×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

hA-MER-dhe-IK

Pirro Naçi

 

Gënjeshtra të pafajshme të prindërve tanë pamvarësisht ekzagjerimit  të tyre ne i besonim. Mbaj mend, gjyshët dhe gjyshet që  na thonin  pak  nga këto rena  të sajuara  për të arritur qëllimimin e  tyre; për të na bërë të hanim të gjithë ushqimin e pjatës,  për të justifikuar dhëmbjet kur përgjaknim këmbët ose kur donin të  bënin ‘’filizofofizma’’  apo kozmopolitin . Α e dini si është kuptimi në shqip i fjalës Amerikë? – na thoshnin …Ne  mblidhnim supet dhe menjëherë vinte   përgjigjia  –ha ,mer  dhe ik…!!!  Ato kohë ku  ndoshta akoma besojmë….

Ky meditim më erdhi ndër mend këto ditë  as nga prindërit, apo gjyshërit tanë , por nga diçka tjetër që ka të bëjë me ‘’familjen’’  e  madhe të facebook-ut. Me një ndryshim, këtu pjata që serviret në shumë raste ose është bosh ose është e gatuar keq. Që të dyja  nuk i bëjnë mirë ‘’shëndetit’’.

Ditë më parë më tërhoqi vëmendjen një botim në  këtë rrjet  ku bëhej fjalë se në Gjermani  nxënësit e klasës së katërt të ciklit të ulët mësojnë të vërtetat historike të heronjëve pellazgo-ilir që themeluan Romën. Po nxënësit tanë a i mësojnë këto të vërteta historike???!!!. Koha për të kthyer historinë  e të parëve tanë në shkolla fillore ku formohet  tharmi i inteligjencës patriotike shqiptare…

Ky është shqetësimi i një intelektuali që mban edhe titullin e shkrimtarit e të gazetarit  me shumë friends-sa në faqen e tij që do tja kishin zili jo vetëm  historianët por edhe politikanët.  Instituti i Historisë –vazhon ai, duhet pastruar nga të shiturit dhe të pa aftët. Akademia e shkencave duhet të lëvizë të ndenjurat dhe të merret me historinë e antikitetit pellazgo-ilir… etj,etj. Ndoshta ka edhe të drejtë, nuk dua ta gjykojë mendimin e tij. Më poshtë ai vazhdon, se çfarë thuhet në tekstin e historisë së klasës së katërt të ciklit të ulët në Gjermani:    Një nga pasardhësit mbretërorë të fisit të Eneas, ishte mbreti shqiptar Prokaz, i cili kur vdiq kishte lenë pas dy djem, Numitorin dhe Amuliusin….. Vajza e Numitorit  Rhea Silvia,  u martua fshehurazi me Zotin e Luftës Marsin  dhe   lindi binjakët Remin dhe Romulin… Kur Romuli dhe Remi u rritën ata vendosën të themelonin një qytet. Secili donte që ti vendoste qytetit emrin e tij dhe për këtë ata u grindën me njëri-tjetrin në një dyluftim, ku Romuli vrau Remin dhe e ndërtoi vetë qytetin duke i vendosur emrin e tij Roma

Në qoftë se në gjermani në tekset shkollore shkruajnë çka më lart shumë keq bëjnë. Këto nuk janë të vërteta por një shtrëmbërim apo përkthim i keq i fjalës  ‘’Albanerkonig’’.   Prokaz  është një kolon romak nga qyteti Alba dhe ishte mbreti 12-të i Alba Longës.Në atë kohë teritoret e saj shtriheshin deri në Tiber. Në epokën e hekurit kishte një sërë fshatrash  përgjatë dhe anash jugëperëndimit të liqenit Albano. Në rrethinat e saj ndodhej edhe një qendër kulti e lidhur me hyjneshën Alba që prejardhjen  e emrit vjen  nga latinishtja albusi që do të thotë e bardhë. Alba ishte një qytet mitik i Lidhjes Latine i themeluar nga Ascanio dhe i rrafshuar rreth shekullit të gjashtë para Krishtit nga Romakët nën sundimin e Tullo Ostilio.Historiani antik Dionisi i Halikarnasit besohet se ka shpikur kronologjinë Albane për të mbushur boshllëkun e shekujve midis rënies së Trojës dhe themelimit të Romës Emrat e  mbretërve shpesh bazohen në vendet përreth Romës, të tilla si Tiberinus,Aventinus,Alba,Capetus etj,etj.   Dhe në fund të fundit  edhe sikur të ishin të vërteta këto nuk janë histori por mitologjia e lashtë Romake. Po, mitologjia të mësohet  në shkolla por ajo nuk mund ta ngatërojmë me historinë dhe të nxjerim kënkluzione  të tilla.

Të gjitha këto mund të janë të vërteta të shkruara por jo të vërteta historike. Janë mitologji. Në librin  e Pierre Grimal  DICTIONNAIRE de LA MYTHOLOGIE GRECQUE ET ROMAINE ka  disa pjesë  interesante të mytologjisë që lidhen me Illirët . Flitet për Daunes dhe vllezërit e tij që së bashku me një ushtri ilire pushtuan Italinë e jugut dhe dëboi Ausonët.  Ndanë  teritoret në tri pjesë të cilat u quajtën mbretëria e Daunëve, Messapis dhe Peuquetis, i gjithë vendi u quajt ‘’Vendi i Japigëve’’. Daunes ishte djali i Pilumnus që në mitologji  është një hyjni e lashtë Romake dhe me ‘’lidhje’’ gjaku me heroin tjetër romak Turnus që u vra nga heroi trojan Enea… E plot e plot të tjera…dhe në shumë variante. Ndërsa në mitologjinë Greke po në këtë libër  kemi përshrkrimin për kërkimin e  Europër pas  rrëmbimit  nga Zeusi. E gjithë familja mbretërore  e Tyre që ndodhej në Libanin e sotëm ishin në kërkim të Europës. I vetmi që rezistoi deri në fund për gjetjen  e Europës ishte i vëllai,  Kadmus mbreti Thivës i cili në fund të jetës  duke kërkuar Europën shkoi tek miqtë e vjetër  Enkelejt, dhe aty  me gruan e tij Harmonin  lindën djalin e fundit që i dhanë emrin ILIR dhe atë vend e quajtën ILIRIA.  Këto shkruan mitologjia e lashtë. Po të duan gjermanët le ta  mësojnë mirrë edhe mitologjinë e Europës, Kadmus dhe të Ilirëve. Nuk e kam fjalën për  fëmijtë e klasës së katërt, por të një klase tjetër, atë politike që kanë lënë  albanische Volk  vitet e fundit në të njëjtën klasë…duke nxjerë herë pas herë fytyrën e transformuar të Loki-it ( një Zot i keq i mitologjisë   gjermane). Të kuptohemi, Loki është shfaqur kur ka ardhur koha  për të ‘’kaluar klasën’’ apo  në ‘’provimet e vjeshtës’’, se për të gjitha të tjerat gjermanë kanë treguar ndaj  shqipëtarëve fytyrën e Balder( një zot i mirë  mitologjik i  panteonit gjerman).

Mitologjia është sa e bukur aq edhe interesante që duhet të studjohet dhe të interpretohet drejtë të paktën në arsimin universitar dhe jo në arsimin e ulët shkollor. Formimi i tharmit të inteligjencës shqiptare nuk bëhet  duke ngatëruar   historisë me mitologjinë. Atë le ta bëjnë gjermanët!!!

Historia e Ilirëve dhe popullit Shqiptar është mjaft e pasur dhe nuk ka nevojë për të tilla interpretime. Fakti që Ilirët janë përshkruar edhe në dy mitologjitë  e mëdha botërore atë  Greke  dhe atë Romake flasin shumë. Interpretimet të tilla në rjete të ndryshme  se shqiptarët janë krijuesit e Romës apo të Athinës   do të na bëjë të kërkojmë rrënjët gjeneologjike tek  Kadmusi  në brigjet e Libanit të sotmë ku kishte  mbretërinë  babai i tij,  Mbreti  Agenor,  dhe ndoshta diçka  edhe më largë  duke kërkuar  të jemi pasardhës  edhe krijuesit e Piramidave të Gizës  në  Egjyptin e  lashtë..! Më tutje nuk shkoj  se është Persia,(Irani i sotëm)  e njohur  nga ‘’lidhjet’’ e Teheranit  me Tiranën nga  bëmat e Pasha Sulejmanit… Sështë çudi  me këto ‘’ritme’’ një ditë këngëtarin e mirënjohur italian Al Bano që na ka dhuruar një këngë të bukur  Saranda-Okinawa ta nxjerim ne origjinë nga Santi Cuaranta!!!

Atë pjatën e fëmijërisë që ushqimin e kapërdinin edhe më ndonjë gënjeshtër të ‘’vockël’’   dhe  ‘’filozofizma’’  apo përkthimet  për  ‘’Amerikën’’ le ti sjellin ndër mend herë pas here.  Ta bëjmë deri  sa institucionet   shkencore të fushave përkatëse   të mbarojnë  punë  me problemet e ‘’mëdha’’  dhe po i doli koha të meren edhe me këto, të ‘’voglat’’ dhe të pa ‘’rrëndësishmet’’.

Dhe  dy fjalë për këtë shpikjen e madhe të Zuckerberg i cili na mer shumë orë nga 24-shi  jon. Të gjithë kemi  vënë dorën pak a shumë në këtë pandemonium të mbi-informacionit duke krijuar reagime pozitive apo negative tek friendsat  tanë.  E,  mos ka ardhur koha  ti kushtojmë vëmendje më të madhe asaj që ne nxjerim në dritaren e fb?  Është pothuajse qesharake pasi facebook e ka mbështetur tërë ekzistencën  në një fenomen që ka lindur së bashku me të. Ai ka një pronësi unike që të shkarkon varësi dhe  në thelb plotëson një nevojë për të njohur të gjitha nga të gjithë dhe për të gjithë  pa gjykuar e menduar ato që thonë dhe shkruajnë.

Kujdes ‘’pjatën’’.  Sekreti i jetës dhe i shëndetit është i fshehur tek kjo pjatë dhe tek ajo që konsumojmë.

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Samiti Botëror mbi Shëndetin dhe pasojat e pandemisë mbi qytetarët shqiptarë

Samiti Botëror mbi Shëndetin dhe pasojat e pandemisë mbi qytetarët shqiptarë

Publikuar më 28.10.2020
Riva Goga Diskutimet në nivel të lartë, të kryetarëve të sht...

Riva Goga Diskutimet në nivel të lartë, të kryetarëve të shteteve dhe qeverive mbi kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe politikat ndaj kujdesit shëndetësor në nivel botëror janë mbajtur për herë të parë në Berlin, në vitin 2009, me përfaqësues nga 60 vende. Ato e morën formatin në Samitin e Parë Botëror mbi Shëndetin […]

Lexo më shumë

Një çam në penën e një greku

Një çam në penën e një greku

Publikuar më 26.10.2020
Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino,...

Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino, siç nënshkruante skicat, ishte një figurë e veçantë e periudhës midis dy luftrave botërore. Artisti me origjinë nga Preveza  lindi në ishullin Chios të Greqisë më 1890,  me rrënjë nga Sajadha  ku ishin edhe sarajet e gjyshit, në Lopës. Me skicën e thjeshtë […]

Lexo më shumë

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Publikuar më 25.10.2020
Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politik...

Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politikën që duhet të jetë përballë politikës dhe ky problem ka të bëj më faktin se shumica e konsiderojnë mundësi punësimi e privilegje personale dhe harrojnë se politika mbi është gjitha është arti i qeverisje dhe mekanizmi më i mirë për të garantuar […]

Lexo më shumë

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

Publikuar më 24.10.2020
Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “p...

Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “primaret” e SHQUP-it dhe ata socialistë që do të zhgënjehen nesër nga ato të Rilindjes, po legjitimojnë një proces fals, sepse ato nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhjen e kandidatëve sipas votave të anëtarësisë së partisë. “Zgjidhja’ i sanksionoi primaret brenda partisë në statut, tre […]

Lexo më shumë

Plehrat e Shqipërisë

Plehrat e Shqipërisë

Publikuar më 23.10.2020
Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së b...

Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së bashku, ndërtimin e inceneratorit të Kasharit, që ishte projektuar për të djegur miliona tonë plehra të Italisë të sjella nga ‘Ecomafia’, besuam se e fituam betejën me helmuesit e ajrit, tokës, jetëve dhe të ardhmes së vendit. Gabuam. Elita e vjetër politike nuk hoqi […]

Lexo më shumë

Një histori për Sokol Ballën

Një histori për Sokol Ballën

Publikuar më 22.10.2020
Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë pë...

Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë përgjigjen tuaj për çka shkruante  pedagogu grek. Edhe atë e lexova me shumë interes. Shumë nga ato  që  ai shprehte i dëgjova nga ministri i jashtëm grek  dhe nga kryeministri shqiptar, pas shkrimit të  botuar. Ai ka talentin për të shpjeguar dhe analizuar gjëra […]

Lexo më shumë

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

Publikuar më 22.10.2020
Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mja...

Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por edhe po sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën. Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID. OBSH […]

Lexo më shumë

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

Publikuar më 17.10.2020
Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se...

Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se marrëdhëniet mes shteteve, që nga themelimi, kanë ndjekur në mënyrë rigoroze interesat e tyre, që me kohë janë përcaktuar si “interesa kombëtare”. Qëllimet i politikës së tyre të jashtme gjithmonë kanë qenë subjekt i atyre interesave. Në këtë këndvështrim, sa më shumë rezultate të […]

Lexo më shumë