×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

HEC-et në Valbonë, firmat ndërtuese u kërkojnë 20 milionë lekë paditësve

Nga Bleona Metushi

Gjykata Administraive e Tiranës zhvilloi dje seancën e parë gjyqësore për padinë e ngritur nga dy kompanitë që do të ndërtojnë HEC-et në Valbonë, ndaj aktivistëve. “Gener 2” dhe “Dragobia SHPK” i kanë paditur për prishje të imazhit dhe kërkojnë dëmshpërblim nga amerikania Catherin Bohne dhe Shoqata “Toka”

Gjykata Civile e Tiranës ditën e djeshme zhvilloi seancën e parë gjyqësore në ngarkim Shoqatës “Toka” dhe amerikanes Catherin Bohne, pasi janë paditur nga dy kompanitë që do të ndërtojnë HEC-et në Valbonë. Dy kompanitë, “Gener 2” dhe “Dragobia SHPK” kanë ngritur padi për dëmtim imazhi, pasi në daljet e tyre publike, Bohne dhe përfaqësues të shoqatës, sipas kompanive, kanë thënë gjëra të pavërteta dhe kanë dëmtuar imazhin e tyre publik. Dje ishte seanca paraprake, ku përfaqësuesja ligjore e kompanive “Gener 2” sh.p.k, që ka fituar koncensionin për dy hidrocentrale në Valbonë dhe “Dragobia Energy” sh.p.k që zbaton ndërtimin e tyre paraqiti në seancën përgatitore arsyetimet e paditësve për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Gjithashtu, avokatja në seancën e djeshme ngriti pikëpyetje të interesave vetjake dhe jo mjedisore të aktivistes Bohne për fushatën dhe aktivitetin e saj në mbrojtje të Valbonës. Por këto pretendime, amerikania Bohne, në një intervistë për gazetën “Shekulli” i hedh poshtë, duke thënë se këto pretendime dhe deklarime të avokates, nuk kishin lidhje me akuzën e ngritur dhe vërtetimin e saj. Më tej, avokatja e “Gener 2” u shpreh dje se kompania po vepronte me një standard të lartë mjedisor dhe se kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet kompetente shqiptare, duke i quajtur organet shtetërore si të vetmet që mund të mbanin përgjegjëse kompanitë.

Sipas avokates, përmes deklaratave në media dhe te banorët e zonës, Shoqata “Toka” dhe Bohne kanë dëmtuar reputacionin e kompanisë në vend dhe ndërkombëtarisht pasi janë shprehur për prishje të kanaleve vaditëse, mungesë të ujit në zonë dhe kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve të “Gener 2”. Paditësit kanë paraqitur si prova në kërkesë padinë e tyre, një listë të noterizuar lajmesh të publikuara nga mediat në vend dhe një grup kronikash dhe emisionesh televizive që variojnë nga deklaratat e aktivistes Bohne deri te mendimet kundër të aktivistëve të tjerë të përfshirë në kauzë si këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, aktivistët Ervin Goci dhe mjedisori Lavdosh Ferruni, kundërshtimi në gjykatë nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, si dhe te seancat parlamentare të deputetit Besnik Baraj apo intervistave të deputetit Eduard Shalsi. Për këtë dëmtim të imazhit, kompanitë kanë kërkuar 20 milionë lekë nga të paditurit, si dëmshpërblim.

Për këtë shumë, Bohne, por edhe Shoqata Toka janë shprehur se është absurde dhe një shumë e tillë nuk mund të paguhet nga njerëz që më së shumti, jetojnë me ndihmë ekonomike. “Kërkesa e një dëmshpërblimi prej 200 milionë lekësh të vjetra duket krejtësisht qesharake. Në një vend ku papunësia dhe varfëria janë në përmasa alarmante, një kompani private me xhiro vjetore prej miliona lekësh, ka arrogancën të padisë me shifra marramendëse banorët e thjeshtë sepse po ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin ku kanë zgjedhur të kalojnë jetën. Që banorët t´i paguajnë kompanisë këtë lloj shume, do i duhej të shisnin shtëpitë e tyre e çdo gjë që kanë e të iknin prej aty.

