Horoskopi, 24 maj 2019

Dashi 21/3 – 20/4

Veproni me kujdes ndaj detyrave tuaja në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë mundësi për një njohje të re. Në planin fnanciar do keni luhatje.

Demi 21/4 – 21/5

Sot do të keni mundësi që të kënaqni pritshmëritë tuaja nga partneri. Beqarët duhet të heqin nga mendja idenë e krijimit të një lidhje. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.

Binjakët 22/5 – 21/6

Do të përftoni nga ndjesia e çuditshme për t’i thënë gjithçka mendoni personit të dashur. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që duan. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Partneri do të përpiqet që të nënvlerësojë aftësitë tuaja, mundohuni që të zbuloni synimet e tij të vërteta. Beqarët duhet të bëjnë për vete personin që duan. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur.

Luani 23/7 – 21/8

Bëhuni më të dobishëm për personin e zemrës. Beqarët do kenë shumë takime të mbushura me emocione. Buxheti do dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do të jeni shumë të zënë me problemet që keni dhe do të lini pas dore personin e zemrës. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme. Financat do jenë të mira.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të keni një qëndrim konstruktiv ndaj partnerit, por dhe me plot pretendime ndaj atyre që shfrytë- zojnë punën tuaj. Beqarët duhet të ndryshojnë statusin e tyre. Në planin fnanciar do jeni me fat.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim me partnerin. Beqarët do të krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Duhet të gjeni mundësinë për pak pushime me personin tuaj të zemrës. Beqarët nuk do mendohen shumë, por do i pranojnë fesat që do ju bëhen. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Ka të ngjarë që të keqkuptoheni me partnerin dhe kjo të çojë në prishjen e marrëdhënies suaj. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Financat janë të mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot do të dyshoni rreth sinqeritetit të personit tuaj të dashur. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie. Në planin fnanciar nuk duhet të rrezikoni.

Peshqit 20/2 – 20/3

Një keqkuptim do prishë harmoninë e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do kenë shumë punë dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet