×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog,do të nisem në Uashington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Hoti tha se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog dhe pohoi se është i gatshëm të shkojë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, në ftesën më të parë që do të ketë. Ai tha se për këtë takim janë parashikuar objektiva dhe se nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, por çështje që lidhen me njohjen reciproke.

Fevziu: Nëse zoti Grenell ose Shtëpia e Bardhë ju fton sërish për një takim, do të shkoni?

Hoti: Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër.

Fevziu: Pra një spostim derisa të qartësohet situata dhe akuzat ndaj presidentit në Kosovë?

Hoti: Jo, u spostua deri sa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që përfaqëson Kosovën.

Fevziu: Si e kuptoni këtë konsolidim? Nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, por njëkohësisht nuk mund të shkojë në takim nisur nga akuza, si do ndërtohet delegacioni?

Hoti: Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat.

Fevziu: Me këto mekanizma që keni ndërtuar që janë funksionale, do të niseni në Uashington në ftesën më të parë?

Hoti: Po, sigurisht.

Fevziu: Edhe në mungesë të presidentit?

Hoti: Për procesin e dialogut kushtetua është e qartë, që e përfaqëson kryeministri.

Fevziu: Është një dialog shumë i diskutuar. A keni dijeni nëse në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për demarkim apo korrigjim kufiri?

Hoti: Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke./Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar më 06.08.2020
16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar...

16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë numri total i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9 688. Në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo […]

Lexo më shumë

Bilanc tragjik/ 15 të vdekur dhe 218 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Bilanc tragjik/ 15 të vdekur dhe 218 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Publikuar më 05.08.2020
15 persona kanë humbur jetën dhe 218 të tjerë janë infektuar...

15 persona kanë humbur jetën dhe 218 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Sipas institucioneve shëndetësore, IKSHPK-së dhe MSH-së, të mërkurën janë marrë mostrat e 461 persona. Ndërsa 156 persona janë shëruar raportojnë mediat kosovare. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 […]

Lexo më shumë

13 të vdekur dhe 225 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

13 të vdekur dhe 225 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Publikuar më 04.08.2020
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezul...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezultuar pozitivë 225 persona derisa 13 persona kanë vdekur. 201 persona janë shëruar nga virusi. Tutje IKSHPK-ja njofton se janë marrë mostrat e 477 personave, ku 225 prej tyre rezultuan pozitivë. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 […]

Lexo më shumë

“Merr kot” moti në Itali/ Qytetarët zgjohen me “dimër” në mes të verës, mbi 20 cm borë

“Merr kot” moti në Itali/ Qytetarët zgjohen me “dimër” në mes të verës, mbi 20 cm borë

Publikuar më 04.08.2020
Në veri të Italisë, reshje dëbore me trashësi mbi 20 centime...

Në veri të Italisë, reshje dëbore me trashësi mbi 20 centimetra kanë mbuluar rajonin që ndodhet në kufi me Zvicrën në një lartësi mbidetare 2 mijë e 757 metra. Pra, në Stelvio reshjet e borës ishin të dendura, duke arritur deri në trashësinë mbi 20 centimetra. Mediat e huaja kanë raportuar disa foto ku shihet […]

Lexo më shumë

7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Publikuar më 03.08.2020
7 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fu...

7 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 250 raste të reja. IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 454 testime të kryera, 250 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë. Numri total i rasteve në Kosovë ka arritur në 9 049, ndërsa […]

Lexo më shumë

Greqia inauguron muzeun e parë nënujor (FOTO)

Greqia inauguron muzeun e parë nënujor (FOTO)

Publikuar më 03.08.2020
Greqia ka inauguruar muzeun e parë nënujor me mbetjet e një ...

Greqia ka inauguruar muzeun e parë nënujor me mbetjet e një anije të lashtë që është fundosur në shekullin e V para Krishtit. Anija mbante 3.000-4.000 amfora, objekte që asokohe transportonin verë. Muzeu, që ndodhet afër ishullit të Peristeras do të qëndrojë i hapur për entuziastët e eksplorimit nënujor deri në datë 3 tetor, ndërsa […]

Lexo më shumë

Greqia ndryshon vendim, lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës

Greqia ndryshon vendim, lejon fluturime me Shqipërinë nga aeroporti i Athinës

Publikuar më 02.08.2020
Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e di...

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Sipas direktivës së re të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve fqinje do të operohen vetëm në Aeroportin “Eleftheros Venizellos” të Athinës duke përjashtuar aeroportet e tjera. Një ditë më parë […]

Lexo më shumë

Pas 2 javësh beteje me koronavirusin, humb jetën në spital gazetari shqiptar

Pas 2 javësh beteje me koronavirusin, humb jetën në spital gazetari shqiptar

Publikuar më 02.08.2020
Pas një beteje dyjavore me COVID-19, sot në Qendrën Klinike ...

Pas një beteje dyjavore me COVID-19, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës ka ndërruar jetë gazetari dhe shkrimtari Musli Berisha. Musli Berisha  e nisi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1984 -1987 në Radio Ferizaj, për ta vazhduar atë menjëherë pas çlirimit të Kosovës sërish në Radio Ferizaj 1999-2001. Berisha për shumë […]

Lexo më shumë