Ndoshta në këtë mënyrë, kompania do realizonte ëndrrën apokaliptike e të pasurit një vend fantazmë e të shkretë ku shfrytëzimi të kishte dorë të lirë.”-janë shprehur përfaqësues të shoqatës. Të gjendur përballë akuzave për prishje të imazhit, avokati i amerikanes i tha gjykatës që kjo çështje duhet të mbyllet dhe se pala paditëse nuk ka paraqitur asnjë argument apo provë të dëmit konkret të shkaktuar.

Gjithashtu, të paditurit në këtë proces, e konsiderojnë këtë akuzë si një tentativë për të bllokuar fjalën e lirë. Seanca e djeshme drejtohej nga gjykatësja Eneida Civici, kjo e fundit i kërkoi palës paditëse të caktoheshin dy ekspertë të fushës për të vlerësuar dëmin real të shkaktuar kompanive, nga të pretenduarat shpifje, të amerikanes dhe Shoqatës, por avokatja e Gener 2, nuk e pranoi një gjë të tillë, duke shtuar se dëmi që ishte shkaktuar është prishje e imazhit dhe se ata kërkonin dëmshpërblim për prishje të reputacionit.

Pas kësaj, pala e akuzuar kërkoi që të bëhet një ndarje e çështjes për dy kompanitë, për “Gener 2” të vazhdohej veç dhe për “Dragobia SHPK” të vazhdohej veç, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e cila e konsideroi si të pambështetur në baza ligjore. Pas përfundimit të relatimit të të dyja palëve, të cilat shfaqën pretendimet e tyre, gjykata e shtyu seancën e radhës për në datën 31 maj. Për përfaqësuesit e shoqatës “Toka”, ky proces ka në dorë të vendosë standardet e lirisë, duke u shprehur se të kesh një opinion ndryshe, nuk do të thotë se je duke i prishur imazhin askujt.

Protestat

Planet e qeverisë shqiptare gjatë dekadës së fundit për të përdorur rezervat hidroenergjetike të vendit përmes ndërtimit të HEC-eve parashikuan ndërtimin e 14 HEC-eve në zonën e mbrojtur të Valbonës. Në këto kushte, banorët e Valbonës, mbështetur nga aktivistët mjedisorë kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve në zonë me argumentimin se u është shkelur e drejta e konsultimit, si dhe duke i cilësuar projektet hidroenergjetike si shkatërrimtare për mjedisin dhe turizmin në zonë. Në nëntor 2017, padia e banorëve për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve në Zemrën Blu të Alpeve shqiptare u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës, megjithatë ata u shprehën se nuk do të

dorëzohen në përpjekjen e tyre për të mbrojtur Valbonën. Në fund të janarit 2018, shoqata “Toka”, paraqiti në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë padi ndaj Këshillit Kombëtar të Territorit për të shfuqizuar vendimin e KKT për lejen e ndërtimit të HEC Dragobia.

 

Amerikania Catherin Bohne: Akuza është absurde, shuma e kërkuar është çmenduri

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Catherin Bohne ka folur në lidhje me padinë e ngritur nga dy kompanitë që kanë marrë koncensionet për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë. Duke e konsideruar si çmenduri shumën e kërkuar nga “Gener 2” dhe “Dragobia SHPK”, Bohne thotë se të shprehësh mendimin tënd, nuk mund të quhet shpifje apo dëmtim imazhi.

Zonja Catherin, çfarë ndodhi sot?

Siç e dini kjo është seanca e parë e një procesi gjyqësor të nisur për shkak të një padie të ngritur nga dy kompanitë që po ndërtojnë HEC-et në Valbonë, nga “Gener 2” dhe “Dragobia SHPK”, për dëmtim të imazhit. Padia është ngritur për mua personalisht dhe Shoqatën “Toka”. Sipas tyre, shkak për dëmtimin e imazhit është bërë fakti që ne kemi folur në media. Për mua e gjithë kjo është pak çudi, sepse nga një anë kjo çështje është e lidhur edhe me lirinë e shprehjes, nëse unë kam një opinion në lidhje me diçka, atëherë kam lirinë për ta shprehur atë. Nga ana tjetër, kompanitë më kanë paditur për dëmtim, por ata duhet të vërtetojnë se çfarë dëmi iu është shkaktuar. Sot ishte vetëm seanca e parë dhe nuk është se ata paraqitën ndonjë provë, por vetëm pretendimet e tyre. Unë nuk di se çfarë të them në lidhje me këtë padi që më duket më shumë e çuditshme, ata duhet të vërtetojnë nëse është krijuar dëmtim apo jo.

Cilat ishin pretendimet e tyre?

Ata kanë avokaten e tyre përfaqësuese, e cila ka folur shumë sot gjatë gjithë seancës dhe tha shumë gjëra. Uunë do ti konsideroja ato argumente si pa lidhje për të mbrojtur akuzën e ngritur, pasi nuk kanë lidhje me temën, ato nuk vërtetonin nëse ishte dëmtim apo jo. E them sërish, nga ana ime, e gjithë kjo është absurde pasi ne jemi njerëz të thjesht që merremi me projekte, por nuk kemi shumë lekë, ne nuk kemi lekë në bankë. Unë personalisht kam vetëm një shtëpi në fshat në Tropojë, nga ana tjetër aty u fut një kompani gjigande me pasuri pa fund dhe tashmë na paditë. Një argument tjetër që dua të jap në lidhje me këtë, është se ne banorët e zonës e kemi parë se çfarë po ndodh në atë zonë, shkatërrimi i lumenjve është i tmerrshëm dhe ne ende nuk kemi parë asnjë plan rehabilitimi, asgjë! Një tjetër shkelje është se nuk ka pasur konsultim publik, edhe ai që u paraqit, ishte i falsifikuar dhe për këtë ne kemi hapur edhe një kallëzim penal në Gjykatën e Tropojës.

Si ndodhi kjo?

Kryeplaku i fshatit në vitin 2014 ka firmosur një dokument me firmën e 20 qytetarëve për konsultimin publik, por këto firma pavarësisht se janë firmosur nga kryeplaku si të rregullta, janë të falsifikuara, pasi dy prej personave që kanë rezultuar se kanë firmosur kanë ndërruar jetë prej kohësh dhe kurrsesi nuk mund të kenë firmosur. Para dy javësh, banorët e Dragobisë janë revoltuar për të hequr kryeplakun e zonës, pasi nuk është zgjedhur nga populli, por është vendosur nga Bashkia. Banorët i shkuan kryeplakut të zonës dhe i kanë thënë se nuk e donin si përfaqësues të tyrin, pasi ata nuk e donin hidrocentralin, ndërsa ai ka bërë veprim që nuk përfaqësojnë banorët.

Si e konsideroni “luftën” kundër ndërtimit të hidrocentraleve?

Në banorët luftojmë për arsye të shkatërrimit, për arsye se ka efekt në njerëzit. Banorët janë kundër, shoqata “Toka” është kundër, unë jam kundër. Banorët kanë të drejtë, “Toka” ka të drejtë dhe unë kam të drejtë për të folur për eksperiencën tonë, për realitetin tonë, për zgjidhjet që ne kemi për komunitetin tonë, për zhvillimet që do të bëjmë ne për komunitetin tonë dhe nëse do të na duhet të paguajmë një gjobë për opinionin tonë, kjo është çmenduri. Ne në Tropojë jemi pothuajse 79% pa punë, më shumë njerëz janë me asistencë publike, domethënë 4 mijë lekë në muaj, si mund të paguaj një njeri me këto të ardhura, 20 milionë lekë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqi/ Arrestohet shqiptari, anëtar i një organizate të trafikut të drogës, i bëri “pritë” policia në hyrje të shtëpisë

Greqi/ Arrestohet shqiptari, anëtar i një organizate të trafikut të drogës, i bëri “pritë” policia në hyrje të shtëpisë

Publikuar më 20.09.2020
Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është  dënua...

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është  dënuar me 12 vite burg si anëtar i një organizate të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike në Greqi. Autori i krimit u dënua me 12 vjet burg si anëtar i një organizate të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri […]

Lexo më shumë

Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër/ Zbulohet dëshmia e të riut: Jam penduar! Duhet ta kisha duruar,

Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër/ Zbulohet dëshmia e të riut: Jam penduar! Duhet ta kisha duruar,

Publikuar më 20.09.2020
Në pranga përfundoi Arbër Kote, i cili ka thënë në polici se...

Në pranga përfundoi Arbër Kote, i cili ka thënë në polici se i kishte kërkuar viktimës të lironte rrugën sepse kishte parkuar keq. “I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa […]

Lexo më shumë

Plagosja në Unazën e Re/ Policia: Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Plagosja në Unazën e Re/ Policia: Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Publikuar më 20.09.2020
Policia ka identifikuar tashmë autorin e plagosjes në Astir ...

Policia ka identifikuar tashmë autorin e plagosjes në Astir të Spartak Beqarajt. Autori është një 21- vjeçar me inicialet A.M, dhe u largua menjëherë pasi qëlloi me pistoletë në këmbë komshiun e tij. Konfirmohet se Beqaraj dhe 21-vjeçari jetonin në të njëjtin pallat, dhe nuk dihet ende nëse ishin komshinj apo jo. Njoftimi i policisë […]

Lexo më shumë

Ja kush është 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në zonën e “Unazës së Re”

Ja kush është 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në zonën e “Unazës së Re”

Publikuar më 20.09.2020
Mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re është raportuar për...

Mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re është raportuar për një person të plagosur. Sipas Ness24, bëhet fjalë për 45-vjeçarin e identifikuar si Spartak Beqaraj, i cili ka marrë plagë në gishtat e këmbës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi plagosi 45-vjeçarin u largua. […]

Lexo më shumë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 45-vjeçar

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 45-vjeçar

Publikuar më 20.09.2020
Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar këtë të dielë në kr...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar këtë të dielë në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në “Astir” pranë një lokali, ku pas një konflikti të çastit  është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Konflikti mes fqinjësh në Shkodër/ 61-vjeçari përplasi qëllimisht me makinë komshien duke i thyer këmbët

Konflikti mes fqinjësh në Shkodër/ 61-vjeçari përplasi qëllimisht me makinë komshien duke i thyer këmbët

Publikuar më 20.09.2020
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëng...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku Hilë Simoni goditi dhe më pas kaloi nën rrotat e makinës komshien e tij, Katrina Hilën. Sipas uniformave blu Simoni ka goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët. E lënduara është dërguar për ndihmë […]

Lexo më shumë

Shkodër/ 54-vjeçari rreh komshien më pas e vendos nën rrotat e makinës, si nisi sherri mes tyre

Shkodër/ 54-vjeçari rreh komshien më pas e vendos nën rrotat e makinës, si nisi sherri mes tyre

Publikuar më 20.09.2020
Një 50-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi dhunoi komshi...

Një 50-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi dhunoi komshien e tij 54-vjeçaren Katrina Hila dhe e përplasi me makinë. Autori është identifikuar si Hilë Simoni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guri i Zi. Mëngjesin e sotëm, gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj i doli para […]

Lexo më shumë

Shqiptari plagoset me armë zjarri në breg të detit, autorët ishin me motoçikletë

Shqiptari plagoset me armë zjarri në breg të detit, autorët ishin me motoçikletë

Publikuar më 20.09.2020
Momente paniku këtë mëngjes në bregdetin italian, në provinc...

Momente paniku këtë mëngjes në bregdetin italian, në provincën e Torvaianica, si pasojë e një të shtëne me armë zjarri që ndodhi në mes të ditës dhe në mes të turmës. Sipas një rindërtimi fillestar të Karabinierëve, të cilët ndërhynë në vend me sirena të forta, dy burra mbërritën pranë plazhit, në lartësinë e uzinës […]

Lexo më shumë