×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Heqja e taksës/ Daniel Serwer flet për “Shekulli”-n: Pezullimi i taksës i drejtë, çelësin e ka në dorë Serbia

Vendimi i sotëm i Albin Kurtit për të pezulluar pjesërisht tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka sjellë reagime të shumta.

Gazeta “Shekulli” ka kontaktuar me studiuesin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Në reagimin e tij, Prof. Serwer, thekson se, pas vendimit të Albin Kurtit për të hequr taksën, çelësi është në dorën e Serbisë.

“Në bazë të opinionit tim, pezullimi i tarifave ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, bëhet si një kusht për Serbinë, në mënyrë që të pezullojë fushatën e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo mua më duket e drejtë. Çelësi se çfarë do të ndodhi më pas është në Beograd”, vë në dukje Prof. Serwer.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e quajti “mashtrues” kryeministrin Kurti, i cili sipas rij “u dorëzua para Serbisë”. Në një postim në rrjetin facebook, ai shkroi se “ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, shkroi ai.

“Asgjë e re nga Albini”, shkroi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar. Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët. E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, shkroi zoti Veseli.

Vendimi i kryeministrit Kurti, pasoi një periudhë trysnie për heqjen e tarifave që u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e ish kryeministrit Haradinaj, për t’ju kundërvënë fushatës serbë kundër shtetësisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara shtuan trysninë ndaj zotit Kurti që nga themelimi i qeverisë së tij më 6 shkurt për heqjen e tarifave, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Hoti: Çdo shtyrje për heqjen e tarifës rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria duhet të heqë tarifën 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës dhe të rinisë dialogun me Serbinë.

Sipas tij, përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë proces ka ndryshuar dinamikën e negociimit.

‘Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Në deklaratën e tij, Hoti ka thënë edhe se asnjë masë e njëanshme e Kosovës nuk mund të avancojë pozitën e këtij shteti, nëse e njëjta nuk përkrahet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hoti mes tjerash ka përmendur edhe se qëndrimet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell për sovranitetin e Kosovës, janë garanci për pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë.

Koço Kokëdhima: Heqja e taksës, gjesti i duhur diplomatik

Në lidhje me vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar edhe Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, në Tiranë, Koço Kokëdhima. Z. Kokëdhima thekson se: “Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Kosova të heqë nga 15 marsi taksën ndaj lëndëve të para nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke e kushtëzuar me zotimin e Serbisë që të ndërpresë fushatën për çnjohjen e Kosovës së pavarur dhe të heqë barrierat ndaj saj, është një gjest i duhur diplomatik dhe vullnetmirë që nuk duhet të merret si shenjë dobësie. Tani presioni ndërkombëtar rritet mbi Beogradin dhe nëse ai nuk reflekton, Kosova ka të drejtën legjitime që të vendosë masën e reciprocitetit gradual dhe më pas të rikthejë edhe tarifat”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.

Por, këtë qëndrim nuk e pati përkrahur ambasadori Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, ishte shprehur Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, kishte shtuar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

Publikuar më 13.07.2020
Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objek...

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorezuar aktakuzë ndaj tij. Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij. “I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve. […]

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh/ Vuçiç njofton Rusinë për zhvillimet e fundit me Kosovën

Çfarë po ndodh/ Vuçiç njofton Rusinë për zhvillimet e fundit me Kosovën

Publikuar më 13.07.2020
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ambasadorin ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Harchenko, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kabineti i Vuçiç. Siç transmeton Shërbimi i Ballkant i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç e ka bërë këtë një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiç dhe kryeministrit […]

Lexo më shumë

Thaçi në Hagë, Kurti kërkon llogari: Presidenti mori karrigen me vete para Prokurorisë Speciale në Hagë

Thaçi në Hagë, Kurti kërkon llogari: Presidenti mori karrigen me vete para Prokurorisë Speciale në Hagë

Publikuar më 13.07.2020
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dënuar vend...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dënuar vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për të mos thënë dorëheqjen para paraqitjes në Hagë, ku akuzohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Këtë deklaratë, Kurti e bëri në një  video ku gjithashtu shprehur kritika ndaj qeverisë “Hoti” për menaxhimin që i ka bërë pandemisë. “Kosova sot është […]

Lexo më shumë

Njeriu që shkatërroi Sllobodan Millosheviç/ Kush është personi që do shpëtojë Hashim Thaçin nga dënimi në Hagë!

Njeriu që shkatërroi Sllobodan Millosheviç/ Kush është personi që do shpëtojë Hashim Thaçin nga dënimi në Hagë!

Publikuar më 12.07.2020
Shtëpia e tij e familjes ishte në Catford, Britania e Madhe ...

Shtëpia e tij e familjes ishte në Catford, Britania e Madhe dhe ndoqi Kolegjin St Dunstan, Catford, dhe më pas Keble College, Oxford. Ai u bë avokat në vitin 1971 dhe u emërua Këshilltar i Mbretëreshës në vitin 1990. Që nga viti 1984, ai ka qenë gjyqtar me kohë të pjesshme në Old Bailey. Geoffrey […]

Lexo më shumë

Thaçi niset në Hagë nga Rinasi, do merret në pyetje për akuzat! Ja kush është avokati i tij

Thaçi niset në Hagë nga Rinasi, do merret në pyetje për akuzat! Ja kush është avokati i tij

Publikuar më 12.07.2020
Presidenti Hashim Thaçi do të bëhet zyrtari i parë i lartë q...

Presidenti Hashim Thaçi do të bëhet zyrtari i parë i lartë që do të intervistohet nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi do të niset nesër drejt Hagës, për t’u paraqitur para prokurorit të Speciales, lidhur me dyshimet për krime lufte. Ndryshe nga Ramush Haradinajt, që kishte refuzuar të merrej në pyetje duke qenë kryeministër […]

Lexo më shumë

Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Publikuar më 12.07.2020
Maqedonia e Veriut vijon të shënojnë një numër të lartë të t...

Maqedonia e Veriut vijon të shënojnë një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Përditësimi i fundit i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendase bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 136 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve llogaritet 8 111. Shpërndarja gjeografike sipas […]

Lexo më shumë

(Video) Pasi ofendoi shqiptarët, publikohet përgjimi ‘bombë’ ndaj Zoran Zaev: 6 milion euro ia vlejnë, po hyj unë në këtë punë

(Video) Pasi ofendoi shqiptarët, publikohet përgjimi ‘bombë’ ndaj Zoran Zaev: 6 milion euro ia vlejnë, po hyj unë në këtë punë

Publikuar më 12.07.2020
Një tjetër incizim është publikuar për ish-kryeministrin e M...

Një tjetër incizim është publikuar për ish-kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cilësuar kësaj radhe si “bomba nukleare”. Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i Zaev. Regjistrimi u shfaq në kanalin “Zoki Reketuesi”. Nga biseda mund të kuptohet qartë se Zoran Zaev hyn në skemën reketuese […]

Lexo më shumë

Kosova nuk do mbyllet/ Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Kosova nuk do mbyllet/ Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Publikuar më 12.07.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshil...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e msave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti. Në konferencën […]

Lexo më shumë