×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Histeri publike kundër Bashës!

Alban Daci

Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit. Ka tre ditë më komente nga ana edhe të atyre qytetarëve të gjërë, se Basha po bën politikë me viktimat. Kjo është çmenduria me e madhe që mund të dëgjosh në një vend që është i pushtuar nga çmenduria e pushtetit!

Pyetjet e natyrshme që duhet të bëjmë janë si: Basha po bën politikë me viktimat? A po bën politikë Basha me viktimat? Kush po bën politikë me viktimat? Së pari, duhet të kuptojmë se shumë krerë në Botë janë bërë viktima të kësaj situate të jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid-19. Kjo është një provë e madhe për ata që kanë pushtetin dhe nëse nuk e menaxhojnë si duhet, atëherë ata janë të dështuar e për pasojë kanë të garantuar humbjen e pushtetit. Në rast krizash e luftërash, shifrat manipulohen e përdoren për interesa pushteti. Kjo është e njohur botërisht. Basha nuk bëri asnjë lloj politike me “vdekurit”, ai në emisionin “Opinion” bëri denoncimin e një liste, sipas të cilit vinin nga morgu i Tiranës dhe se nuk korrespondonin me shifrat e publikuar nga institucionet e për pasojë nga pushteti. D

eri më sot nuk kemi asnjë deklaratë nga drejtuesit e morgut në lidhje me pretendimet e Bashës e po ashtu nuk kemi asnjë nisje të hetimeve nga prokuroria që do të ishte krejt normale. Rama, na njoftoj se do të dilte sot në orën 18 para qytetarëve me një mesazh. Madje e fryu as shumë këtë dalje, sikur të ishte akti i dorëheqjes së tij. Në fakt ky mesazh nuk kishte asnjë të re, por ishte fillim e mbarim një mesazh politik e ndoshta mund të kishte edhe shenja të qarta të një frikesimi të lidershipit të Ramës e të pushtetit të tij. Ndryshe nga herët e tjera, Rama këtë herë nuk pati kurajë të tallej me Bashën siç ka bërë kohët e fundit dhe kjo dëshmon qartë faktin, se Basha tashmë për Ramën është një kundërshtar i fortë.

Rama me gjysmë zëri tentoj t’i bëj thirrje prokurorisë për të bërë hetime, por pa mbaruar fjalinë tradhtoj sinqeritetin e tij duke thënë se prokurorët nuk janë të marrë. Nga kjo histori i vetmi person që kërkon të bëj politikë me covid-19 dhe ndoshta edhe më të vdekurit duke përdorur shifra është Rama, që nga kjo krizë shëndetësore rrezikon të dal i humbur duke humbur edhe besimin e qytetarëve. Po aq histerike ishte edhe deklarata e mjekëve që nëse do të ishin mjekët e Hitlerit në procesin e me vonshëm të Nurembergut, ndoshta do të deklaronin se ishte të detyruar nga pushteti të bënin një reagim të tillë.

Çdo lider në botë ka pranuar edhe gabimet e tij në administrimin e situatës covid-19, vetëm Rama që nga fillimi i kësaj pandemia nuk ka një moment reflektimi apo mbajtje përgjegjësie. Cilësia e një lideri është të marr edhe përgjegjësitë e dështimit dhe jo vetëm meritat e suksesit. Histeria publike kudo, në media, në mjediset spitalore e deri tek militantët e sëmurë të pushtetit, dëshmon qartë se nëe po jetojmë në një diktaturë dhe se polarizimi i shoqërisë është pasojë e saj.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe se si mund të merren me Bashën, që nuk ka asnjë përgjegjesi për asnjë viktimë, sepse është në Opozitë dhe detyra e tij është të denoncoj rastet e keqqeverisjes e të mos merren aspak me pushtetin dhe me pasoja e administrimit që ai po i bën pandemisë. Kjo është një provë tjetër që në jetojmë tashmë në një diktaturë të mirëfilltë moderne, sepse asnjë mendim apo e vërtetë tjetër e ndryshme nga pushteti, nuk pranohet si e tillë, por trajtohet si një kërcënim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Publikuar më 26.11.2020
Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut ...

Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Në kohën e […]

Lexo më shumë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Publikuar më 23.11.2020
Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku...

Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjeksisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Publikuar më 20.11.2020
Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka...

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillën që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu. Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin […]

Lexo më shumë

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Publikuar më 19.11.2020
Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Populli...

Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes […]

Lexo më shumë

Kadia dhe sistemi!

Kadia dhe sistemi!

Publikuar më 15.11.2020
Alban Daci Ka ditë që merren njerëzit me Besart Kadin. A thu...

Alban Daci Ka ditë që merren njerëzit me Besart Kadin. A thua u largua një gjeni dhe vendi nuk ka shpresë! U largua dikush që kishte nevojë për një rrogë. Kaq larg shkon vizioni! Po i japim aq shumë vëmendje sa po e rrisim “piazze-n” e tij, ndoshta përtej dimensionit të merituar. Janë disa mediume […]

Lexo më shumë

Boll më, koha për ta bërë, “faleminderit” Edi Ramës…

Boll më, koha për ta bërë, “faleminderit” Edi Ramës…

Publikuar më 14.11.2020
Pirro Naçi Dje në mbrëmje kisha veçuar nga libri i Mehdi Fra...

Pirro Naçi Dje në mbrëmje kisha veçuar nga libri i Mehdi Frashërit disa mendime të shkruara për  Sarandën shumë dekada më parë. Thashë t’i vendosja edhe një titull, por e lashë për të shtunën, sot në mëngjes. Doja ta ndaja me miqtë, qytetarët  dhe  dashamirësit e Sarandës. Por më kishte befasuar Edi Rama me një […]

Lexo më shumë

Jeta e barinjve dhe e deleve të Perëndisë

Jeta e barinjve dhe e deleve të Perëndisë

Publikuar më 14.11.2020
Arben Rrozhani Hirësia e tij Janullatos u mor me urgjencë pë...

Arben Rrozhani Hirësia e tij Janullatos u mor me urgjencë për t’u shtruar në një klinikë të specializuar në Greqi. Imzot George Frendo u transportua me urgjencë me një avion sanitar brenda një kapsule për në Bari të Italisë. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, u nis me urgjencë për në një klinikë të specializuar në […]

Lexo më shumë

Idealizmi dhe pseudo idealistët!

Idealizmi dhe pseudo idealistët!

Publikuar më 11.11.2020
Alban Daci Çdo vend ka nevojë për idealistë, por jo çdo kush...

Alban Daci Çdo vend ka nevojë për idealistë, por jo çdo kush mund të jetë idealist! Për të qenë idealist, para se gjithash duhet të kesh ide, të cilat vijnë si pasojë e formimit personal, trashëgimisë familjare e po ashtu edhe ecurisë në jetë. Shqipëria ka dhe do të ketë nevojë për idealistë. Lind natyrshëm […]

Lexo më shumë