkonte me shishen që ishte poshtë . Unë kisha marrë, një shishe nga Amerika, ujë nga Shqipëria dhe një nga Mali i Zi, secila është në gjuhën e vet, sepse nuk është as faji ynë, as i amerikanëve, por është faji i përbashkët se si kujdesemi për planetin.

Pra unë nuk po përpiqesha, që t’i hidhja fajin dikujt, por vetëm për të ndihmuar për zgjimin e ndërgjegjes. Duke kontribuar me aq sa ka mundësi një artist në këtë temë që është kaq e rëndësishme për të gjithë. Pjesë e ekspozitës është edhe një murale tjetër, që bëra me emrat e të gjitha specieve të rrezikuara. Është shumë e thjeshtë me ‘flamaker’, unë shkruaj me shkrim dore emrat në mur, në madhësi edhe në ngjyra të ndryshme. I shkruaj, më pas shkruaj sipër tyre, derisa në qendër kthehet në diçka të zezë. Në këtë pikë nuk arrin të lexosh më dot asgjë. Kur e sheh nga afër duket si një vrimë e zezë, shumë e frikshme, ndërsa kur largohesh duken akoma ngjyrat. Ka edhe shpresë që mund të shpëtojnë. Por rreziku është i madh.

Si u prit ekspozita?

Është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. Ajo që më interesonte, ishte se publiku jo profesional u lodh me ekspozitën në një mënyrë shumë interesante edhe u bë kurioz. Në fund të fundit është një ekspozitë bashkëkohore, por vjen një njeri që edhe pse është punëtor i thjeshtë, teknik dritash, bëhet shumë kurioz edhe fillon edhe bën pyetje duke u përpjekur të kuptojë. Kjo më interesoi shumë, se nuk ishte një rast izoluar, por shumë njerëz, që nuk kishin asnjë lidhje me botën e artit, arritën ta konceptonin. Kishte edhe shumë turistë, që vinin edhe të tërhequr prej kësaj ekspozite dhe bëheshin edhe më shumë kurioz për liqenin e Shkodrës, apo për qytetet rreth liqenit. Kishte nga ata që thonin se tani që pamë ekspozitën do të shkojmë edhe në Shqipëri.

Gjatë këtyre ditëve çfarë ke parë në Shqipëri përsa i përket arteve pamore?

Pata rastin që të shikoj ekspozitën tek “Bazament”, m’u duk shumë interesante jo vetëm ekspozita, por edhe hapësira vet, sepse ishte hera e parë që e shikoja edhe më bëhet qejfi që shikoj një hapësirë tjetër në art, përveçse Harabelit në Tiranë brenda vitit. Pashë edhe ekspozitën shumë domethënëse të Edi Hilës në Galerinë Kombëtare. Këto kam parë në këtë periudhë të shkurtër.

Çfarë projektesh keni në duar?

Gjatë vitit akademik dhe gjatë kohës që jap mësim jam më pak aktivë, përsa i përket ekspozitave të dimensioneve të mëdha, por gjithsesi kam disa projekte në dorë, që jam duke i zhvilluar, për në vende të ndryshme në Evropë. Edhe për në Shqipëri po mendoj për një bashkëpunim me Harabelin, por ndoshta edhe në hapësira të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

‘Faqja e fundit’, rrëfimi ngjethës mes dy kohëve i Gazmend Kapllanit

Publikuar më 19.11.2021
Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (r...

Artemisa Bushi Gjithnjë ndiej një kënaqësi të veçantë kur (rastësisht, ndoshta?) në rendin e punës më përcaktohet një autor shqiptar. Pas pritjes mjaft të mirë nga lexuesi të romanit “I keqi i vetes”, të Gazmend Kapllanit, tanimë botimeve të shumta të Albas-it i shtohet edhe një roman tjetër i tij: “Faqja e fundit”.  Sërish (ashtu […]

Lexo më shumë

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Publikuar më 18.11.2021
Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë n...

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Publikuar më 03.02.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basho...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë