Hapet spitali COVID 2, operohet pacientja e parë e prekur nga virusi

Spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë është zyrtarisht spitali i dytë që do të trajtojë të prekurit nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka bërë të ditur minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një video të publikuar në “Facebook”. Në këtë spital është bërë ndërhyrja e parë kirurgjikale, e një paciente të prekur nga Covid-19.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë.

Ajo ka shtuar se të gjithë pacientët e tjerë që kanë qenë të shtruar tek “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në spitalin e Elbasanit. Manastirliu ju bëri sërish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zabtojnë me rigorozitet masa e marr nga qeveria, ndërkohë që ekipi mjekësor përkujdeset për të gjithë të prekurit nga koronavirusi në vend.

Kujtojmë se deri më tani në Shqipëri janë 212 persona të prekur nga Covid-19 dhe 76 prej tyre po trajtohen në spitalin Infektiv.

🔴Komunikim me qytetarët për hapjen e spitalit COVID-2 dhe PAKTIN PËR SHËNDETIN🤝

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, March 29, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet