Hajdutët hyjnë në shtëpinë e biznesmenit në Pogradec dhe i marrin kasafortën  

Një grabitje është regjistruar mëngjesin sotëm në fshatin Buçimas të Pogradecit, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Valter Gora, dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet